GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Çfarë pritet të ndodh në skenë politike në Maqedoninë e Veriut?

në Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë pritet të ndodh në skenë politike në Maqedoninë e Veriut?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO- DPMNE-së, Hristijan Mickovski, ka njoftuar të premten në mbrëmje se opozita ka siguruar shumicën e re parlamentare për formimin e qeverisë së re apo çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“E ardhmja e re po vjen, një kohë e re dhe një shpresë e re. Na presin sfida të forta, të vetëdijshëm dhe mirënjohës për mbështetjen, së bashku do t’ia dalim. Maqedonia do të ketë sukses! Kemi një shumicë të re parlamentare”, ka shkruar Mickoski në rrjetin social Facebook.

Ai njoftimin e ka publikuar të shoqëruar së bashku me një fotografi së bashku me drejtuesit e partive tjera opozitare, të Aleancës për Shqiptarët, Alternativës, Partisë “E Majta” dhe të Lëvizjes BESA, e cila deri të premten ishte pjesë e qeverisë aktuale.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari e ka konfirmuar për mediat lokale formimin e shumicës se re parlamentare, duke paralajmëruar se asaj do t’i bashkangjiten edhe deputetë tjerë.

VMRO-DPMNE gjatë ditës së premte njoftoi se kishte nisur me mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për të votuar mosbesimin e qeverisë.

Për mocionin e votëbesimit të qeverisë opozitës i nevojiten 61 vota të deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Shumica aktuale parlamentare numëron 62 deputet, por me largimin e tre deputetëve të lëvizjes BESA, ajo e humb shumicën, që nënkupton edhe rrëzimin e qeverisë, në seancën kur do të votohej për qeverinë.

VMRO-DPMNE-ja arriti të sigurojë shumicës pas vendimit të lëvizjes BESA se nuk do të jetë pjesë e qeverisë me BDI-në e Ali Ahmetit.

Reagimi i saj erdhi pas një vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për përsëritjen e votimeve në një komunë që ishte fituar nga lëvizja BESA.

Kjo parti akuzoi se pas vendimit të KSHZ-së për përsëritjen e votimeve qëndronte BDI-ja.

Ndryshe, skena politike në Maqedoninë e Veriut po pëson ndryshime në qeverisjen e vendit pas disfatës së thellë të Lidhjes Social Demokrate (LSDM) të kryeministrit Zoran Zaev, në zgjedhjet lokale.

Kjo parti humbi Shkupin dhe mbi gjysmën e 80 komunave gjë që çoi në paraqitjen e dorëheqjes së Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit i kryetarit të LSDM-së.

Zaev, ende nuk e ka deponuar dorëheqjen në Kuvend dhe nuk dihet nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare apo presidenti do të caktoj mandatar të ri nga një shumicëe re parlamentare.

Etiketa: GIJOTINAMaqedoni e veriutPolitike

Lajme të lidhura

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Para
Deklarata të sinqerta e të papritura, marrëdhënia Merkel-Macron

Deklarata të sinqerta e të papritura, marrëdhënia Merkel-Macron

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26

Protesta qytetare kundër qeverisë zhvillohet sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 123-të të tubimeve të njëpasnjëshme. Pas protestës së...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Shtator 2026

07:31 - 30/09/26
Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com