GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Çfarë shënoi kjo javë për showbiz-in? Zbuloni të rejat e fundit

13:43 - 10/06/23
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë shënoi kjo javë për showbiz-in?  Zbuloni të rejat e fundit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Ai është padyshim një ikonë e kinematografisë botërore. E kemi fjalën për yllin e Hollivudit Anthony Hopkins i cili ka pasur interpretime ikonike si ai në filmin e James Ivory të vitit 1993 “The Remains of the Day”, apo personazhit të Hannibal Lecter. Ndërkaq, së fundmi Hopkins ka treguar mbi eksperiencën që ka pasur duke interpretuar në filmat e Marvel. Në vitin 2011, aktori veteran luajti për herë të parë në filmin “Thor”, ku luante rolin e Perëndisë Odin. Më pas, të njëjtin rol e interpretoi në dy filmat e tjerë të sagës, “Thor: The Dark World” (2013) dhe “Thor: Ragnarok” (2017). Në një intervistë për “The New Yorker”, Hopkins deklaroi:

Më veshën një parzmore, më vunë një mjekër të madhe, më thanë të ulesha në fron dhe të bërtisja. Isha i ulur përpara një ekrani të madh të gjelbër dhe nuk ka kuptim të aktrosh në ato kushte.

2. Historia e dashurisë së Taylor Swift dhe Matty Healy ka marrë fund. Një burim i brendshëm tha për Entertainment Tonight të hënën:

Ata janë të dy jashtëzakonisht të zënë dhe e kuptuan se nuk janë vërtet të pajtueshëm me njëri-tjetrin. Miqtë e Taylor-it duan atë që është më e mira për të dhe nuk janë të shokuar që lidhja e tyre u prish që kur ajo doli së fundmi nga një lidhje afatgjatë”, shtuan ata, duke iu referuar ndarjes së këngëtares “All Too Well” nga Joe Alwyn në prill.

3. Së fundmi, avokatja e yllit hollivudian Johnny Depp, Camille Vasquez, zbuloi se ajo është ende në kontakt me aktorin. Një vit pas gjyqit mes Depp dhe ish-gruas së tij, Amber Heard, avokatja thotë se ajo dhe persona të tjerë në ekipin e tyre ligjor, përfshirë Benjamin Chew, janë në kontakt me aktorin.

Herën e fundit që fola me Depp ishte ndoshta disa muaj më parë, por ne gjithsesi mbetemi në kontakt. Ka një grup njerëzish që korrespondojnë me të dhe i dërgojmë mesazhe duke e uruar për suksesin e tij në vitin e fundit. Ditëlindja e tij e madhe po vjen, kështu që jam e sigurt se do ta festojë pavarësisht faktit se lëndoi këmbën.

4. Së fundmi Tom Cruise u pa duke u përpjekur të krijonte ndoshta diçka me Shakirën por nuk eci siç duhet. Por historitë për aktorin në lidhje me romancat kanë qenë gjithmonë mjaft të çuditshme. Në fakt, ka shumë aktore që tashmë kanë dalë dhe e pranojnë se mendonin se në një moment ishin në “audicion” për t’u bërë e dashura ose partnerja e tij e re e jetës. Një raport nga Radar Online sugjeron se Tom Cruise mbetet në përpjekje për të gjetur gruan e tij të re ideale, por do të jetë e vështirë me këtë histori.

5. Disa kohë më parë ylli i muzikës pop Dua Lipa u padit për të drejtën e autorit. Grupi muzikor Artikal Sound System paditi këngëtaren me origjinë shqiptare për të drejtat e autorit të këngës “Levitating”. Ata pretendonin se Dua e kishte kopjuar këngën nga një projekt i tyre i mëparshëm “Live Your Life”, gjë që i çoi palët në gjykatë.

Por në një dosje të paraqitur së fundmi, avokatët e Artikal Sound System dhe Lipa paraqitën një mocion të përbashkët, duke i kërkuar gjykatësit të pushojë përfundimisht çështjen. Nuk kishte asnjë tregues se Dua kishte pranuar të paguante ndonjë para ose të ndryshonte emrat e autorëve të këngës së saj. Pra, Dua Lipa doli e fituar nga kjo çështje gjyqësore.

Etiketa: javashow biz

Lajme të lidhura

Ema Andrea humbi vëllain e saj binjak, aktorja prek me postimin e ndjerë: Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi
Lajme

Ema Andrea humbi vëllain e saj binjak, aktorja prek me postimin e ndjerë: Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi

10:54 - 01/01/26
FOTO/ Të veshur njësoj dhe të buzëqeshur, familja Uzuni shkëlqen në vigjilje të Vitit të Ri
Show Biz

FOTO/ Të veshur njësoj dhe të buzëqeshur, familja Uzuni shkëlqen në vigjilje të Vitit të Ri

14:09 - 31/12/25
Idris Elba shpallet “Sir” aktori nderohet për kontributin në art e shoqëri
Aktualitet

Idris Elba shpallet “Sir” aktori nderohet për kontributin në art e shoqëri

17:59 - 30/12/25
Para
Kiara në Turqi, Luizi në të njëjtin vend me Jurgenën?

Kiara në Turqi, Luizi në të njëjtin vend me Jurgenën?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë
Aktualitet

Zyrtare nga 1 janari 2026: Paga minimale rritet në 50 mijë lekë

13:23 - 01/01/26

Nga sot, 1 janar 2026, hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë. Rritja e pagës minimale...

Lexo më shumë
Tragjedi në Zvicër: Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur

Tragjedi në Zvicër: Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur

12:57 - 01/01/26
Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI)

Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI)

12:52 - 01/01/26
Goditet rrjeti i lojërave të fatit në Lezhë, arrestime dhe hetim për efektivë policie

Goditet rrjeti i lojërave të fatit në Lezhë, arrestime dhe hetim për efektivë policie

12:21 - 01/01/26
Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci

Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci

12:13 - 01/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com