GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Çfarë ushqimet duhet të konsumoni më shpesh kur vuani nga ankthi?

20:57 - 10/04/23
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë ushqimet duhet të konsumoni më shpesh kur vuani nga ankthi?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ankthi është një nga çrregullimet më të përhapura të shëndetit mendor. Në përgjithësi karakterizohet nga ndjenja të vazhdueshme tensioni, shqetësimi dhe nervozizmi që mund të ndikojnë edhe në jetën e përditshme. Në shumë raste, mjekimi është edhe mënyra kryesore e trajtimit. Megjithatë, ka disa strategji që mund t’ju ndihmojnë në reduktimin e simptomave të ankthit, duke filluar nga teknika e duhur e frymëmarrjes e deri tek ushqimet që konsumoni. Ka disa ushqime që mund të ndihmojnë në mbështetjen e funksionit të trurit dhe në uljen e ashpërsisë së simptomave tuaja, kryesisht për shkak të vetive të tyre nxitëse të trurit.

Kamomili

Falë vetive antioksiduese dhe anti-inflamatore, kamomili mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit të lidhur me ankthin.Megjithëse mekanizmat nuk janë të qartë, besohet se ai ndihmon në rregullimin e neurotransmetuesve që lidhen me gjendjen shpirtërore si serotonina, dopamina dhe acidi gama-aminobutirik.

Shafrani i Indisë

Kjo erëz përmban kurkumin, që njihet për rolin e tij në përmirësimin e shëndetit të trurit dhe parandalimin e çrregullimeve të ankthit. Falë këtyre vetive, kurkumina mund të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit të qelizave të trurit që lidhen me inflamacionin kronik dhe stresin oksidativ.

Çokollata e zezë

Disa studime sugjerojnë se flavonolet tek çokollata e zezë, një lloj antioksidanti, mund të rrisin rrjedhjen e gjakut në tru dhe të përmirësojnë rrugët e sinjalizimit të qelizave Këto efekte mund t’ju lejojnë të përshtateni më mirë me situatat stresuese që mund të çojnë në ankth dhe çrregullime të tjera të humorit. Por kini parasysh se çokollata e zezë duhet konsumuar në moderim, pasi është e lartë në kalori dhe mund ta teproni lehtë me kosnumin e saj.

Salmoni

Salmoni përmban lëndë ushqyese që promovojnë shëndetin e trurit, duke përfshirë vitaminën D dhe acidet yndyrore omega-3.Këto lëndë ushqyese mund të ndihmojnë në rregullimin e neurotransmetuesve dopaminë dhe serotonin, gjë që mund të ofrojë qetësi dhe relaks. Në veçanti, një regjim ushqimor i pasur me këto lëndë ushqyese, ka treguar se shoqërohet me shkallë më të ulët të ankthit.

Etiketa: Ushqimet

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Përdorimet e llumit të kafesë

Përdorimet e llumit të kafesë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com