GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Biseda e fundit e turistëve rusë me recepsionisten: Dukeshin të lodhur kur hynë në hotel

18:09 - 21/10/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 5 min
A A
Biseda e fundit e turistëve rusë me recepsionisten: Dukeshin të lodhur kur hynë në hotel
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Prokuroria ka zbardhur sot dëshmitë e punonjësve të hotel “Gloria Palace”, në Qerret, ku u gjetën të pajetë katër turistët rusë. Xhudiljana Pole, është menaxhere e përgjithshme në hotel Gloria Palace,  kur është marrë në pyetje nga hetuesit ajo ka treguar se  e ka marrë vësh për vdekjen e turistëve rreth orës 22:00 të mbrëmjes kur sapo kishte mbërritur në shtëpi, pasi i u telefonua nga stafi. Pole ka treguar se, turistë rusë më të shumtën e kohës e kalonin jashtë hotelit, duke udhëtuar pasi kishin marrë një automjet me qira.  Ajo dëshmon se ka kontrolluar ambientet e SPA para se të hynin në  to turistët dhe se gjithçka, përfshirë dhe temperaturën kanë qenë në rregull.

“Kam bërë një kontroll të ambienteve të pishinës ku kemi kontrolluar temperaturën e ambientit e cila ishte 28 gradë bazuar në pajisjet treguese të kondicionerëve, higjienën dhe temperaturën e ujit të pishinës të cilët e kam prekur me duar dhe më është duhur mesatarisht i ngrohtë. Po ashtu kam kontrolluar nga jashtë se sa gradë ishte uji i ngrohtë i pishinës ku çdo gjë ishte sipas kushteve dhe parametrave dhe tregonte sipas aparaturës 27 gradë”, është shprehur ajo.

Sipas saj, turistët kanë dalë nga ambientet e hotelit rreth orës 06.30 të datës 15 tetor 2021 dhe janë kthyer në këtë datë rreth orës 20.00, por që ajo nuk ka qenë në dijeni se çfarë ushqimi kanë konsumuar atë natë.

Dëshmia e recepsionistes

Ndërkohë detaje  të tjera  ka dhënë recepsionistja  i hotelit Hane Kërçuku. Në dëshminë e saj ajo ka treguar se me  turistët pothuajse nuk ka patur kontakt, pasi qëndronin të distancuar. Sipas saj kur ata u kthyen në mbrëmje, njoftuan se do të shkoni  në ambientet e SPA që kishin rezervuar  pak më herët dhe kanë preferuar të shkojnë vetëm pa shoqërimin e saj.  Recepsionistja thotë se, në pamje ata dukeshin të lodhur. Ndërkohë pak më vonë ajo ka shkuar sërish për kontroll në ambientet e SPA, por ata kanë refuzuar të marrin shërbime të tjera, duke thënë se janë mirë dhe kërkonin pak privatësi, kështu që recepsionistja është larguar pa i shqetësuar më. Deri në orën që SPA do të mbyllej, ajo tha se, nuk ka shkuar më askush nga stafi dhe i gjetën të vdekur ku vajtën t’i lajmërojnë se në orën 21;45 duhet të linin ambientet.

 Ndërkohë, administratori i hotelit që merret dhe më mirëmbajtjen e ambienteve ka treguar se gjithçka ka qenë në rregull dhe ai në SPA nuk ka hedhur asgjë tjetër të dëmshëm veçse klor.

Dyshime të shumta janë ngritur mbi arsyen e vdekjes së katër turistëve rusë, por deri më tani qëndron shpjegim se ata mund të kenë humbur jetën nga asfiksia.

Çfarë u zbulua nga dëshmia e ukrainases?!

Dëshmia e shoqërues hungareze dhe hetimet e thelluara në vendin e ngjarjes kanë plotësuar dosjen për vdekjen misterioze të katër turistëve rusë në Qerret. Në dosjen e zbardhur nga prokuroria thuhet se dëshmia e ukrainases  tregohen të gjitha lëvizjet e turistëve, që nga pritja në aeroportin e Rinasit, vizita në Maqedoninë e Veriut dhe rikthimi te hoteli në Qerret, ku edhe u gjetën të vdekur nga punonjësit.

 Ajo ka treguar se, katër turistët kanë mbërritur në Rinas rreth orës 23;00, ku i ka pritur ajo dhe menjëherë janë nisur për në hotel “Gloria” në Qerret, të cilin e kishin zgjedhur vetë. Ndërkohë me datë 15 ata janë nisur me një mikrobus për në Maqedoni nga qyteti i Durrësit.  Më pas, ajo trego n se ,Gjatë rrugës për në Maqedoni kemi ndaluar në një auto grill Restorant me emrin “Nogu” në zonën e Librazhdit. Turistët kanë konsumuar ushqime që kishin me vete si dhe kanë porositur edhe ushqime të ndryshme, ku thekson se ajo me shoferin dhe turistët kanë ngrenë të njëjtat ushqime.

 Pas pak minutash ka vazhduar guiuda normalisht në vende dhe qytete të ndryshme të Maqedonisë, të gjithë turistët kanë qenë të kënaqur dhe nuk ka pasur probleme  dhe incidente. Rreth orës 13:00 diçka e tillë, janë  ulur në një restorant me emrin “Tomato” në qytetin e Ohrit për të ngrënë drekë, ku tregon se turistët rus ishin ulur në një tavolinë veç, por pranë saj dhe turistëve të tjerë

Sakaq, ajo ka theksuar se në asnjë moment nuk ka vënë re që ndonjëri prej tyre të konsumonte alkool në masë të tepruar apo lënde narkotike. Madje ajo i konsideronte ata si shumë inteligjent dhe intelektualë.

Detaje nga dosja e prokurorisë

Ndërkohë, përveç dëshmisë së shoqëruese, dosjes i janë shtuar edhe detaje të zbuluara nga  hetimet e kryera në vendin ku ndodhi ngjarja. Në dokument shkruhet se nga këqyrja e jashtme e kufomave nuk u konstatuan shenja dhune. Sakaq, bëhet me dije se katër turistët në orën 10.07 datë 15.10.2021 kanë dalë nga pika kufitare e Qafe Thanës dhe janë kthyer në orën 17.07 datë 15.10.2021 nga pika kufitare Tushemisht. Rreth orës 20.00 janë kthyer në hotel ku dhe kanë prenotuar ambientet e SPA-së.

Ndër të tjera bëhet me dije se, nga këqyrja e vendit të ngjarjes u konstatua se: Kufomat u gjetën në katin perdhe (kati 0) të godinës së hotelit ku në anën veriore të këtij kati ndodhet zona e pishinës së ngrohtë dhe SPA-së. Të vendosur në qendër të të cilit ndodhet pishina ë skajin veri perëndimor të këtij ambienti gjendet e vendosur, sauna e cila në momentin e këqyrjes rezulton në punë dhe në pultin e saj lexohet shënimi elektronik 19.14 dhe temperature 63 gradë celcius dhe theksohet se tek asnjëra nga kufomat nuk u vërejtën dëmtime trupore. Nga ky ambient u morën në cilësinë e provave materiale dy telefona celular të viktimave dhe veshja të përdorura prej tyre. Në vijim nga uji i pishinës u morën conform procedurave standarde për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik

Përmes kësaj dosje, prokuroria tregon se nga dhomat në të cilat ishin akomoduar viktimat u morën për ekzaminime të mëtejshme produktet ushqimore dhe mbetje të tyre me qëllim ekzaminimet.

Në funksion të veprimeve hetimore për këtë ngjarje ndër të tjera janë administruar edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë ku nga këqyrja paraprake e tyre rezulton se viktimat deri në momentin e futjes në ambientet e SPA-së kanë qenë në gjendje të rregullt fizike.

Kështu, duke nxjerrë rezultatin nga çdo material i grumbulluar së bashku me dëshminë e shoqërueses, prokuroria pritet të nxjerrë shumë shpejtë ekspertizën finale  me përcaktimin e shkaqeve të vërteta që çuan në vdekjen e 4 turistëve rusë

E.H /gijotina.com/

Etiketa: deshmiadosjaTuriste

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Rusia identifikon variant të ri të koronavirusit, më ngjitës se Delta

Rusia identifikon variant të ri të koronavirusit, më ngjitës se Delta

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com