GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Çfarë u premtoi Rama kuksianëve kur kandidoi Safet Gjicin (VIDEO)

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë u premtoi Rama kuksianëve kur kandidoi Safet Gjicin (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe kuksianëve, ashtu si shumicës së shqiptarëve, socialistët nuk i premtuan shumë në fushatën “tallava” për 14 Majin. Por në sfondin e skandalit seksual, që u konsumua në zyrën e kryetarit të Bashkisë, ia vlen t’i dëgjosh edhe një herë se si e prezantuan Safet Gjicin për ta futur në atë zyrë.

Për shembull në takimin me qytetarë të mbledhur jo vetëm nga Kukësi, por edhe nga Tropoja dhe Hasi, kur fliste për kandidatin Rama u kërkoi të mos votonin për partinë, por për njeriun që bënte punën. Majde për t’i ngacmuar pak, u përmendte gjinekologun, grave që ishin në takim.

“Nuk shkon te gjinekologu për zemrën. Kështu më rezulton mua. Dini gjë ju që shkojnë te gjinekologu këta për zemrën? Kur do të marrësh hidraulikun se të është prish çezma, nuk e pyet “Ore me kë je ti”, por i thu “Hajde vlla më rregullo çezmën”. Pse kryetari i Bashkisë qenka ndryshe? Pse duhet zgjedhur me parti kryetari i Bashkisë?” shprehej Rama.

Safet Gjicin, kryeministri e quante një “KALË” në takimet e fushatës. Kafshën e gjorë, Rama e përmendte në çdo takim, për ta bërë më të qartë se kandidati ishte njeri i punës dhe jo i fjalëve, bash si një kalë.

“Juve (kuksianëve) ju duhet një kalë karroce. Kalë më të mirë se Safeti ju nuk gjeni. Këtë po jua thotë kryekali” shprehej Rama në fushatë.

Kështu siç fliste kryeministri, kur shikonin Safet Gjicin me siguri në mendjen e votuesve ai ngjante si një kafshë punëtore, e palodhur dhe e përulur. Nuk mund të kish asgjë të përbashkët ky imazh, me njeriun që u shfaq në video para gjithë shqiptarëve duke u shtrënguar dhe njollosur tryezën e punës shtetërore.

“Rrugët e njësive dhe fshatrave që janë bërë në këto 4 vjet nga safeti me mbështetjen tonë nuk janë bërë në të gjitha vitet të marra bashkë. Kjo është e vërteta” u thoshte Rama kuksianëve, duke ngritur lart punët e Safet Gjicit në fushatë për t’i bindur t’i jepnin votën.

Edhe vetë Gjici, i koordinuar me kryeministrin, ngulmonte në të njëjtën pikë, te puna.

“Shumëkush thotë si ka mundësi të vijnë këto investime në Kukës? Si është lidh ky me Edi Ramën? Jam lidh vetëm për një gjë. Edi Rama po e pa që punon, të jep investime. Vetëm te puna. Puna! Puna! Puna!” thoshte kandidati në anën tjetër.

Ndërsa flitej kaq shumë për punën, nën tingujt e tallavasë dhe të valleve të zonës, me një administratë shtetërore të angazhuar për fitore, kuksianët i dhanë një mandat tjetër Safet Gjicit. Fitoren e arriti me 1500 vota diferencë me kandidatin kundërshtar.

Humbja e mandatit ka qenë traumatike.

Socialistët kanë 24 orë që heshtin. Hesht edhe kryeministri Edi Rama. Hesht edhe drejtuesi politik i qarkut, Pandeli Majko. Çështja është se skandali i Gjicit nuk mund të kalojë pa asnjë fjalë.

Ata duhet t’u kërkojnë falje qytetarëve të Kukësit. U premtuan një kalë pune në zyrat e shtetit, jo një hamshor të papërmbajtur mbi dokumentat shtetërorë./Lapsi.al

Etiketa: gjiciKuksianetRama

Lajme të lidhura

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin
Aktualitet

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26
Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Para
Pse çiftet VIP vishen njësoj? Sociologia Eris Dhamo rendit arsyet

Pse çiftet VIP vishen njësoj? Sociologia Eris Dhamo rendit arsyet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra aktive dhe 4 nën mbikëqyrje, evakuohen banorët e rrezikuar në Mirditë
Aktualitet

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra aktive dhe 4 nën mbikëqyrje, evakuohen banorët e rrezikuar në Mirditë

18:22 - 21/08/26

Situata me zjarret vijon të jetë problematike, ku 8 mbeten aktive, 4 nën mbikëqyrje dhe 1 nën kontroll. Përmes një...

Lexo më shumë
Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

17:35 - 21/08/26
Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26
Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

17:08 - 21/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

16:55 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com