GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Champions League, dy përballjet kryesore zhvillohen në Itali

10:06 - 03/10/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Champions League, dy përballjet kryesore zhvillohen në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas përfundimit të fazës së parë të grupeve, të UEFA Champions League, e cila ishte spektakolare dhe me një numër të lartë golash, mbrëmjen e kësaj të marte, kompeticioni më i rëndësishëm për klube në botë do të startojë përballjet e fazës së dytë të grupeve, ku nuk do të mungojnë as përplasjet e “titanëve”.

Kështu, në grupin A, “djajtë e kuq” të Manchester United kërkojnë të hedhin “pas krahëve”, humbjen ndaj “bavarezët” të Bayern Munich, si dhe serinë e humbjeve në kampionat, teksa në mitikun “Old Trafford” do të përballen me kampionët turq të Galatasaray, në një sfidë që premton spektakël të vërtetë. Në përballjen tjetër, “bavarezët” e Bayern Munich do të udhëtojnë drejt transfertës daneze të Copenhagen, në një ndeshje ku nuk pritet asgjë tjetër përveç fitores së gjermanëve.

Në grupin B, “topçinjtë” e Arsenal kërkojnë të ruajnë formën e mirë, në prag të përballjes të së dielës, ndaj Manchester City, teksa mbrëmjen e sotme do të përballen me francezët e Lens, në një përballje që nuk pritet të kenë vështirësi. Në krahun tjetër, nënkampionët e Holandës, PSV do të presin në “shtëpinë” e tyre, “andaluzianët” e Sevilla, në sfidën që pritet të tregojë më shumë mbi emrin e skuadrës që do të pozicionohet në vendin e 2-të në grup, pas “topçinjve”.

Në grupin C, “galaktikët” e Real Madrid do të udhëtojnë drejt transfertës së “Diego Armando Maradona”, ku do të sfidohen nga kampionët e Italisë, Napoli, në një përballje që pritet të jetë e luftuar nga të dyja skuadrat. Në sfidën tjetër të grupit, gjermanët e Union Berlin kërkojnë t’i japin fund krizës së 5 humbjeve radhazi, teksa në “Olympiastadion” të Berlinit do të presin portugezët e Braga, në një sfidë që nuk premton asgjë më pak se “beteja” në fushën e blertë.

Ndërkaq, në grupin D, nënkampionët e Evropës, Inter do të presin në mitikun e Italisë, “Giuseppe Meazza”, “shqiponjat” e Benfica, me teknikun Simone Inzaghi, që pritet të ketë në dispozicion të gjithë “zikaltërit” e tij dhe një Lautaro Martinez në super formë, i cili mbrëmjen e së shtunës arriti të shënojë plot 4 gola, në 30 minuta, në sfidën ndaj Salernitana. Në krahun tjetër, “baskët” e Real Sociedad do të udhëtojnë drejt Austrisë, aty ku i presin kampionët vendas të Salzburg, me këta të fundit që do të kërkojnë të ruajnë formën e mirë, pas një fitoreje “surprizë” në transfertën e Benfica, në përballjen e fazës së parë.

Who will shine on Tuesday? ✨#UCL pic.twitter.com/jRDqPsFlTj

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 3, 2023

Etiketa: Champions League

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Ngjarja e rëndë/ Shqiptari sulmon me armë punonjësit e një biznesi

Ngjarja e rëndë/ Shqiptari sulmon me armë punonjësit e një biznesi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com