GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Çfarë sollën zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi?

12:24 - 11/04/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë sollën zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ilir Kalemaj

Zgjedhjet në Mal të Zi, për shumëkënd jashtë këtij vendi prodhuan një suprizë, pasi lideri i pakontestueshëm i tre dekadave të fundit, Milo Gjukanoviq humbi me diferencë jo të vogël balotazhin përkundër rioshit politik, Jakov Milatoviq. Ky i fundit ndonëse përfaqësues i Lëvizjes Evropa Tani dhe i mirëshkolluar për ekonomi në Oksford, në fakt ishte kandidati i preferuar nga Beogradi dhe i mbështetur posacërisht nga Papartia Popullore Serbe (SNS) e presidentit Vuciq. Kjo e fundit u dha udhëzime të qarta aktivistëve të partisë në krye të Malit të Zi përpara raundit të parë të zgjedhjeve në Mal të Zi, që përmes aktivistëve të partisë, biznesmenëve dhe priftërinjve besnikë, dhe dioqezës së Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, të mbështesnin Milatoviqin, përveç liderit të Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, që ishte kandidati i natyrshëm pro-serb i deklaruar në raundin e parë.

Duke e kamufluar Milatoviqin si kandidat të moderuar pro-serb por njëkohësisht duke e maskuar si një euro-atlanticist që premtonte integrimin e plotë të Malit të Zi në BE brenda pesë vitesh, synimi ishte të merrnin maksimumin e rreth 29 përqindshit që janë të vetdeklaruarit serbë në Mal të Zi. Pse jo dhe maksimumin e votave nga qytetarët të lodhur nga qeverisja e gjatë e paprecedentë e Gjukanoviqit, i cili shpesh ka qenë i akuzuar për nepotizëm dhe korrupsion dhe i konsumuar si nga pesha e pushtetit, edhe i penalizuar nga fakti që nuk përgatiti një pasardhës.

Milatoviqi më parë shërbeu si ministër i zhvillimit ekonomik në kabinetin e Zdravko Krivokapiq nga 4 dhjetori 2020 deri më 28 prill 2022. Ky i fundit krijoi një lëvizje të mbështetur nga Beogradi që kundërshtoi reformën e Gjukanoviqit i cili miratoi një ligj që kishte në shënjestër statusin ligjor dhe pronën e Kishës. Krivokapiqi bashkë me Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviqin, ranë dakord për të formuar një qeveri teknokrate në dhjetor të 2020s. Më pas vetë Krivokapiq, i cili kryesoi një listë populiste të krahut të djathtë në zgjedhje, u bashkua me Malin e Zi Demokratik të qendrës së Kryetarit të Parlamentit Aleksa Beçiq. Nga këta të tre, i vetmi i deklaruar haptazi si pro-euro-atlantist (të paktën formalisht) është kryeministri në detyrë, shqiptari etnik Abazoviq, por edhe ai shpesh i akuzuar për lidhje të shkurtra me Beogradin, përfshirë ato familjare dhe të biznesit.

Gjithsesi, shpejt pritet të ketë zgjedhje parlamentare në Mal të Zi të dekretuara tashmë nga presidenti në ikje Gjukanoqiv. Në fakt duke qenë republike parlamentare, pushtetin e vërtetë e ka kryeministri dhe mazhoranca parlamentare, por Lëvizja Evropa Tani, ndonëse një forcë fare modeste, pritet të ketë një rritje të ndjeshme për shkak të fitores së zgjedhjeve presidenciale nga Milatoviq. Deklaratat e tij të para ishte se nuk do të tërhiqej nga njohja e Kosovës, apo nuk synontë të zhbënte rezolutën e njohjes së gjenocidit boshnjak krahas synimit për antarësimin e shpejtë në BE. Por të gjitha këto u thanë në mënyrë shumë të paqartë pas pyetjeve insistuese të gazetarit dhe natyrisht në mënyrë që të paqtonte sa të ishte e mundur faktorin perëndimor.

Natyrisht, antenat do të jenë të orientuara fort kah Beogradit nga prej vjen shumica e kapitalit politik dhe pse jo financiar për të përballuar dhe fushatën e re për zgjedhjet parlamentare. Me interes do të jetë dhe se si do të pozicionohet URA e Abazoviqit në të ardhmen e afërt dhe çfarë rezultati elektoral do të ketë ndërkohë që gjerësisht besohet se social-demokratët e Gjukanoviqit sërish do të dalin në krye si forcë e parë, ndonëse mund mos të kenë mundësinë për të krijuar qeverinë e re.

Etiketa: Ilir KalemajOpinion

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
‘Mos qenka vajza jonë’, rrëfimi dramatik i vëllait të viktimës…

‘Mos qenka vajza jonë’, rrëfimi dramatik i vëllait të viktimës...

Discussion about this post

TË FUNDIT

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25

Një ngjarje e rëndë me motive xhelozie ka tronditur ishullin Thassos në Greqi, ku një grua 50-vjeçare u sulmua brutalisht...

Lexo më shumë
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com