GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Cikalleshi futet në histori, Ajeti shpallet lojtari i ndeshjes. Shënojnë Sadiku e Shpendi

10:06 - 04/03/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Cikalleshi futet në histori, Ajeti shpallet lojtari i ndeshjes. Shënojnë Sadiku e Shpendi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore në muajin mars ndaj Kilit dhe Suedisë. Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga grumbullimi i parë për këtë vit, legjionarët kuqezi vijojnë të dërgojnë sinjale pozitive për trajnerin Silvinjo.

Sokol Cikalleshi u rikthye te goli në kampionatin turk, pasi shënoi në sfidën Pendikspor-Konyaspor, që u fitua nga skuadra e tij me rezultatin 0-2. Sulmuesi i Kombëtares zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të falë një penalltie që e shndërroi në gol. Ky realizim ishte historik për Cikalleshin pasi u bë lojtari i huaj me më shumë gola (27) në historinë e Konyaspor.

Edhe Armando Sadiku gjeti rrugën e rrjetës në kampionat, teksa realizoi golin e tretë për skuadrën e tij Mohun Bagan në fitoren 3-0 ndaj Jamshedpur. Sulmuesi kuqezi u aktivizua në minutën e 70-të dhe vulosi fitoren e Mohun Bagan me golin e tij.

Një paraqitje fantastike këtë fundjavë zhvilloi edhe Arlind Ajeti. Qendërmbrojtësi i Kombëtares shënoi një gol shumë të bukur në barazimin e skuadrës së tij Cluj 1-1 ndaj Farul Constanta. Ajeti e nisi si titullar dhe përveç golit, bëri një paraqitje shumë të mirë duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes me notën 8.3, nga sajti i specializuar për statistika sofascore.

Goli këtë fundjavë erdhi edhe nga sulmuesi i shpresave, Cristian Shpendi i cili realizoi në sfidën Cesena-Entella. Golashënuesi më i mirë i kampionatit në Serinë C italiane, realizoi golin e dytë në fitoren e skuadrës së tij 4-0. Sulmuesi kuqezi tani numëron 17-të gola në kampionat.

Tituallarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Elhan Kastrati, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Mario Mitaj, Ylber Ramadani, Keidi Bare, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Taulant Seferi, Arbnor Muçolli, Mirlind Daku dhe Rey Manaj, ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Elseid Hysaj, Klaus Gjasula, Arbnor Muja dhe Armando Broja.

 

Etiketa: ajeticikalleshi

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Çdo gjë gati në Kuçovë, pritet inaugurimi i bazës ajrore të NATO-s

Çdo gjë gati në Kuçovë, pritet inaugurimi i bazës ajrore të NATO-s

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com