GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
    • Qatar 2022
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Çfarë po ndodh në Kosovë? Rashiç do takojë përfaqësuesit e SHBA

17:40 - 24/01/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 5 min
A A
Çfarë po ndodh në Kosovë? Rashiç do takojë përfaqësuesit e SHBA
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, konfirmoi se ka marrë ftesë nga Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në një diskutim, më 31 janar, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. “Pres të jetë një takim i mirë”, tha Rashiç për Radion Evropa e Lirë.

Ai u emërua në pozitën e ministrit të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti dhjetorin e kaluar, kur Goran Rakiç, nga radhët e Listës Serbe, dha dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Prishtinës zyrtare për t’i riregjistruar makinat me targa të paligjshme serbe në veri të Kosovës.

Rashiç

Rashiç tha se qëndrim i tij është se marrëveshjet nuk mund të injorohen. Në këtë kontekst, shtoi ai, duhet të analizohen edhe rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të vitit 2015, për harmonizimin e Asociacionit me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Për krijimin e këtij asociacioni është rënë dakord në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet në Bruksel.

Dy vjet më vonë, përkatësisht në vitin 2015, palët janë pajtuar për parimet e Asociacionit, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar më pas se disa prej tyre nuk janë në përputhje me ligjet e Kosovës, megjithëse ka thënë se ato të mund të harmonizohen. Çështja është bërë pengesë për normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Derisa Serbia insiston në formimin e Asociacionit, Kosova refuzon, me arsyetimin se nuk mund të krijojë asociacione njëetnike, që do të binin ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

SHBA dhe BE

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar vazhdimisht që Kosova ta respektojë Marrëveshjen për Asociacionin. I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në muajin dhjetor se, nëse Qeveria e Kosovës nuk gjen mënyrë për formimin e Asociacionit, SHBA-ja do të kërkojë “partnerë alternativë”.

Ai ka thënë se këta partnerë mund të jenë nga shoqëria civile, grupet multietnike apo institutet, përkatësisht subjekte që mund të ofrojnë ide, mbi bazën e të cilave mund të krijohet Asociacioni, pa e shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Partneret

Ai ka thënë se këta partnerë mund të jenë nga shoqëria civile, grupet multietnike apo institutet, përkatësisht subjekte që mund të ofrojnë ide, mbi bazën e të cilave mund të krijohet Asociacioni, pa e shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës më 20 janar, Escobar ka thënë se bisedimet për krijimin e Asociacionit do të nisin deri në fund të këtij muaji, me “njerëz që kanë ide të mira”.

Ambasada amerikane

REL kërkoi konfirmim nga Ambasada amerikane në Prishtinë të raporteve se më 31 janar, diskutimet për Asociacionin do të organizohen nga vetë kjo ambasadë, por nuk mori përgjigje.

REL pyeti edhe Qeverinë e Kosovës nëse kryeministri Albin Kurti është ftuar në këto bisedime dhe nëse po, a do t’i përgjigjet ftesës, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Në të njëjtat pyetje nuk u përgjigj as Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila gëzon mbështetje nga Beogradi zyrtar.

A mund ta bindë Rashiç Kurtin që ta pranojë Asociacionin?

Rashiq tha për REL-in se ai, por edhe të tjerë në Qeverinë e Kosovës po përpiqen që Asociacionin e komunave me shumicë serbe ta vendosin para kryeministrit Kurti si çështje teknike dhe jo politike. Ai nuk dha detaje se cilët janë ata persona të tjerë nga Qeveria e Kosovës që janë të gatshëm të punojnë për formimin e Asocacionit. “Mendoj se kemi humbur shumë kohë duke mos bërë asgjë. Nuk i kemi bashkuar ato dy dokumente [marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015] ose, thënë më mirë, [nuk kemi paraqitur] ndonjë opsion të dytë ose të tretë përmes punës në nivel teknik”, tha Rashiç.

Sipas tij, janë dy elemente të kontestueshme në lidhje me formimin e Asociacionit: emri dhe statusi juridik. “Mendoj se emri nuk është aq i rëndësishëm sa është statusi juridik”, tha Rashiç.

Marreveshja e 2015

Ai shtoi se në pikën e dytë të Marrëveshjes së vitit 2015 shkruan se Asociacioni do të harmonizohet me Kushtetutën e Kosovës. Për këtë arsye, tha Rashiq, nuk sheh ndonjë problem juridiko-teknik rreth formimit të tij. Sipas tij, Qeveria e Kosovës mund të hartojë një dokument, që do t’i përmbushte obligimet e marra me Marrëveshjen e Brukselit për formimin e Asociacionit dhe, në të njëjtën kohë, do të ishte në përputhje me ligjet e Kosovës.

Në pikën e Marrëveshjes së Brukselit, të cilës i referohet Rashiq, thuhet se “në bazë të Marrëveshjes së parë, e cila ia njeh karakterin e veçantë [Asociacionit], Qeveria e Kosovës do të miratojë një rregullore që do të zbatohet drejtpërdrejt dhe do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese”.

GJK e Kosoves

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, edhe pse ka konstatuar se disa pika të marrëveshjes nuk janë në përputhje me ligjet e Kosovës, nuk ka rekomanduar që të mos formohet Asociacioni, por ka deklaruar se ai mund të përshtatet me statut apo ndonjë akt juridik. Ministri Rashiç tha se, aktualisht, nuk ka informacione për planet e SHBA-së rreth hapave të ardhshëm për formimin e Asociacionit, por shtoi se ai gjithmonë ka qenë i hapur për bashkëpunim.

“Nëse ndodh që ka diçka që ofron mekanizma më të fortë, garanci për asociacionet, natyrisht se do ta konsiderojmë dhe do të kontribuojmë në mënyrë të përgjegjshme”, tha Rashiç.

Derek Chollet

Në thirrjen e këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, për të bërë propozime për formimin e Asociacionit, kryeministri Kurti u përgjigj më 12 janar duke thënë se kjo çështje mund të zgjidhet brenda kornizës së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Ai, po ashtu, tha se komunitetet pakicë në Kosovë kanë privilegje të shumta me planin e Martti Ahtisaarit – dokument në bazë të të cilit Kosova ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008.

Qëndrimi i Serbisë

Beogradi zyrtar këmbëngul në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ashtu siç e parasheh marrëveshja e arritur në Bruksel. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shpesh thotë se nuk ka qenë e nevojshme të negociohet për të, nëse duhet të përputhet me Kushtetutën e Kosovës.

Në një fjalim drejtuar kombit më 23 janar, ai tha se tani “pason një luftë e madhe për formimin e Asociacionit”. Asociacioni nuk është i lidhur me planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Çështja e formimit të Asociacionit vjen në kohën e një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, i cili u është paraqitur të dyja palëve në fund të verës së vitit të kaluar.

Ky propozim mbështetet nga Gjermania, Franca dhe SHBA-ja. I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë për Zërin e Amerikës se formimi i Asociacionit dhe negociatat për propozimin e BE-së “nuk janë plotësisht të lidhura”. Ai ka theksuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe “është obligim ekzistues” dhe se “duhet të zbatohet”. /REL/

Etiketa: KosovaRashicSHBA
ShareTweetSendScan

Lajme të lidhura

“Prioritet paqja”, Cramon dënon ashpër sulmin ndaj Eulex në Kosovë
Kosovë & Rajon

Von Cramon i dorëzon PE-së draft-raportin për Kosovën

08:19 - 01/02/23
Italia: Asociacioni nuk cënon Kushtetutën e Kosovës
Kosovë & Rajon

Italia: Asociacioni nuk cënon Kushtetutën e Kosovës

14:53 - 31/01/23
Protesta kundër Asocacionit, qytetarët: Është copëtim i Kosovës
Kosovë & Rajon

Protesta kundër Asocacionit, qytetarët: Është copëtim i Kosovës

14:45 - 31/01/23
Para
Kupa e Botës? Ja kush është ëndrra e Modric

Nuk ndalet Al Nassr, kërkon të blejë lojtarin e Real Madrid

Discussion about this post

TË FUNDIT

Merr flakë kampi në Spanjë, evakuohen mbi 200 emigrantë
Botë

Merr flakë kampi në Spanjë, evakuohen mbi 200 emigrantë

10:31 - 01/02/23

Mbi 200 njerëz u evakuuan nga një kamp ku strehoheshin qindra punëtorë migrantë në Spanjë pas shpërthimit të një zjarri....

Lexo më shumë
Milioneri në Angli: Do dhuroj 99 % të pasurisë, fëmijët të punojnë

Milioneri në Angli: Do dhuroj 99 % të pasurisë, fëmijët të punojnë

10:29 - 01/02/23
Furnizuan rusët me drone, Australia sanksionon Iranin

Furnizuan rusët me drone, Australia sanksionon Iranin

10:21 - 01/02/23
Krimi ‘vëzhgon’ Tiranën, zbulohen kamera edhe në Astir e në Kamëz

OPERACIONI/ Çmontohen 220 kamera të tjera në Tiranë, 44 persona…

10:13 - 01/02/23
Vrau kineasten, ngrihet akuza për aktorin Alec Baldwin

Vrau kineasten, ngrihet akuza për aktorin Alec Baldwin

10:10 - 01/02/23

Më të lexuarat

E dashura e Martinajt?! Kjo është modelja që do ‘ndajë’ Luin&Kiarën

E dashura e Martinajt?! Kjo është modelja që do ‘ndajë’ Luin&Kiarën

16:46 - 27/01/23
E tmerrshme, burri vret gruan dhe vëllain

E tmerrshme, burri vret gruan dhe vëllain

15:48 - 27/01/23
“Xheviti u bë xheloz”, ç’thonë fqinjët për vrasjet në Gramsh

“Xheviti u bë xheloz”, ç’thonë fqinjët për vrasjet në Gramsh

21:13 - 27/01/23
VIDEO/ A ndodhi puthja e parë midis Luizit dhe Kiarës?

VIDEO/ A ndodhi puthja e parë midis Luizit dhe Kiarës?

20:38 - 27/01/23
Gjyshja e Kiara Titos: Më ka lënë pa gjumë, Luizi…

Dy banore të Big Brother VIP thurin plane kundër Luizit

21:21 - 29/01/23
Luizi vihet përballë pyetjes së vështirë, habit me përgjigjjen 

Luizi vihet përballë pyetjes së vështirë, habit me përgjigjjen 

12:56 - 30/01/23
Big Brother manipulon liket, komentuesit e nxjerrin zbuluar

Big Brother manipulon liket, komentuesit e nxjerrin zbuluar

22:50 - 27/01/23
Luizi ia kalon dhe Ramës e Berishës, ja për çfarë bëhet fjalë

Luizi ia kalon dhe Ramës e Berishës, ja për çfarë bëhet fjalë

17:35 - 25/01/23
ADVERTISEMENT
GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
    • Qatar 2022
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com