GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Chelsea mund Cityn dhe fiton Ligen e Kampioneve

21:04 - 29/05/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Chelsea mund Cityn dhe fiton Ligen e Kampioneve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për të dytën herë në historinë e tyre, Chelsea shpallet kampione e Europës. Skuadra e Thomas Tuchel, i cili e kishte finalen e dytë radhazi, fitoi minimalisht me shifrat 0-1 ndaj Manchester Cityt falë një goli të Kai Havertz, blerjes më të shtrenjtë verës së shkuar (80 milionë euro). 21-vjeçari u bë gjermani i më i ri në histori, që shënon në një finale të Champions.

Pjesa e parë nisi dhe vazhdoi shumë aktive për të dy skuadrat dhe mesfusha “nuk ekzistonte”, pasi sfera transferohej menjëherë nga porta në portë. Chelsea ishte e vendosur më mirë në mbrojtje dhe Manchester City e rrezikoi pak portën e Mendy.

Nga ana tjetër, kampionët e Anglisë e nisën me shumë lojtarë ofensivë nuk kishin ekuilibrat e duhur dhe u rrezikuan shumë nga Chelsea, që gjeti golin e avantazhit në minutën e 42-të me Kai Havertz, pasi kishte rrezikuar më parë me Timo Werner.

Tre minuta më parë ishte larguar nga fusha Thiago Silva i dëmtuar, por kjo nuk përberi ndryshime në fushë për blutë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e londinezëve. Në pjesën e dytë topi ishte në pjesën më të madhe në këmbët e Manchester Cityt, që pësoi një goditje të rëndë, kur De Bruyne u dëmtua në fytyrë dhe iu desh të linte fushën.

Skuadra e Guardiolas bëri maksimumin për të çarë rrethimin para portës së Mendy dhe krijoi disa raste, më flagranti me Foden, por në fund porta qëndroi e paprekur dhe gjeniu spanjoll humbet kështu finalen e parë të Champions League në karrierën si trajner dhe dështon sërish të fitojë Kupën me veshë të gjatë që nga largimi nga Barcelona.

Lajme të lidhura

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje
Breaking Views

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Para
Komisioni per shkarkimin e Ilir Metes, “shperthen” Murrizi

Komisioni per shkarkimin e Ilir Metes, "shperthen" Murrizi

TË FUNDIT

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin e tij, thanë të premten zyrtarët amerikanë dhe media shtetërore iraniane....

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com