GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Chiesa: Jemi të gjithë si vëllezër, Mancini arkitekti i kësaj Italie

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Chiesa: Jemi të gjithë si vëllezër, Mancini arkitekti i kësaj Italie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federico Chiesa ka prekur disa tema në prononcimin e dhënë për sajtin zyrtar të UEFA-s. Nga dëmtimi i Leonardo Spinazzolës te rekordi i golave në Euro 2020 (kanë gjetur golin në Europian me Italinë ai dhe babai Enrico).

Më pas fitorja me Belgjikën dhe dueli gjysmëfinal ndaj Spanjës (nesër, 21:00). Në fund një koment edhe për Alvaro Moratën, shok skuadre te Juventusi, “armik” nesër në “Wembley” të Londrës.

“Më vjen shumë keq për Spinazzolën, pasi po zhvillonte një Europian madhështor. Ai është një lojtar vendimtar për ne. Ne jemi realisht të gjithë si vëllezër. I uroj më të mirat, është një futbollist i madh, do na mungojë në këto ndeshje.

Tani duhet të mendojë vetëm për t’u rikuperuar, ne do të përpiqemi t’i dhurojmë një gëzim të madh“, deklaron sulmuesi i djathtë i Italisë. Më pas goli ndaj Austrisë, që zhbllokoi takimin dhe i hapi rrugën kualifikimit të skuadrës së Mancinit.

“Çifti i parë baba dhe djalë që shënojmë në një Europian? Ishte një ndjenjë fantastike të çoja emrin tim dhe të familjes time kaq lart në futbollin europian dhe botëror. Ndihem krenar. Fola me babanë në telefon, ishte i lumtur për golin tim, por edhe më shumë për kualifikimin. 

Përjetova një gëzim të madh ndaj Austrisë. Të luaja në Wembley një ndeshje aq të rëndësishme për popullin tonë dhe të realizoja golin që i hapi rrugës fitores, ishte një emocion edhe më i madh.

Është një ëndërr që e kemi pasur të gjithë kur ishim të vegjël: të luajmë me kombëtaren, të marrim pjesë në turne të tilla dhe të shënojmë gola“, thekson Chiesa, i cili ndalet edhe te suksesi 2-1 me Belgjikën.

“Zhvilluam një ndeshje të madhe. Meritën kryesore e ka trajneri, i cili ka kryer një punë madhështore në dy vitet e fundit, për idenë e futbollit që ka sjellë dhe entuziazmin që ka krijuar. Rezultatet pozitive po vijnë. 

Grupi është forca jonë, e duam shumë njëri-tjetrin, kjo ka ndodhur falë entuziazmit që ka krijuar Mancini. Duhet t’i japim meritat që i takojnë, ka rikthyer kombëtaren në nivele të larta. Jemi vëllezër me njëri-tjetrin“.

Në fund Spanja, pengesa për kalimin në finalen e madhe të 11 korrikut, dhe Alvaro Morata. “Na pret një ndeshje e vështirë. Ata e mbajnë shumë topin, por të njëjtën gjë synojmë edhe ne. Do të jetë një sfidë e ashpër, njësoj si të gjithë ndeshjet që kemi luajtur deri tani.

Ata luajnë me skemën 4-3-3, por kanë një modul disi ndryshe nga i yni. Ne jemi më dinamikë në fushë, bëjmë më shumë ndryshime pozicionesh në të dy fazat e lojës; mbrojtje dhe sulm.

Nuk është se frymëzohemi nga Spanja, por kemi pothuajse të njëjtën ideologji loje: qarkullim topi, presing lart dhe objektivin për të dominuar skuadrën kundërshtare. Qarkullimin e topit e shfrytëzojmë për t’i finalizuar aksionet me gola. 

Morata? Kemi biseduar, e kemi uruar njëri-tjetrin për golat e shënuar. Sigurisht që do përshëndetemi në fushë, e dua shumë Alvaron. Ai ka qenë një nga futbollistët që më ka ndihmuar shumë të përshtatem te Juventusi. 

Do të jetë bukur të përballem me të në një gjysmëfinale Europiani. Unë ëndërroj ta fitoj këtë kompeticion, por duhet të jem totalisht i përqendruar te ndeshja me Spanjën“, përfundoi Federico Chiesa.

Etiketa: Italia

Lajme të lidhura

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League
Sport

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën
Sport

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

15:29 - 22/10/26
U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës në Prokurorinë e Posaçme
Aktualitet

U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës në Prokurorinë e Posaçme

15:01 - 22/10/26
Para
I zënë pritë dhe e nxjerrin me forcë nga “Benzi”, dhunohet me shkopa bejsbolli 39-vjeçari në Sarandë

I zënë pritë dhe e nxjerrin me forcë nga "Benzi", dhunohet me shkopa bejsbolli 39-vjeçari në Sarandë

TË FUNDIT

Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare
Breaking Views

Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare

21:58 - 22/10/26

Studenti protestues Visar Martinaj, i ftuar në News24, ka folur për intensitetin e protestave të ditëve të fundit, duke akuzuar...

Lexo më shumë
“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

21:36 - 22/10/26
Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun

Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun

21:15 - 22/10/26
Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

20:40 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com