GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Champions, sonte do zbulohen dy çerekfinalistet e para

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikthehet më spektakolare se kurrë UEFA Champions League

This picture shows the UEFA Champions League trophy prior to the draw for the 2021/2022 European football tournament in Istanbul on August 26, 2021. (Photo by OZAN KOSE / AFP) (Photo by OZAN KOSE/AFP via Getty Images)

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

UEFA Champions League rikthehet mbrëmjen e sotme me takimet e kthimit të fazës 1/8 me të katër ekipet akoma me përqindje të madhe mundësish për të kaluar më tej. Benfica, pavarësisht avantazhit prej dy golash të akumuluar në Belgjikë, nuk mund të zbresë në fushë e relaksuar ndaj Club Brugge.

Roger Schmidt do të zbresë në fushë me rreshtimin 4-2-3-1. Në portë do të jetë Vlachodimos, në mbrojtje, sipas raportimeve, pritet të startojnë, Bah, Antonio Silva, Otamendi dhe Grimaldo. Reaparti i mëzit të fushës, do t’i besohet, Aursnes, Florentino në qendër ndërsa Nerez dhe Mario do të luajnë nga krahët me Silvan që do të aktivizohet si trekuartist. I ngarkuar me detyrën e të shënuarit të golave, do të jetë Gonçalo Ramos.

Nga ana tjetër, belgët, edhe pse jo favorit, në letër, nuk dorëzohen lehtë me trajnerin e tyre, Scott Parker që është shprehur se do të bëjnë të pamundurën për të kaluar në fazën tjetër të turneut.

Rreshtimi i ekipit “Zikaltër” pritet të jetë po ashtu 4-2-3-1, me Mignolet në portë që do të ketë mbështetje në ruajtjen e katërkëndëshit, nga Mata, Sylla, Mechele dhe Meijer. Në mesfushë priten të jenë titullarë, Odoi, Onyedika, Buchanan, Lang dhe Vanaken. Në sulm, do t’i besohet katalanasit Jutgla.

 

Takimi tjetër i mbrëmjes është ai që vendos përballë, Chelsea dhe Borussia Dortmund. Londinezët, të motivuar nga fitorja në kampionat me Leeds United do kërkojnë një tjetër sukses ndaj një-herë kampionëve të kontinentit.

Kjo sfidë është e rëndësishme jo vetëm për vazhdimësinë, këtë sezon, por gjithashtu do shërbejë si kamerdare shpëtimi për trajnerin e bluve Graham Potter, që duhet thënë se muajin e fundit, ka vuajtur shumë në eksperiencën e tij të parë më një klub të elitës europiane.

Potter, do ta rreshtojë ekipin e tij me një formacion 3-4-2-1. Kepa pritet të luajë në portë, i mbështetur nga treshja e mbrojtjes, e përbërë nga Chalobah, Koulibaly dhe Fofana. Në mesfushë do të startojnë, Kovaçiç dhe Fernandez në qëndër, të mbështetur nga James edhe Chillëell nga krahët. Sterling dhe Joao Felix pritet që të mbështesin sulmuesin e vetëm, të deklaruar, të ekipit, Kai Havertz

Nga ana tjetër, Dortmund, do kërkojë të prishë planet e Potter, duke synuar një kualifikim që do të ishte një sukses tejet i rëndësishëm për trajnerin e “Verdhezinjve”, Edin Terziç.

Tekniku boshnjak, pritet të ketë të startojë në këtë sfidë me portierin Alexander Meyer i cili me performancat e tij ka fituar besimin e trajnerit. Niklas Sule, Nico Schlotterbeck, Marius Wolf dhe Raphael Guerreiro, do të jenë katërshja e mbrojtjes.

Në mesfushë, Terziç, i zë besë, Emre Can, Salih Ozcan dhe anglezit Jude Bellingham. Ndërkohë reparti i avancuar do ti besohet, kapitenit legjendar, Marco Reus së bashku me Julian Brandt dhe Sebastien Haller me Donyell Malen që mund të aktivizohet në pjesën e dytë.

Etiketa: benficaBruggeBVBChampions LeagueChelsea

Lajme të lidhura

Për herë të parë do luajë kundër Anglisë, Messi s’i fsheh emocionet: Mezi po e pres!
Sport

Për herë të parë do luajë kundër Anglisë, Messi s’i fsheh emocionet: Mezi po e pres!

18:49 - 12/07/26
Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë
Breaking Views

Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

09:35 - 12/07/26
Për herë të parë në gjysmëfinalet e Botërorit shkojnë 4 skuadrat më të mira në Botë sipas FIFA-s
Sport

Për herë të parë në gjysmëfinalet e Botërorit shkojnë 4 skuadrat më të mira në Botë sipas FIFA-s

09:00 - 12/07/26
Para
Kanadaja nis hetimet për ndërhyrjen e Kinës në zgjedhjet e saj

Kanadaja nis hetimet për ndërhyrjen e Kinës në zgjedhjet e saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Për herë të parë do luajë kundër Anglisë, Messi s’i fsheh emocionet: Mezi po e pres!
Sport

Për herë të parë do luajë kundër Anglisë, Messi s’i fsheh emocionet: Mezi po e pres!

18:49 - 12/07/26

Lionel Messi e ka pranuar se është i emocionuar për gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Anglisë, një sfidë që...

Lexo më shumë
Edhe Dua Lipa reagon me kritika ndaj Ramës: Më shqetëson që ligjet ndryshohen pa pyetur qytetarët

Edhe Dua Lipa reagon me kritika ndaj Ramës: Më shqetëson që ligjet ndryshohen pa pyetur qytetarët

18:28 - 12/07/26
Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?

18:03 - 12/07/26
“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë

“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë

16:44 - 12/07/26
Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

16:13 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com