GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Cili është vendi që ka kapur 128 tonë drogë në një vit

09:24 - 03/01/22
në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Cili është vendi që ka kapur 128 tonë drogë në një vit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Panamaja ka sekuestruar 128 tonë drogë përgjatë vitit 2021, pothuajse 40 ton më shumë se rekordi i saj i mëparshëm historik, i vendosur në vitin 2019.

“Në vitin 2021, si rezultat i 565 operacioneve kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, u sekuestruan 128,7 ton drogë. Ky numër i konfiskimeve cilësohet si rekord historik për vendin, shtoi presidenti në fjalimin e tij” tha presidenti Laurentino Cortizo gjatë raportit të tij para Asamblesë Kombëtare të Deputetëve.

Droga e kapur ka qenë kryesisht e llojit kokainë dhe ka një rritje prej 43% krahasuar me rekordin e mëparshëm për Panamanë, i vendosur në vitin 2019 me 90 ton drogë të kapur në një vit, transmeton France 24.

Në vitin 2020, dhe pavarësisht masave të karantinës të vendosura nga pandemia, Panamaja arriti të sekuestronte 84 tonë lëndë narkotike, rekordi i tretë më i madh në historinë e saj.

Por përveç trafikut të drogës është rritur edhe numri i vrasjeve, ku shumica prej tyre janë lidhur me krimin e organizuar.

“Ne do të vazhdojmë të forcojmë teknologjinë, inteligjencën, operacionet dhe bastisjet. Në luftën kombëtare kundër krimit, s’kam negociuar dhe as nuk do të negocioj me kriminelët” tha Cortizo.

Panamaja cilësohet si porta kryesore e drogës së Amerikës Qendrore që më pas udhëton drejt Shteteve të Bashkuara, që është edhe konsumatori më i madh në botë.

Droga vjen nga Amerika e Jugut, kryesisht nga Kolumbia, prodhuesi më i madh në botë i kokainës. Megjithatë, autoritetet panameze kanë zbuluar një rritje të trafikut të drogës, përmes porteve të Karaibeve që të çojnë drejt Evropës. Ministri i Sigurisë, Juan Manuel Pino, deklaroi se provinca e Karaibeve, Colón, në veri të qytetit të Panamasë, është zona e vendit ku kapet sasia më e madhe e drogës. Nga totali i drogës së sekuestruar, të paktën 40 tonë janë kapur në qendrat portuale, ku trafikantët e drogës tentojnë të fshehin lëndët narkotike në kontejnerë të destinuar për në kontinentin e vjetër dhe Shtetet e Bashkuara.

Ndërkaq, javët e fundit, policia panameze çmontoi dy grupe kriminale të cilat vepronin nën komandën e Clan del Golfo, një kartel kolumbian që kontrollon prodhimin e rreth 300 tonëve kokainë, një e treta e prodhimit të kësaj droge vjen nga Kolumbia.

Disa ekspertë besojnë se shumë prej karteleve mund të veprojnë në Panama të joshur edhe përdorimi dhe rritja e dollarit në ekonominë e këtij vendi pasi kanë avantazh në sektorin financiar, atë të shërbimeve, pozicionin gjeografik dhe portet.

Etiketa: drogePanama

Lajme të lidhura

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj
Aktualitet

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

10:08 - 09/04/26
Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Para
Operacion sekret për kapjen e kriminelëve, kontrolle në Elbasan

Operacion sekret për kapjen e kriminelëve, kontrolle në Elbasan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Evropa në pasiguri energjetike: Askush nuk e di se sa karburant ka në të vërtetë
Botë

Evropa në pasiguri energjetike: Askush nuk e di se sa karburant ka në të vërtetë

15:33 - 30/04/26

Evropa po përballet me një problem serioz në furnizimin me karburant, ndërkohë që njëkohësisht përballet me pasojat e luftës në...

Lexo më shumë
Vjosa Osmani hedh poshtë akuzat: Takimet me qytetarët nuk kanë nisur vetëm në periudhë zgjedhjesh

Vjosa Osmani hedh poshtë akuzat: Takimet me qytetarët nuk kanë nisur vetëm në periudhë zgjedhjesh

15:10 - 30/04/26
Zbulohet “baza” e prostitucionit dhe drogës në Elbasan, arrestohen 4 shtetase të huaja

Zbulohet “baza” e prostitucionit dhe drogës në Elbasan, arrestohen 4 shtetase të huaja

14:50 - 30/04/26
Përfshihet nga flakët makina në autostradën Durrës-Tiranë

Përfshihet nga flakët makina në autostradën Durrës-Tiranë

14:30 - 30/04/26
I refuzuan kandidimin për kreun e PD, reagon Balliu: Nuk do e gëzosh atë parti o Sali Berisha!

I refuzuan kandidimin për kreun e PD, reagon Balliu: Nuk do e gëzosh atë parti o Sali Berisha!

14:14 - 30/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com