GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ç’fshihet pas vrasjes së Alfons Ndocit në burgun grek? Kontrolle në qelinë ku mbahej Laert Haxhiu

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Ç’fshihet pas vrasjes së Alfons Ndocit në burgun grek? Kontrolle në qelinë ku mbahej Laert Haxhiu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gardianët grekë të Koridhalos kanë mësyrë mesditën e sotme në dy qeli ku janë mbajtur të burgosur shqiptarë.

Kontrolleve i është ushtruar qelia 32 e Etem Hoxhës dhe qelia 30 ku është mbajtur Laert Haxhiu para se të ekstradohej në Shqipëri.

Burime bëjnë me dije se kontrollet po kryhen lidhur me hetimet për vrasjen e të burgosurit 35-vjeçar shqiptar Alfons Ndoci dhe plagosjen e 46-vjeçarit kosovar Altin Vokrri në 26 Qershor. Vrasjen e mori përsipër Xhuliano Halili, një shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për dy vrasje, ndërsa pamjet e siguruara nga mediat greke treguan se në përplasje kishin marrë pjesë disa të burgosur mes tyre edhe Etem Hoxha.

Edhe pse vrasja u konsiderua fillimisht se ndodhi për shkak të një konflikti lidhur me futjen ose jo në qeli të të dënuarve pas protestës së tyre lidhur me kondicionimin e qelive, ngjarja duket se ka edhe prapaskena të tjera.

Konkretisht mendohet se gardianët mund të kenë krijuar kushtet për vrasjen e Alfons Ndocit. Përvec kësaj, ka dyshime se vrasja mund të jetë e paguar nga “mafia e Mykonos”. Konkretisht në 2 korrik në Athinë u ekzekutua topografi grek Panagiotis Stathis, 54-vjec. Stathi ishte sulmuar tre herë më parë në Mykonos dhe Athinë. Dy nga këto sulme mendohet se i ka kryer Alfons Ndoci, i paguar nga persona të fuqishëm me interesa ndërtimi në ishullin grek. Dyshimet janë se për të krijuar kushte për vrasjen e Stathit, fillimisht është urdhëruar vrasja e Alfons Ndocit, me qëllim që ai mos të fliste për urdhëruesit e mundshëm të vrasjes së topografit.

Lidhjet e Ndocit me “mafien e Mykonos”

Alfons Ndoci dyshohet se ka operuar në Mykonos nën urdhrat e biznesmenit shqiptar Tonin Preka 42 vjec. Mes urdhrave që ka marrë nga Preka, dyshohet se ka qenë edhe rrahja e një biznesmeni, i cili aktualisht dyshohet si urdhërues i vrasjes së topografit. Megjithëse punoi për Prekën, Ndoci u nda prej tij për mosmarrëveshje ekonomike. Në nëntor 2022, Ndoci u kthye në Mykonos dhe rrahu e grabiti Tonin Prekën. Bashkë më shqiptarin Gerald Jaho, 25 vjec, ata i morën Prekës 40 mijë euro. Në janar 2023, teksa ndodhej në një qendër tregëtare në Athinë, Preka ka pikasur dy shqiptarët dhe ka njoftuar policinë se dy personat që e kishin grabitur ndodheshin pikërisht aty. Policia arriti t’i kapë ata pas një ndjekje me makina që shkaktoi edhe përplasje me mjete të parkuara. Policia u gjeti dy shqiptarëve 2 pistoleta “Berreta” dhe “Sig Sauer”, 1 krehër pa fishekë, 17 fishekë, 1 pako marijuanë, 16.207 euro dhe kartmonedha të shteteve të ndryshme. Gjatë verifikimit, rezultoi se Ndoci kërkohej për “grabitje në bashkëpunim” dhe kishte dy dënime me 3 vjet burg për “armëmbajtje nga një i burgosur” dhe “vjedhje”, ndërsa Jaho kërkohej për “grabitje në bashkëpunim”.

Ndoci ishte arratisur nga burgu me atë që mori përsipër vrasjen e tij

Alfons Ndoci rezulton se në vitin 2014, gjatë një grabitje në Elefsina, vrau pronarin e dyqanit për shkak se ai rezistoi. Gjatë kohës që ishte në burg, në vitin 2018 ai u arratis nga mjeti i transportit të burgut në Portin e Patras bashkë me tre të burgosur të tjerë, përfshirë Xhuliano Halilin. Madje me këtë të fundit u kap disa ditë më pas nga policia. Ky i fundit është personi që morri përsipër vrasjen e Ndocit në Koridhalo disa ditë më parë. Xhuliano Halili 41 vjec, i njohur si “Niko” rezulton i dënuar për vrasjen e babë e bir, Fillim e Oligert Mesaja, 35 e 2 vjec në vitin 2011 në Kalamata. Vrasja atëherë ishte porositur nga krimineli famëkeq grek Vasilis Varelas për larje hesapesh. Në janar 2021, Varelas u gjet nga policia greke në një mjet “BMË” me xhama të zinj bashkë me shqiptarin Alket Rizai. Të dy kishin dalë me leje nga burgu.

Alfons Ndoci i penduar? “Zougla”: “Kemi dëshmi të tij”

Sipas medias greke “Zougla”, Alfons Ndoci, para se të vritej, me sa duket nga frika se mund t’i ndodhte diçka e rëndë, ishte kujdesur që të niste tek “Zougla” bisedat e regjistruara mes tij dhe një partneri kontraktor në Mykonos. Media greke pretendon se i ka këto rregjistrime por ende nuk i ka publikuar. E njëjta media hedh dyshime se vrasja e Ndocit është lejuar nga gardianët e burgut pasi nga pamjet e siguruara prej saj del se Xhuliano Halili dhe Etem Hoxha dalin të armatosur me thika nga zyra e kryegardianit Lamropoulo dhe janë lejuar të kalojnë sektorin nga gardiani Kokkinakis i cili u ka hapur portën. Sapo ai e ka mbyllur sërish atë, dy shqiptarët kanë sulmuar Alfons Ndocin.

Etiketa: Alfons Ndociburgu grekKryesore1Laert Haxhia

Lajme të lidhura

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit
Breaking Views

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias
Sport

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26
Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!
Breaking Views

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

20:41 - 21/06/26
Para
Olsi Rama në SPAK për dosjen ‘Xibraka’: Jam “person në dijeni”, dhashë shpjegime

Olsi Rama në SPAK për dosjen 'Xibraka': Jam "person në dijeni", dhashë shpjegime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit
Breaking Views

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26

Rreth 2.2 miliardë lekë i janë dhënë me tender të dyshimtë biznesmenit të njohur të naftës dhe gazit, Isuf Berberi....

Lexo më shumë
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26
Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

20:41 - 21/06/26
“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

20:31 - 21/06/26
Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

20:20 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetparibu girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis