GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ç’hapa do të ndjekë Berisha nëse vendoset masë më e fortë sigurie? Gjokutaj zbulon strategjinë

22:48 - 06/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Detyrim paraqitje’, avokati Gjokutaj ankimon masën ndaj Berishës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Genc Gjokutaj, avokati mbrojtës i Sali Berishës, i cili po hetohet nga SPAK lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, zbuloi në emisionin “Debat” në A2CNN, hapat e radhës që do të ndjekë ish-kryeministri, pasi këtë të hënë nuk u paraqit përpara OPGJ, sikundër përcaktohet në vendimin e GJKKO.

Duke nënvizuar se nuk ka ende një vendim gjykate të zbardhur që e detyron Berishën të paraqitet para Prokurorisë së Posaçme, Gjokutaj tha se ligji është shkelur nga GJKKO.

“Duhet të kuptojmë se ligji nuk është shkelur nga zoti Berisha, por nga kërkuesi dhe nga gjykata që ka pranuar një kërkesë antikushtetuese dhe të paligjshme në kërkim të kompetencës së ushtruar. Edhe agravimi i masës, që diskutohet me shumë zjarr, e kanë shumë për qejf këtë punë, duhet të kuptoni se kjo masë nuk ekziston në kuptim të ligjit, pasi nuk ekziston vendimi në kuptim të ligjit. Është një vendim i marrë në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin procedural penal dhe si e tillë është inekzistente. Pra kur kemi të bëjmë me një vendim nul, që do të thotë zero çdo kufizë tjetër që shumëzohet është nul. Duhet të ketë një masë të marrë sipas ligjit, që më pas të thuash se kjo është e papërshtatshme, ose ka shkelur ligjin dikush dhe duhet përforcuar me masa të tjera.”

I pyetur se si do të veprojnë për t’u mbrojtur në kushtet kur gjykata mund të vendosë një masë më të ashpër sigurie, Gjokutaj u përgjigj: “Ne i kemi bërë kërkimet tona në gjykatë. Gjykata është e detyruar në bazë të ligjit të pranojë shkeljet që ka kryer dhe në momentin kur procesi do jetë në përputhje me jurisprudencën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ne jemi të interesuar që të jetë sa më i rregullt. Gjithë kjo lufta jonë bëhet që nëpërmjet një procesi të rregullt ligjor, proceduralisht korrekt jemi të gatshëm të flasim për një proces sipas ligjit.”

Ai tha se procesi ndaj Berishës për çështjen “Partizani”, është “pjesë e një programi politik që synon zgjedhjet e ardhshme”. “Nuk ka lidhje këtu as me ligj as me prova”, theksoi Gjokutaj.

Etiketa: berishaGjokutajSpak

Lajme të lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Para
“Po gënjeni”, Shehaj: “Eagle Hills” nuk i njohim pronarët

Agron Shehaj deklaron largimin nga PD, zbardhet arsyeja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera
Breaking Views

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Lexo më shumë
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com