GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Cili është propozimi i paqes i Kinës për luftën në Ukrainë?

22:15 - 24/02/23
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Vritet një britanik në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një vit pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, Kina po ofron një propozim prej 12 pikash për t’u dhënë fund luftimeve. Propozimi vjen pas njoftimit të fundit të Kinës se ajo po përpiqet të veprojë si ndërmjetëse në luftën që ka rigjallëruar aleancat perëndimore të konsideruara rivale nga Pekini dhe Moska. Kryediplomati kinez foli këtë javë për planin ndërsa merrte pjesë tek konferenca e sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Me shpalljen e planit, qeveria e Presidentit Xi Jinping po përsërit pretendimin e Kinës se është neutrale, pavarësisht bllokimit të përpjekjeve për të dënuar agresionin rus tek Kombet e Bashkuara. Dokumenti i bën jehonë pretendimeve ruse se qeveritë perëndimore janë fajtore për sulmin që nisi më 24 shkurt 2022 dhe kritikon sanksionet ndaj Rusisë.

Në konferencën e sigurisë në Mynih, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu skepticizëm për pozicionin e Pekinit përpara publikimit të planit. Ai tha se Kina i ka ofruar armë jo-vdekjeprurëse Rusisë. Zoti Blinken shtoi se Shtetet e Bashkuara kanë informacione se Pekini “po shqyrton edhe ofrimin e armëve vdekjeprurëse”. Kina e ka quajtur akuzën përpjekje për “njollosje” të cilës i mungojnë provat.

ÇFARË KA PROPOZUAR KINA?

Propozimi i Kinës kërkon armëpushim dhe bisedime paqeje, si dhe heqjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Kina tha se përgjegjësia për sanksionet u takon “vendeve të tjera përkatëse” pa i përmendur ato. Këto vende, thotë plani, “duhet të ndalojnë abuzimin e sanksioneve të njëanshme” dhe “të bëjnë pjesën e tyre në çtensionimin e krizës në Ukrainë”.

Shumë nga 12 pikat ishin shumë të përgjithësuara dhe nuk përmbanin propozime konkrete.

Pa përmendur Rusinë apo Ukrainën, propozimi thotë se sovraniteti i të gjitha vendeve duhet të ruhet. Aty nuk tregohet se si do të duket Ukraina dhe çfarë të bëhet me territorin e marrë nën kontroll nga Rusia që kur Moska aneksoi gadishullin e Krimesë më 2014.

Propozimi dënon gjithashtu atë që e quan “mentalitet të Luftës së Ftohtë”, një term që shpesh u referohet Shteteve të Bashkuara dhe aleancës ushtarake të NATO-s. “Siguria e një rajoni nuk duhet të arrihet duke forcuar apo zgjeruar blloqet ushtarake”, thuhet në propozim. Presidenti rus Vladimir Putin, para nisjes së agresionit, kishte kërkuar që të premtohej se Ukraina nuk do të bashkohet me bllokun.

Pika të tjera bëjnë thirrje për armëpushim, bisedime paqeje, mbrojtje për të burgosurit e luftës dhe ndalimin e sulmeve ndaj civilëve, pa dhënë detaje, si dhe mbajtjen e centraleve bërthamore të sigurta dhe lehtësimin e eksporteve të grurit.

“Toni dhe mesazhi themelor në këtë propozim është mjaft pro-rus”, tha Li Mingjiang, profesor i politikës së jashtme kineze dhe sigurisë ndërkombëtare në Universitetin Teknologjik Nanyang të Singaporit.

A E MBËSHTET KINA AGRESIONIN RUS NË UKRAINË?

Kina ka ofruar deklarata kontradiktore në lidhje me qëndrimin e saj. Pekini thotë se Rusia u nxit të ndërmarrë veprime nga zgjerimi i NATO-s drejt lindjes, por në të njëjten kohë ka pretenduar të jetë neutrale ndaj luftës në Ukrainë.

Përpara nisjes së agresionit rus në Ukrainë, presidentët Xi dhe Putin morën pjesë në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore të vitit të kaluar në Pekin dhe lëshuan një deklaratë se qeveritë e tyre kishin miqësi “pa kufizime”. Që atëherë Kina ka injoruar kritikat perëndimore dhe e ka riafirmuar këtë zotim.

Zoti Putin ka thënë se pret që presidenti Xi të vizitojë Rusinë në muajt e ardhshëm. Kina ende nuk e ka konfirmuar këtë.

Kina “dëshiron të përfitojë nga të dyja palët”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken të dielën për televizionin amerikan, NBC.

“Publikisht, ata e paraqesin veten si një vend që përpiqet për paqen në Ukrainë por ne kemi parë gjatë muajve të fundit dhënien e armëve jo-vdekjeprurëse që drejtpërdrejt ndihmon dhe nxit përpjekjet luftarake të Rusisë”.

A I KA OFRUAR KINA MBËSHTETJE RUSISË?

Mbështetja e Kinës për Rusinë ka qenë kryesisht retorike dhe politike. Pekini ka ndihmuar në parandalimin e përpjekjeve për të dënuar Moskën tek Kombet e Bashkuara. Nuk ka asnjë provë publike që Kina aktualisht po furnizon me armë Rusinë, por SHBA-ja ka thënë se Kina i ka ofruar tanimë armë-jo vdekjeprurëse Rusisë.

Zoti Blinken, në konferencën e Mynihut, tha se Shtetet e Bashkuara kanë qenë prej kohësh të shqetësuara se Kina do t’i siguronte armë Rusisë. “Ne kemi informacione që na shqetësojnë se ata po shqyrtojnë ofrimin e armëve vdekjeprurëse për Rusinë,” tha ai.

Sekretari Blinken tha se i shprehu të dërguarit kinez në konferencën e Mynihut, Wang Yi, se “ky do të ishte një problem serioz”.

Shefi i NATO-s tha të mërkurën se kishte parë shenja se Kina mund të jetë gati t’i sigurojë armë Moskës dhe tha se kjo do të ishte shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Forcat ruse dhe kineze kanë mbajtur stërvitje të përbashkëta pasi ka nisur agresioni rus në Ukrainë, së fundmi me marinën e Afrikës së Jugut në një korsi transporti në brigjet e Afrikës së Jugut.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov shprehu dyshime për gatishmërinë e Kinës për të dërguar ndihma vdekjeprurëse në Rusi.

“Unë mendoj se nëse Kina do t’i ndihmojë ata … nuk do të jetë me armatim. Do të jenë disa lloj veshjesh”, tha zoti Reznikov në Kiev të hënën. /Voa/

Etiketa: Cilieshte

Lajme të lidhura

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug
Botë

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug

18:33 - 25/12/25
(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara
Botë

(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara

17:21 - 25/12/25
Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën/ Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje
Aktualitet

Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën/ Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje

17:15 - 25/12/25
Para
Plas debati mes Kiarës dhe Oltës në BBV (VIDEO)

Plas debati mes Kiarës dhe Oltës në BBV (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali i AKSHI-t/ E-Albania bllokohet, qytetarët dhe bizneset pa shërbime
Aktualitet

Skandali i AKSHI-t/ E-Albania bllokohet, qytetarët dhe bizneset pa shërbime

15:59 - 26/12/25

Pas skandalit të AKSHI-t platforma e-Albania është bllokuar dhe qytetarët nuk mund të kryejnë asnjë shërbim. Prej disa ditësh platforma...

Lexo më shumë
SPAK zbarkon te Rrok Gjoka: Kontrolle në kuadër të hetimeve për Ballukun

SPAK zbarkon te Rrok Gjoka: Kontrolle në kuadër të hetimeve për Ballukun

15:40 - 26/12/25
Pedonalja e Ksamilit 1 milion euro/ Tenderi fiktiv i Oltion Çaçit për Neim Beqirajn, që i lë punët pambaruar

Pedonalja e Ksamilit 1 milion euro/ Tenderi fiktiv i Oltion Çaçit për Neim Beqirajn, që i lë punët pambaruar

15:21 - 26/12/25
Zhdoganimi i automjeteve shtrenjtohet: hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës

Zhdoganimi i automjeteve shtrenjtohet: hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës

15:20 - 26/12/25
Dosja Balluku/ SPAK në terren, kontrolle te bizneset që morën lotet e Unazës së Madhe

Dosja Balluku/ SPAK në terren, kontrolle te bizneset që morën lotet e Unazës së Madhe

14:59 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com