GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Cikalleshi: Do japim maksimumin për të marrë fitoren ndaj Çekisë

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Cikalleshi: Do japim maksimumin për të marrë fitoren ndaj Çekisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sokol Cikalleshi doli sot para mediave në prag të ndeshjes ndaj Çekisë, duke u shprehur besimplotë që skuadra jonë do të marrë rezultat pozitiv në të dyja ndeshjet kualifikuese.

“Euro 2016? Mendoj se ky grumbullim është ndër më të rëndësishmit në këto vite. Janë dy ndeshje që duhet fokus dhe angazhim. Për mua është kënaqësi e dyfishtë sepse kam përjetuar një Europian nëse do të shkoj sërish, ka tjetër kuptim. Të gjithë lojtarët që e kanë arritur në 2016, duhet të bëjnë më shumë jashtë fushe për të pasur angazhim maksimal.

Sulmuesit e kanë nisur me gola. Për të pasur sukses duhet të punojnë të gjithë repartet edhe pse janë pak ditë. Do të bëjmë maksimumin qenë fushën e lojës, si sulmuesit ashtu edhe të tjerët të japin më të mirën për të arritur fitoren në këto dy ndeshke sepse vetëm duke bërë kështu, mund të marrim fitore.

Klubi dhe Kombëtarja? Ndihem mirë në Turqi sepse është viti i 8 dhe është më e lehtë për mua sepse e kuptoj ligën dhe kampionatin. Punoj çdo ditë me të njëjtin seriozitet. Nuk dua të ngutem. E kam nisur mirë por duhet vazhdimësi dhe është më e vështirë. Duhet të punoj më shumë edhe në Kombëtare dhe duke u marrë me detajet, mund të bëj diferencën. Duhet të punoj çdo ditë dhe jo të kënaqem.

Këto dy ndeshje janë decizive dhe normal duam të marrim 3 pikë dhe të kthehemi të gëzuar. Çekia është shumë e mirë dhe ka eksperiencë në Europë. Angazhimi dhe fokusi duhet të jetë maksimal. Në grumbullimin që shkoi, bëmë detyrat e shtëpisë dhe nuk duhet të kënaqemi. Këtë javë dalin burrat në shesh. Kemi nevojë për mbështetjen e medias dhe tifozëve sepse duke qenë bashkë, ia arrijmë kësaj ëndrre. Është një ekip që do të vuajmë por jemi gati sepse kemi shënuar, kemi luajtur dhe mbrojtësit kanë minuta. Jemi në moment shumë të mirë por ndeshja do të kalojë dhe më shumë mundësi i jap angazhimit dhe ju siguroj se do të jetë.

Goli ndaj Çekisë në miqësore? Shumë mirë të jetë e vërtetë. Nëse do të shënoja sërish, do të ishte kënaqësi e veçantë. Ka qenë miqësore dhe nuk dua të mbetem atje. Të dyja skuadrave ju kam shënuar por do të preferoja që nëse unë ose ndonjë tjetër të shënojmë gjysmë goli, të merrnim 3 pikë.

 

 

Janë 3-4 ditë deri te ndeshja e parë por lojtarin e bën klubi dhe stërvitja që bën çdo ditë. Të gjithë janë të gatshëm dhe pse kemi pak ditë, filozofinë e kemi marrë dhe e kemi kuptuar. Kemi një stil loje që po e aplikojmë. Edhe pse janë pak ditë, kemi kohë për atë që kërkon trajneri dhe duhet ta aplikojmë në fushë.

Ne nuk jemi Kombëtare që arrijmë në Botëror ose Europian çdo 2 vite por tani kemi mundësi të realizojmë ëndrrën. Kemi arritur vetëm 1 herë dhe kemi mundësi për të arritur për herë të dytë. Këto dy ndeshje janë më të rëndësishmet dhe unë nuk dua të flas për ëndrrën për t’u kualifikuar sepse mund të hapë punë edhe ndeshja me Ishujt Faroe por duke pasur një objektiv të qartë, duhet të mendojmë vetëm Çekinë dhe për të marrë 3 pikët. Nëse nuk i arrijmë, duhet të mos dalim të humbur”, tha Cikalleshi.

 

 

Etiketa: cekicikalleshiFitore

Lajme të lidhura

Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme
Sport

Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme

10:05 - 01/10/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit
Sport

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos
Sport

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
Para
Negociata për bashkimin e grupit të PD, ja si janë ndarë palët…

Përplasjet në PD, kë mbështesin diplomatët? Bardhi zbardh negociatat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drafti i Ramës për Kodin Penal alarmon gjyqtarët dhe prokurorët: Pengohen hetimet anti-korrupsion
Aktualitet

Drafti i Ramës për Kodin Penal alarmon gjyqtarët dhe prokurorët: Pengohen hetimet anti-korrupsion

10:10 - 01/10/26

Qeveria shqiptare prezantoi të mërkurën në Tiranë një projektligj prej 106 nenesh që rishikon rreth një të pestën e Kodit...

Lexo më shumë
Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme

Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme

10:05 - 01/10/26
“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com