GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Cili është ushqimi më i mirë për shëndetin e veshkave

në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Kjo pije popullore është “aleat” për veshkat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Veshkat punojnë shumë për të eleminuar mbetjet dhe helmet nga trupi, e gjithashtu për të mbajtur në balancë lëngjet e trupit, siç janë nivelet e gjakut dhe elektrolitet.

Kjo është pikërisht arsyeja pse është kaq e rëndësishme të kujdesesh për mirëqenien e tyre.

Zgjedhja e ushqimeve të shëndetshme mund të jetë një masë parandaluese që mbron dhe mban këto organe të shëndetshme.

Krahas kësaj, nëse vuani nga ndonjë sëmundje veshkash, ushqimet e duhura mund t’ju ndihmojnë në lehtësimin e simptomave.

Për të ruajtur shëndetin e tyre dhe për të parandaluar çdo sëmundje të mundshme, këshillohet të konsumoni më tepër ushqime të freskëta, si edhe të hani më pak mish të përpunuar.

Krahas tyre ekspertët këshillojnë të konsumoni edhe një lloj të veçantë ushqimi, me të cilin AgroWeb.org ju njeh në vijim.

Në mënyrë të veçantë, studimet kanë zbuluar se perimet me gjethe jeshile, që janë të pasura me minerale dhe antioksidantë mund t’u japin këtyre organeve pikërisht atë që u nevojitet.

Ndër to, Rukola përmban një sasi të lartë të lëndëve ushqyese si magnezi, vitamina K dhe kalciumi. Por ajo që e dallon është fakti se është e ulët në fosfor, një mineral që mund të grumbullohet në gjak nëse veshkat nuk filtrohen siç duhet.

Një grup i madh kërkimesh kanë zbuluar se konsumi i shpeshtë dhe në sasi të larta i fosforit mund të rrisë rrezikun e dëmtimit afatgjatë të veshkave.

Një arsye tjetër për të ngrënë më shumë rukola është për faktin se kjo perime gjethe jeshile përmban nitrate, të cilat ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.

Presioni i lartë i vazhdueshëm i gjakut mund të shkaktojë presion të madh tek veshkat dhe nga ana tjetër, të shkatërrojë aftësinë e tyre për të punuar siç duhet.

Në pjesën më të madhe, asnjë ushqim nuk është toksik për veshkat, pasi ato janë ndërtuar për të filtruar helmet.

Megjithatë, njerëzit që vuajnë nga lloje të caktuara të sëmundjeve të veshkave duhet të konsumojnë ushqime të caktuara dhe të tregohen të kujdesshëm, pasi veshkat e tyre kanë aftësi më të dobta. /AgroWeb.org

Etiketa: veshka

Lajme të lidhura

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Para
Letrat mes Phenianit dhe Moskës shqetësojnë Uashingtonin

Letrat mes Phenianit dhe Moskës shqetësojnë Uashingtonin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com