GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Cila nga ngjarjet biblike ka ndodhur në realitet?

18:21 - 13/04/23
në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Cila nga ngjarjet biblike ka ndodhur në realitet?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

A kanë ndodhur vërtet fushatat ushtarake të përshkruara në Bibël? Dhe kur ndodhën saktësisht ato? Kjo është një çështje shumë komplekse e debatuar për një kohë të gjatë, edhe sepse teknikat e përcaktimit të datave të ngjarjeve që janë më të përdorura aktualisht nuk janë shumë të sakta.

Metoda e radiokarbonit – zbulimi i karbonit 14, një izotop radioaktiv i karbonit , i përdorur për të përcaktuar kohën moshën e mbetjeve organike që përmbajnë karbon (dru, fibra, kocka, etj…) – nuk mundëson një përcaktim të saktë të datës për të gjitha periudhat, duke i hapur shpeshherë rrugën hipotezave kontradiktore.

Por gjërat mund të jenë ndryshe me analizat e kryera me metodën e gjeomagnetizmit, e cila bazohet në matjen e variacioneve të intensitetit të magnetizmit tokësor të regjistruar në tokë dhe tek disa gjetje si qeramika ose tulla balte, të cilat përmbajnë grimca mineralesh ferromagnetike.

 

Një sistem i sigurt

Joav Vaknin nga Universiteti i Tel Avivit dhe Ron Shar nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit  thonë se kjo metodë është shumë më e besueshme. Dy studiuesit arritën në këtë përfundim pasi analizuan të dhëna të shumta nga 17 site arkeologjike të vendosura midis Izraelit dhe Palestinës, të mbledhura nga studiues të ndryshëm nga e gjithë bota.

Bazuar tek ngjashmëria apo tek ndryshimi i sinjaleve të regjistruara në vende të ndryshme, do të jetë e mundur të vërtetohen ose mohohen hipotezat, për të zbuluar me siguri më të madhe se kur janë shkatërruar në të vërtetë këto qytete.

Një shembull? Bibla tregon se kur izraelitët e udhëhequr nga Xhozue mbërritën në Xheriko, Zoti i rrëzoi muret deri atëherë të pacenueshme të qytetit:“Shtatë priftërinj do të sjellin para Arkës shtatë bori të bëra nga briri i dashit…Kur të bien boritë atëherë do të shemben muret e qytetit”. Por çfarë ndodhi në fakt?

 

Xheriko e lashtë

Studiuesit e kanë vënë në dyshim për një kohë të gjatë vërtetësinë e këtij konflikti, derisa kanë arritur në përfundimin se nuk ishin hebrenjtë e Xhozuesë ata që e shkatërruan atë qytet shumë të lashtë (betejë që sipas Biblës u zhvillua në vitin 1500 ose 1400 Para Krishtit), sepse me gjasë ai ishte shkatërruar mijëra vjet më parë.

A do të mohohet apo vërtetohet kjo dhe hipoteza të tjera të ngjashme nga teknika e re e kërkimit? Pra ajo është një metodë që premton të jetë revolucionare për qasjen ndaj historive të luftës të Dhiatës së Vjetër, veçanërisht për përplasjet ushtarake midis egjiptianëve, arameanëve, asirianëve, babilonasve dhe mbretërive të Izraelit dhe Judesë./Focus

Etiketa: Bibla e shenjteKuriozitetengjarjet

Lajme të lidhura

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Eksperti i ekonomisë: Ja pse 75% e shqiptarëve janë të varfër

Eksperti i ekonomisë: Ja pse 75% e shqiptarëve janë të varfër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26

Trafikantët nuk dërgojnë vetëm kokainë nga vendet e Amerikës Latine.Në këtë moment, në Kolumbi, policia nuk po i lexon të...

Lexo më shumë
Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:28 - 01/02/26
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com