GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Champions/ Siti dhe Reali dhurojnë spektakël dhe lënë të hapur kualifikimin, Juvja vuan ndaj PSV; Dortmundi me “një këmbë” në turin tjetër

23:03 - 11/02/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Champions/ Siti dhe Reali dhurojnë spektakël dhe lënë të hapur kualifikimin, Juvja vuan ndaj PSV; Dortmundi me “një këmbë” në turin tjetër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përfundojnë ndeshjet e raundit të parë të fazës me eliminim direkt në Champions League. Supersfida e luajtur në “Etihad Stadium” mes Mançester Sitit dhe Realit të Madridit është mbyllur me fitoren e madrilenëve me rezultatin 2-3, duke lënë të hapur kualifikimin në ndeshjen e kthimit.

“Qytetarët” zhbllokuan ndeshjen në minutën e 19.Sulmuesi norvegjez, Erling Haland, tregon aftësinë e tij para portës, teksa me një gjuajtje të lehtë dhe të kalibruar dërgoi topin në rrjetë pas asistimit nga Josko Gvardiol.

Reali i Madridit barazoi shifrat në minutën e 60.Kilian Mbape bëri të heshtin tifozët në “Etihad” pasi dërgoi topin në rrjetën e anglezëve.

Sulmuesi francez, pas një pasimi spektakolar të Sebajos lëshoi një gjuajtje të menjëhershme nga brenda zonës duke mposhtur portierin Ederson.

Në minutën e 80, Erling Haland nuk fali nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm ekipit të tij që vazhdon krizën e rezultateve.

Në minutën e 86, rrjeta u tund sërish në “Etihad”, kësaj here ishte Brahim Diaz që mposhti portierin Ederson dhe barazoi shifrat. Futbollisti zgjodhi të mos festonte për shkak të së shkuarës te “qytetarët”.

Kur ndeshja mendohej se do të mbyllej në paqe dhe dy ekipet do të “shtrëngonin duart”, skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti gjeti golin e fitores, duke zhytur akoma edhe më shumë Sitin në krizë edhe në Champions League.

Në minutën e 90+2, Belingam shënoi në shtesë dhe shtangu tifozët vendas.

Juventusi ka mposhtur me vështirësi 2-1 PSV Eindoven.

Italianët realizuan të parët me Ueston MekKeni në minutën e 34, ndërsa në krahun tjetër miqtë iu gëzuan golit të Ivan Perisiç në minutën e 56.

Sulmuesi kroat rikthehet kështu të ndëshkojë bardhezinjtë, teksa në të kaluarën e ka bërë me fanelën e Interit, klub me të cilin luajti për plot 7 vite.

Në minutën e 82, Mbangula ishte ai që vulosi fitoren e bardhezinjve, duke mbajtur gjallë shpresat e Juves për në turin tjetër.

Në ndeshjen tjetër, Dortmundi ka triumfuar në transfertë me rezultatin e pastër 0-3, duke vendosur njërën këmbë në turin tjetër të Champions League.  Serhu Girasi zhbllokoi sfidën në minutën e 60, ndërsa Paskal Gros 8 minuta më vonë dyfishoi shifrat për verdhezinjtë.

Karim Adejemi me golin e realizuar në minutën e 82 i vendosi vulën këtij takimi dhe kualifikimin pothuajse 100% të Dortmundit.

Etiketa: ChampionsChampions League

Lajme të lidhura

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha
Breaking Views

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë
Sport

Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë

21:07 - 04/04/26
Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun
Sport

Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun

20:52 - 04/04/26
Para
Vizita në SHBA, Netanyahu do të takohet edhe me Kamala Harris

Netanyahu paralajmëron rifillimin e luftës në Gaza

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha
Breaking Views

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Lexo më shumë
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26
Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë

Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë

21:07 - 04/04/26
Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun

Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun

20:52 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com