GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Cila Greqi? Nuk ka grek”/ Rrëfehet Elena Kocaqi: Nuk guxojmë të mbesim peng e historisë së shtrembëruar, e vërteta duhet thënë

në Aktualitet, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
“Cila Greqi? Nuk ka grek”/ Rrëfehet Elena Kocaqi: Nuk guxojmë të mbesim peng e historisë së shtrembëruar, e vërteta duhet thënë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elena Kocaqi një studiuese e jashtëzakonshme, një eksperte e fushave të ndryshme historike, filozofike, sociale, pedagogjike, për pak ditë u bë top lajm në të gjitha mediat shqiptare online dhe të shkruara. Ajo në fakt bëri bujë dhe zgjojë kureshtjen edhe të medieve më ekstreme në Greqi. Po kush është Elena Kocaqi, profesoresha e Tiranës dhe e Durrësit, e që ka të përfunduar drejtimet për drejtësi dhe histori e shkenca politike.

Pse ajo me shumë kënaqësi e kompetencë flet për shqiptarët në Greqi, pse sipas saj duhet të ruhet ky trung dhe të avancohet dhe pse në asnjë rrethanë nuk duhet të heshtin studiuesit e politikanët shqiptarë.

Lexojeni rrëfimin e Elena Kocaqit dhe mësoni se pse ajo flet aq hapur dhe me guxim të madh intelektual e kombëtar për zhvillimet historike në raport me Greqinë.

“Cila Greqi? Nuk ka grek, të gjithë janë shqiptar që ju vjen turp ta thonë..”. Kjo ishte deklarata “bombë” e studiueses dhe historianes Elena Kocaqi, e thënë para pak ditësh në një studio televizive në Tiranë, por që shpejt u bë lajm pothuajse ndërkombëtar, raporton rajonipress.

Deklarata e Elena Kocaqit u përhap si rrufeja dhe depërtoj edhe tek mediat greke me orientime ekstreme, por që cituan Elena Kocaqin, në origjinale. Po çfarë thotë Elena Kocaqi pas këtij sensibilizimi mediatik dhe pse ajo mendon se ky problem nuk guxon të shmanget.

“Ne nuk kemi nevojë ta shmangim një të vërtetë të madhe. E vërteta është e dobishme pasi do t`i japi fund të gjitha mosmarrëveshjeve midis dy vendeve tona që janë ndarë dhe përçarë nga disa Fuqi të Mëdha për interesat e tyre. Të dy popujt tanë të shkëlqyer që i lidh gjaku, kultura dhe historia, duhet që këtej e tutje të gjejnë mjetet për tu afruar dhe zgjidhur mosmarrëveshjet 200 vjeçare të krijuara artificialisht nga politika. Mjaft më, ne nuk mund tu lemë fëmijëve tanë konflikte artificiale, ato duhen zgjidhur dhe për këtë shërben e vërteta. Dua të sqaroj se kam thënë që popullsia autoktone e Greqisë që janë Arvanitet, Epirotët( Çamët) dhe Maqedonët ortodoks, janë të trungut Shqiptar që përbëjnë edhe shumicën e popullsisë së Greqisë dhe janë pasardhës të popullsisë së vjetër Pellazgo-Ilire. Ndërsa në Greqi ka edhe minoritet Vlleh, por edhe Turq ortodoks të ardhur në 1923 si dhe Ruso-pont,” thotë për rajonipress Kocaqi.

Kocaqi është edhe më e prerë kur flet për shqiptarët në Greqi.

“Ne duhet ta ruajmë gjuhen dhe kulturën e Shqiptarëve të Greqisë që janë kryesisht Arvanit, Çam, Shqiptar të Maqedonisë antike dhe Shqiptar të Shqipërisë. Ne kemi fshatra të tëra në Greqi që kanë edhe emrat shqip, që flasin shqip në shtëpi dhe nuk lejohet të lëvrojnë gjuhen e tyre në publik dhe as ta mësojnë atë në shkollë, që është e drejtë themelore e Njeriut. Arvanitët dhe gjuha e tyre janë ura lidhëse midis antikitetit dhe epokës moderne. Vetëm me anën e gjuhës së arvaniteve si gjuha e pellazgëve, mund të pretendohet vazhdimësia e antikitetit, pasi gjuha Koine Greke ka qenë gjuhë teknike, që ju vendos popullsisë të shtetit të ri Grek, vetëm në shekullin e XIX. Greqia ka detyrimin të respektoj të Drejtat e Njeriut, të vendosura me ligj Ndërkombëtar.” shprehet Elena Kocaqi.

Elena Kocaqi e cila merret intensivisht me çështjet historike dhe trajton ato në mënyrë profesionale e të argumentuar thotë se kjo e vërtetë nuk ka asnjë arsye të shmanget apo të mbetet peng e së kaluarës.

“Historia ka nevojë për shpjegime dhe argumente të thella shkencore ne baze te fakteve. Do të mundohem që këtë problem ta shtroj para historianëve shqiptarë, atyre në Ballkan e më gjerë. Do të jem gjithmonë në shërbim të së vërtetës dhe në shërbim të kërkesave të drejta dhe reale të shqiptarëve kudo që ndodhen përtej hapësirave shqiptare.” shprehet Kocaqi.

/rajonipress/

Etiketa: Elena Kocaqi

Lajme të lidhura

Gjyqi në GJKKO/ “Hiqjani kafazin prej xhami!”, shpërthen avokati i Metës: Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit
Aktualitet

Metës i kufizohen takimet/ Komiteti Helsinki i drejtohet burgut ‘Jordian Misja’: Kjo është shqetësuese, cënon të drejtat e njeriut

10:29 - 10/09/26
EMRAT/ Plotësohen vakancat, zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ-së
Aktualitet

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Gjyqtarët mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ, pezullohet puna në disa gjykata

10:19 - 10/09/26
“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë
Aktualitet

“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

10:08 - 10/09/26
Para
“Gjaku lahet me gjak”, arrestohet një tjetër person për vrasjen e shqiptarit në Itali

Shqiptari hidhet nga ura me lartësi 10 metra, ja gjendja e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyqi në GJKKO/ “Hiqjani kafazin prej xhami!”, shpërthen avokati i Metës: Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit
Aktualitet

Metës i kufizohen takimet/ Komiteti Helsinki i drejtohet burgut ‘Jordian Misja’: Kjo është shqetësuese, cënon të drejtat e njeriut

10:29 - 10/09/26

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka kërkuar sqarime drejtorisë së burgut “Jordan Misja” lidhur me pretendimet se kreut të Partisë...

Lexo më shumë
EMRAT/ Plotësohen vakancat, zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ-së

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Gjyqtarët mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ, pezullohet puna në disa gjykata

10:19 - 10/09/26
“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

10:08 - 10/09/26
Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën

80 mln Euro më shumë, shtrenjtimi i karburanteve ‘rrjep’ shqiptarët dhe mbush arkën e shtetit

09:54 - 10/09/26
Arrestimi i drejtorit të burgut në Reç, prezantohet drejtori i ri

Aksion në burgun e Reçit dhe të Burrelit, gjenden sende të ndaluara në disa qeli

09:48 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com