GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Ciaran” godet Europën Perëndimore, disa viktima. Shkulen pemë dhe … (VIDEO)

18:56 - 02/11/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ciaran” godet Europën Perëndimore, disa viktima. Shkulen pemë dhe … (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Ciaran” stuhia që ka goditur disa shtete në Europën Perëndimore dhe Britaninë e Madhe po shkakton kaos.

Në Francë raportohet për të paktën 5 viktima dhe plagosjen e shumë të tjerëve, ndërsa shpejtësia e erës e regjistruar arrin në mbi 190 km/h. Si pasojë janë shkulur pemët duke e bërë të pamundur lëvizjen e qytetarëve.

Sipas autoriteteve franceze rreth 15 persona janë lënduar në pjesën perëndimore dhe veriore të vendit. Shtatë nga të lënduarit janë punonjës të ekipeve të emergjencës.

Rreth 1.2 milionë familje franceze kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa linjat hekurudhore në një zonë të Francës Perëndimore janë pezulluar.

Një situatë e rënduar paraqitet edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Dhjetra familje janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehim në hotele. Qindra shkolla në jugperëndim të Anglisë janë të mbyllura ndërsa aeroportet dhe linjat hekurudhore kanë ndalur punën.

Autoritetet britanike u kanë bërë thirrje banorëve që të përgatiten për përmbytje, pasi nivelet e disa lumenjve mbeten të larta.

Në Spanjë, ku stuhia goditi pjesën më të madhe të vendit me shira të dendur dhe erëra të forta është shënuar edhe një viktimë.

Një grua humbi jetën pasi një pemë ra mbi të. Tre persona të tjerë po në kryeqytetin spanjoll kanë mbetur të lënduar. Parqet në kryeqytet dhe qytete të tjera në Spanjë u mbyllën dhe disa fluturime u anuluan.

Një situatë e ngjashme paraqitet edhe në Belgjikë aty ku ka edhe një viktimë dhe raportohet për disa të lënduar.

Etiketa: CiaraneuropaStuhi

Lajme të lidhura

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual
Botë

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

21:01 - 30/03/26
BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite
Botë

BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite

22:38 - 29/03/26
Para
Politikani serb hyn në zgjedhje me sloganin e Kosovës së pavarur

Politikani serb hyn në zgjedhje me sloganin e Kosovës së pavarur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4
Breaking Views

Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

16:59 - 01/04/26

Asambleja e Partisë Socialiste është ndalur në njësinë 4 në Tirane, ku ndodhet i pranishëm edhe kryeministri Rama. Drejtuesi i...

Lexo më shumë
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…

Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…

16:17 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com