GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çfarë sinjalizoi vizita e shefes së BE-së në Kosovë?

16:40 - 16/10/25
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë sinjalizoi vizita e shefes së BE-së në Kosovë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ursula von der Leyen e nisi dhe e përfundoi këtë javë një turne në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, por vizita e shefes së Bashkimit Evropian në Kosovë mund të ketë qenë më e shkurtra dhe u përmbyll nga ana e saj me një postim në rrjetin social X. Ç’mesazh përçoi? Çfarë nënkuptojnë kërkesat që pati ajo për Kosovën?

Nga e hëna, deri në mbrëmjen e së mërkurës, kryetarja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, udhëtoi nëpër gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, rajon që synon t’i bashkohet një ditë bllokut evropian.

Në pjesën më të madhe të shteteve, von der Leyen foli për rëndësinë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) dhe për rrugën që kanë bërë ato drejt tij.

Për përparim në këtë rrugë, Kosova, tha ajo, duhet të ketë institucione të forta, t’i ulë tensionet dhe t’i bëjë hapat e nevojshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes – paketë në vlerë prej 6 miliardë eurosh, që synon përshpejtimin e rrugës së shteteve të rajonit në BE.

Kosovës i kanë rënë hise rreth 900 milionë euro – që do të thotë se për kokë banori është përfituesja më e madhe e këtyre mjeteve.

Rikard Jozëiak, redaktor për Evropën i Radios Evropa e Lirë (REL), beson se komentet e von der Leyenit në rrjetin social X thjesht i pasqyrojnë prioritetet e Brukselit në Ballkanin Perëndimor, dhe se aty Kosova shihet se është e vendosur fort në prapaskenë.

“Nuk po ecën përpara siç kanë bërë Mali i Zi dhe Shqipëria, nuk është një prioritet gjeostrategjik dhe ekonomik siç është Serbia, pavarësisht belave të saj”.

Augustin Palokaj, gazetar që përcjell politikat e BE-së, thotë për REL-in se vlerësimi i zyrtares evropiane është i saktë, dhe se nuk është fshehtësi që raportet e KE-së me Kosovën nuk janë të mira dhe të rregullta.

“Kosova nuk ka fare institucione me legjitimitet të plotë, që do të kishin dalë nga zgjedhjet që janë zhvilluar qysh në muajin shkurt”.

Kjo situatë, sipas tij, e ka dëmtuar më pas Kosovën në procesin e sigurimit të fondeve nga Plani i Rritjes, ndonëse vendi ka qenë ndër të parët që e ka miratuar agjendën e reformave, një proces që Bosnje e Hercegovina nuk e ka finalizuar ende.

Kosova ka arritur ta konstituojë Kuvendin, tetë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. Në mungesë të tij, vendi nuk mundi ta ratifikonte marrëveshjen që do të mundësonte lëshimin e fondeve të BE-së.

Roli i sanksioneve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha pas takimit me shefen e BE-së se ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj vendit që udhëheq. Masat, që Kosova i konsideron të padrejta, u vendosën më 2023 për shkak të përshkallëzimit të situatës në veri të vendit, dhe vetëm në maj të këtij viti nisën të largohen gradualisht.

Palokaj beson se në këtë pikë do të luajë rol procesi i transformimit të pushtetit lokal në veri të Kosovës: nëse shkon në mënyrë të duhur, atëherë vendet që duan heqjen e masave do ta kenë një argument të mirë.

Ai i referohet rezultatit të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, të cilat i fitoi Lista Serbe. Këto komuna janë udhëhequr nga kryetarë shqiptarë, pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës në fund të vitit 2022.

“Kosova duhet t’i ketë institucionet e veta, që brenda Kosovës të ketë stabilitet institucional, e ato institucione të kenë raporte më korrekte me bashkësinë ndërkombëtare. Kur them më korrekte, mendoj në faktin se duhet të ketë mirëbesim në mesin e tyre, nuk e fajësoj as njërën, as tjetrën palë, sepse nuk mund të pretendojë Kosova se ka raporte të mira me Shtetet e Bashkuara, me vendet e QUINT-it [SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia dhe Franca], as me Komisionin Evropian, kur ata thonë se s’janë raportet e mira”.

Kur jemi te zgjedhjet, janë pikërisht proceset zgjedhore në Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut arsyetimi që përmendën zyrtarët evropianë se pse von der Leyen nuk mbajti konferenca për media pas takimeve me zyrtarë shtetërorë.

Pyetësori dhe statusi i vendit kandidat

Pavarësisht se aplikimi i Kosovës më 2022 për t’iu bashkuar BE-së ka mbetur në sirtarë dhe nuk është shqyrtuar asnjëherë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, citohet t’i ketë kërkuar shefes së BE-së që KE-ja t’ia dorëzojë Prishtinës sa më parë pyetësorin për anëtarësim, si dhe që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat.

Për Jozëiakun, Brukseli është krejtësisht i vetëdijshëm se nuk do të ecë përpara me vlerësimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim gjatë Presidencës aktuale daneze, apo asaj të ardhshme qipriote.

 

 

Sa për rikujtim, Kosova është e vetmja në rajon që nuk e ka statusin e vendit kandidat.

Progresi i 12 muajve të fundit

Vizita e von der Leyenit në rajonin e Ballkanit është realizuar në prag të miratimit të Raporteve të Progresit të BE-së për këto vende që synojnë bllokun. Ato konsiderohen si pasqyrë reale e situatës në secilin vend.

Palokaj beson se situata, prej tetorit të vitit të shkuar e deri më tash, nuk ka qenë shumë e favorshme në Kosovë, dhe se nuk ka zhvillime të mira të cilat do të mund të reflektoheshin në raport.

“Me aq sa kam dëgjuar, do të tërhiqet vërejtja për vonesat që po bëhen në Kosovë në mungesë të institucioneve funksionale, dhe Kosova në këtë mënyrë ka ngecur”.

Raporti përmend në detaje përparësitë dhe ngecjet në shumë sektorë. Kosovës i është përsëritur ndër vite se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është rruga e vetme për ecje përpara./REL

Lajme të lidhura

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’
Botë

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Botë

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
Para
Maqedonia e Veriut/ Më 19 nëntor nis gjyqi për zjarrin tragjik në klubin e Koçanit ku humbën jetën 63 persona

Maqedonia e Veriut/ Më 19 nëntor nis gjyqi për zjarrin tragjik në klubin e Koçanit ku humbën jetën 63 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com