GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Çiftet e reja përballë çmimeve marramendëse të apartamenteve, Bashkia e Tiranës ‘harron’ kreditë e buta për 2023!

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana, mbetet një nga qytetet më të vështira për të përballuar koston e jetesës në raport me të ardhurat. Kostoja kryesore dhe më e lartë është ajo e banesës, dhe më e vështirë është për çiftet e reja që nisin jetesën në Tiranë, në mes të vrullit të pandalshëm të çmimeve të apartamenteve. Çmimet nga ekspertët e tregut konsiderohen të palogjikshme për vendin.

Bashkia në fushatë, harron kreditë e buta!

Për të ndihmuar familjet e reja Bashkia e Tiranë, prej 2018 nisi një program strehimi, duke miratuar një fond për kredi të buta.

Ky program është premtuar të zbatohet edhe për vitin 2023. Teksa prezantonte buxhetin e vitit 2023, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj premtoi 1000 kredi të buta edhe për vitin 2023. Në këtë mënyrë familjet që marrin kredi për blerje banese kanë interes jo më të lartë se 3%, dhe interesi subvencionohet nga Bashkia.

“Ne duam që edhe vitin tjetër të kalojmë një paketë me rreth 1 mijë kredi të buta për të gjitha çiftet e reja që duan një ndihmë nga Bashkia Tiranë për të ecur më tej”, tha Veliaj në nëntor të 2022.

Por teksa po kalojnë 5 muaj, ende Bashkia nuk ka hapur asnjë thirrje për të dhënë kreditë e buta për familjet e reja. Mesa duket fokusimi pas fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit nuk i ka lënë hapësirë bashkisë Tiranë, të mendojë për çiftet e reja, që presin të bëhen me shtëpi por që çmimet nuk ua mundësojnë një gjë të tillë.

Ndërsa vjet thirrja u hap në fillim të vitit për 727 aplikime, që ishte një numër i ulërt në raport me vitet e kaluara, por që sipas kryebashkiakut kjo rënie vinte si pasojë e krizës që shkaktoi lufta në Ukrainë.

Megjithatë kritikat dhe dritëhijet për këtë skemë nuk kanë të ndalur kjo edhe për shkak se një numër i lartë përfituesisht nga kredia e butë janë nga administrata, punonjës bashkie, specialistë etj.

Ashtu si shumë nisma të qeverisë edhe kjo e kredisë së butë nuk mund të kalonte pa u prekur nga korrupsioni dhe favorizimi, siç ka ndodhur edhe me skemën subvencionit të kredisë së butë që jep Bashkia Tiranë.

Fondet e bashkisë VS çmimet reale të tregut

Për të përfituar nga skema e subvencionit të interesave të kredisë, Bashkia e Tiranës ka vënë edhe disa kritere dhe kufinj për të ardhruat. për çiftet e reja që bashkia thotë se po i mbështet, ajo ju garanton vetëm një garsoniere, dhe vlera totale e kredisë është 4.4 milionë lekë. Për familjet me 3 persona parashikohet apartament 1+1 ose maksimumi është 5.3 milionë lekë, për familjet me 4 anëtarë është përcaktuar apartament 2+1 me vlerë kredie 6.2 milionë lekë dhe për familjet e mëdha me 5-6 anëtar që përkon me apartament 3+1, bashkia parashikon një kredi në vlerën e 7.5 milionë lekëve.

Duke u bazuar në këto fonde që të vë në dispozicion bashkia, të lihet të kuptohet që ajo është shumë e shkëputur nga realiteti, dhe se për këtë skemë nuk është bazuar në çmimet reale të tregut të pasurive të paluajtshme.

Për çiftet e reja që bashkia thotë se po i ndihmon me apartamente, falë kësaj skeme, me paratë që i vë në dispozicion 40 mijë euro, ju garanton në rastin më të mirë një garsoniere 50 metër katror duke marrë si referencë që çmimi për metër katror në Tiranë është rreth 800 euro e lartë dhe në rastin që cifti do të jetojë më afër qendrës ku çmimet variojnë nga 1000-1200 euro, ju garanton vetëm 33 deri në 40 metër katror. Në fakt është e pakuptimtë se përse institucionet në vend nuk hartojnë skema sipas kushteve të tregut, madje skema e subvencionimit të interesave të kredisë, nuk ka ndryshuar që prej vitit 2018 kur u miratua, edhe pse çmimet janë disa fishuar brenda këtyre 5 viteve.

Përveç faktit që një garsoniere, apo një apartament kushton shumë më shumë se ajo që ofron bashkia, është edhe problemi që kredia në asnjë rast nuk financon 100% vlerën e apartamentit.

Për të vërtetuar dhe konfirmuar shembullin e lartëpërmendur mjafton të bësh një vëzhgim online në faqet e agjencive imobiliare, dhe kupton që skema e bashkisë për kredinë e butë, nuk është asgjë tjetër veçse një lëmoshë.

Çmimet marramendëse të apartamenteve

Një apartament 2+1 me sipërfaqe 101 meteër katror në Kinostudio kushton 101,500 euro. E njëjta sipërfaqe në zonën 21 dhjetorit kushton 160 mijë euro. Situata ndryshon nëse afrohesh në qendër, apartamenti 2+1 me sipërfaqe 68 metër katror në Myslym Shyr kushton 110 mijë euro. Pra qartësisht kuptohet që metri katror në Tiranë ka arritur kulmin, nga 1000 euro deri në 1600 euro. Kurse shteti jep si mbështetje nëpërmjet kredisë së butë për një apartament 2+1 vetëm 56 mijë euro. Pra vetëm gjysmën e kostos reale, bazuar në të dhënat e tregut. (çmimet e cituara mund të ndryshojnë nga njëra në tjetrën agjenci, por mbeten në të njëjtat ujëra.

 

Lexo edhe:Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimecifte te rejaCmimeErion VeliajInstatkredi te buta

Lajme të lidhura

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve
Breaking Views

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26
Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral
Breaking Views

Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral

20:57 - 10/07/26
“Oktapodi” i tenderave/ Pa dorëzuar Stadiumin e Kamzës, Yzedin Bozhajt i jepen 2.3 MLD lekë për asfaltimin e Babrrusë
Breaking Views

“Oktapodi” i tenderave/ Pa dorëzuar Stadiumin e Kamzës, Yzedin Bozhajt i jepen 2.3 MLD lekë për asfaltimin e Babrrusë

22:55 - 08/07/26
Para
Berisha për zgjedhjet: Bashkitë u morën përdhunshëm, mbi 100 mln euro u shpërndanë për asfalt

Berisha për zgjedhjet: Bashkitë u morën përdhunshëm, mbi 100 mln euro u shpërndanë për asfalt

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë
Aktualitet

“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë

16:44 - 12/07/26

Goditet një grup i dyshuar për shpërndarje droge në Vlorë, arrestohen pesë persona, mes tyre dy shtetas italianë Një operacion...

Lexo më shumë
Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

16:13 - 12/07/26
Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

15:11 - 12/07/26
‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

14:32 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com