GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Çfarë pret SPAK për Ëngjëll Agaçin? Dokumentet që vërtetojnë përfshirjen e tij në aferën e inceneratorëve

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë pret SPAK për Ëngjëll Agaçin? Dokumentet që vërtetojnë përfshirjen e tij në aferën e inceneratorëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shkurt të vitit 2022, SPAK-u arrestoi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, nën dyshimet se ka abuzuar me procedurën për kontratën koncensionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, e nënshkruar në fund të vitit 2014, për një vlerë prej 22 milionë euro. SPAK deklaronte se, për inceneratorin e Elbasanit është provuar fakti se nuk është zbatuar procedura e rregullt ligjore, në kundërshtim me parashikimet e nenit 22 të ligjit nr.125/2013.  Ndërsa në fund të Marsit 2022, SPAK njoftoi për masat e sigurimit edhe për anëtarët e Komisionit të Koncensionit, të dyshuar gjithashtu se kishin hartuar dhe zbatuar procedurë anti-ligjore për inceneratorin e Elbasanit.

Procedura e ndjekur nga SPAK, është e qartë se është në kundërshtim me ligjin dhe me pasoja për Buxhetin e Shtetit.  Por, cila ishte procedura dhe cili është roli i Ëngjëll Agaçit?

Ministra e Mjedisit, nën drejtimin e Lefter Kokës, në shtator të vitit 2014 nisi një procedurë të përzier për të dhënë me koncesion me negocim pa shpallje impiantin e përpunimit të mbetjeve në Qarkun e Elbasanit.

 

 

Procedura nisi pas propozimit të pakërkuar, të dorëzuar nga “Albtek Energy”, një kompani pa eksperiencë dhe pa kapitale për të realizuar një sipërmarrje të tillë. Lefter Koka komunikon me kolegë të ndryshëm qeveritarë, ku u kërkon aprovimin paraprak për financimin e projektit.

Të dhënat zyrtare dëshmojnë se Arben Ahmetaj, në atë kohë Ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës, shprehen dakord për financimin e projektit, bazuar në procedurën e përzgjedhur nga Lefter Koka. Ministri i Financave të asaj kohe, Shkëlqim Cani, tregohet skeptik. Ndërmjet tij dhe Lefter Kokës zhvillohet një komunikim intensiv. Në përfundim, në nëntor 2014, Cani “dorëzohet” dhe jep mbështetjen e tij në parim, por paraprakisht duhej marrë opinioni i Damian Gjiknurit për disa aspekte teknike.

 

 

Më tej, Lefter Koka vijon komunikimet me institucionet qeveritare, për finalizimin e mbështetjes financiare për kontratën koncensionare. Drejtori i Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) të asaj kohe, Eduart Ahmeti, vë në dijeni Lefter Kokën dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, se procedura e përzgjedhur nga Ministria e Drejtësisë nuk është e parashikuar në ligj.

 

 

Qëndrimi i APP-së mbetet i vetëm.

Në 17 Dhjetor 2014, Këshilli i Ministrave miraton Vendimin nr. 907, dt. 17.12.2014 “Për dhënien e miratimit të financimit të nevojshëm të kontratës së koncesionit për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit dhe të prodhimit të Energjisë”, mbështetur në procedurën e propozuar nga Lefter Koka dhe që, sipas SPAK-ut, është e paligjshme.

 

 

“Fajin e ka Lefteri?!!”

Ëngjëll Agaçi, në dëshminë e tij nën betim para Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen e inceneratorëve, deklaroi se Vendimi i Këshillit të Ministrave për financimin e inceneratorit të Elbasanit, nuk është miratuar sipas propozimit të Lefter Kokës.

Agaçi u shpreh se financimi “…nuk është rezultat i procedurës së inicuar nga ish Ministri Koka, por rezultat i një procedure tjetër…”.

Për këtë procedurë “të re”, nuk u prezantua asnjë relacion paraprak apo komunikim ndërministror.

Për më tepër, deklarimet e tij ngrenë dyshime thelbësore.

Në 17 Dhjetor 2014, pikërisht ditën që është miratuar Vendimi për financimin e inceneratorit të Elbasanit, Lefter Koka dërgon në Qeveri dokumentat-“Relacionin”, “Kontratë të nënshkruar me Albtek Energy”, si edhe “draft-Vendimin e Këshillit të Ministrave”, ku në çdo rast parashikohet që procedura e përzgjedhur është ajo e “negocimit, pa shpallje paraprake”.

 

 

Draft-Vendimi i Këshillit të Ministrave, hartuar nga Lefter Koka në 17 Dhjetor 2014, për financimin e inceneratorit të Elbasanit

Nëse konsiderohen të sakta deklarimet e Agaçit, sërish është e paqartë se kur është hartuar kjo procedurë e re, kush ka marrë pjesë dhe si është realizuar brenda një dite të vetme, ndërkohë që për procedurën e propozuar nga Lefter Koka u shpenzua një kohë relativisht e gjatë, rreth 4 muaj.

Dyshimet më logjike janë se Këshilli i Ministrave ka miratuar të gjithë projektin e propozuar nga Lefter Koka dhe, vetëm në momentin e fundit, ka ndryshuar llojin e procedurës në tekstin e Vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e financimit të inceneratorit të Elbasanit.

Në rast se këto dyshime do të ngrihen në nivelin e provave nga SPAK-u, atëherë edhe “eminenca gri”, Ëngjëll Agaçi, do të duhet të bëj llogaritë me lirinë.

 

 

 

Etiketa: aferadokumentetËngjëll AgaçiinceneratorëtKryesore1perfshirjaSpak

Lajme të lidhura

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë
Breaking Views

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës
Breaking Views

Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës

17:30 - 29/07/26
Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”
Breaking Views

Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”

21:18 - 27/07/26
Para
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi (FOTO)

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në përgjigje të krizës së emigrantëve në Ceuta...

Lexo më shumë
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com