GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Cili kualifikohet? Superkompjuteri skanon çerekfinalistët e “Champions League”

08:46 - 15/03/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Cili kualifikohet? Superkompjuteri skanon çerekfinalistët e “Champions League”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Superkompjuteri i Opta-s, që ua nënshtron në kohë reale analizave algoritmike paraqitjet e secilës prej skuadrave pjesëmarrëse në gara të ndryshme, këtë herë ka analizuar shanset e skuadrave çerekfinaliste për të fituar Ligën e Kampionëve. Sipas këtyre parashikimeve, Barcelona dhe Paris Saint-Germain (PSG) konsiderohen favoritët kryesorë për të triumfuar në këtë kompeticion, Arsenali konkurrent serioz, Aston Villa dhe Borusia e Dortmundit mund të ishin surprizat e turneut, ndërsa Reali i Madridit dhe Bajerni i Mynihut nuk e bindin fort superkompjuterin.

Barcelona dhe PSG janë vlerësuar me probabilitetet më të larta për të arritur në finale dhe për të fituar trofeun. Këto dy skuadra kanë treguar formë të shkëlqyer gjatë fazave të mëparshme të turneut, duke i bërë ato pretendente serioze për titullin e Ligës së Kampionëve. Sipas superkompjuterit, Barcelona ka 80% mundësi për të arritur në gjysëmfinale, 41.5% për të arritur në finale, 20.4% për të fituar në Ligën e Kampioneve. Përqindja e PSG-së për kalim në gjysmëfinale është 72%, për në finale 41,5%, ndërsa shanset për të fituar Champions League janë 20,4%.

Arsenali dhe Interi gjithashtu kanë marrë vlerësime pozitive nga superkompjuteri. Arsenali vlerësohet me një probabilitet 52,3% për ta eleminuar Realin e Madridit nga çerekfinalja e Ligës së Kampioneve. Ndërsa, për të arritur në finale kanë një mundësi prej 30,3% dhe për të fituar Champions League 16,8%. Interi vlerësohet me 57.3% mundësi për të kaluar në gjysëmfinale, 32.7% pëë kaluar në finale dhe 16.4% për ta fituar finalen.

Reali i Madridit dhe Bajerni i Mynihut janë dy të mëdhatë që nuk e kanë besimin e algoritmit. Kjo mund të jetë pasojë e performancave të tyre jo të qëndrueshme gjatë këtij sezoni, duke i bërë sfidat e tyre drejt titullit më të vështira se zakonisht. 47.2% vlerësohet mundësia e Realit të Madridit për të kaluar në gjysëmfinale, 26% për të arritur në finale dhe 13.6% për ta fituar. 42.7% janë shanset e Bajernit për të kaluar në gjysëmfinale, 21.3% për të arritur në finale dhe 9.7% për ta fituar.

Aston Villa dhe Borussia Dortmund konsiderohen si skuadrat me shanset më të ulëta për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon. Megjithatë, futbolli është i paparashikueshëm dhe probabilitetet e këtyre dy skuadrave cilësohen si vijon: Aston Vila kualifikohet në gjysëmfinale 27.9%, arrin në finale 7.7% dhe fiton Ligën e Kampioneve 2.8%. Asensioja dhe Rashfordi kanë mjaftueshëm përvojë sa për të na surprizuar. Borusia e Dortmundit kualifikohet në gjysëmfinale me 20% probabilitet, 4.5% vlerësohet mundësia e kalimit në finale dhe 1% fitimi.

Etiketa: ChampionsChampions League

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Para
Lapaj për humbjen e 46 shqiptarëve: Si nuk po tregojmë dhembshuri për vëllezërit tanë

Dashnor Sula ikën nga koalicioni 'Shqipëria Bëhet', Lapaj: Patëm mosdakordësi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com