GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Çfarë pritet të ndodhë në Francë? E djathta ekstreme përgatitet të qeverisë vendin nëse fiton zgjedhjet e parakohshme

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë pritet të ndodhë në Francë? E djathta ekstreme përgatitet të qeverisë vendin nëse fiton zgjedhjet e parakohshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Bashkimi Kombëtar e ekstremit të djathtë po negocion me aleatë të mundshëm për të formuar një ekip që mund të drejtojë qeverinë franceze nëse fiton zgjedhjet e parakohshme, duke sjellë përfaqësues nga radhët e saj dhe më gjerë, tha një ligjvënës të enjten për agjencinë e lajmeve Reuters.

Anketat e opinionit publik tregojnë se për herë të parë, partia e zonjës Marine Le Pen mund të marrë shumicën e votave në zgjedhjet e 30 qershorit dhe 7 korrikut, por jo të mjaftueshme për të qeverisur e vetme.

Zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen në dy raunde, më 30 qershor dhe 7 korrik, tre javë pasi partia Bashkimi Kombëtar triumfoi në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Presidenti Emmanuel Macron i thirri zgjedhjet e parakohshme pas humbjes së aleancës së tij të qendrës së djathtë në zgjedhjet e së dielës. Kjo fitore e së djathtës së skajshme i ka nxitur partitë franceze që të përcaktojnë kandidatët dhe të përgatisin programet e tyre.

Sfida për partinë euroskeptike, Bashkimi Kombëtar e cila njihet për qëndrimin kundër emigracionit, është që të transformojë popullaritetin në një fitore dhe të bindë votuesit se mund t’i besojnë asaj që të qeverisë vendin.

“E gjithë puna e viteve të fundit nga Marine Le Pen na ka kthyer në një parti që mund ta marrë qeverisjen”, tha ligjvënësi i Bashkimit Kombëtar, Laurent Jacobelli, për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Kemi muaj që punojmë për një plan për emigracionin”, tha ai duke iu referuar rezidencës zyrtare të kryeministrit. Një pjesë e këtij plani përfshin paraqitjen e kandidatëve për 577 zonat elektorale të Francës, tha zoti Jacobelli, i cili është gjithashtu një zëdhënës i Bashkimit Kombëtar.

Ai tha se dhjetëra kandidatë do të jenë nga radhët e republikanëve konservator, (LR) parti e cila është në një proces shpërbërjeje pasi udhëheqësi i saj, Eric Ciotti, bëri thirrje për një aleancë me Bashkimin Kombëtar. Pjesa tjetër e udhëheqjes së partisë u shpreh kundër dhe e përjashtoi atë. Sipas burimeve, udhëheqja e partisë ka hedhur dyshime nëse zoti Ciotti mund të tërheqë me vete kaq shumë kandidatë.

Zoti Jacobelli tha se, ndërsa Bashkimi Kombëtar nuk ka një qeveri në hije me një listë të plotë të ministrave të mundshëm, ajo po shqyrtonte formimin e një kabineti nga radhët e saj dhe më gjerë.

“Ajo që duam të bëjmë është që të formojmë një qeveri të unitetit kombëtar”, tha ai, duke përdorur një term që zakonisht nënkupton një gamë të gjerë partish, por ka të ngjarë të përfshijë anëtarë të Bashkimit Kombëtar, konservatorë të linjës së ashpër dhe kandidatë jopartiak.

Partia Bashkimi Kombëtar nuk ka arritur të fitojë besimin e votuesve francezë për të marrë drejtimin e vendit për shkak të politikave të saj radikale, si dhe nga një konsensus prej dekadash mes partive kryesore për të bashkuar forcat kundër saj.

Por nën drejtimin e zonjës Le Pen dhe drejtuesit të ri të partisë, Jordan Bardella, partia e ka përmirësuar imazhin e saj duke tërhequr një numër në rritje të votuesve francezë.

Partia Bashkimi Kombëtar kërkon zbatimin e politikave ekonomike proteksioniste. Sipas programit të saj, vetëm qytetarët francezë gëzojnë të drejtën e përfitimeve të kujdesit për fëmijët dhe emigratëve që nuk punojnë për më shumë se një vit do t’u hiqej e drejta e qëndrimit. Ajo ka propozuar shpenzime më të larta publike, pavarësisht niveleve të larta të borxheve, çka do të rriste më tej koston e huamarrjes.

Në një fletëpalosje të kësaj partie thuhej se ulja e çmimeve të energjisë elektrike dhe e TVSH-së për gazin dhe karburantin, në nivele të paspecifikuara, së bashku me një ndërprerje radikale të imigracionit dhe luftën e ashpër kundër krimit, ishin përparësi të Bashkimit Kombëtar./VOA

Etiketa: France

Lajme të lidhura

Kriza e karburanteve, IEA: Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord
Botë

Kriza e karburanteve, IEA: Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord

15:32 - 13/05/26
Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë
Botë

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë

14:45 - 13/05/26
Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut
Botë

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

15:29 - 12/05/26
Para
Përndoqi dhe përplasi me makinë të dashurën kolege, arrestohet polici i Himarës

Përndoqi dhe përplasi me makinë të dashurën kolege, arrestohet polici i Himarës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin
Breaking Views

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin

22:10 - 13/05/26

Oltjon Koleci, asistent pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë, nën udhëheqjen e profesor Bardhyl Mucekut, i cili është edhe pjesëmarrës në...

Lexo më shumë
Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

21:30 - 13/05/26
Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

20:47 - 13/05/26
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com