GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Çiraku” Arben Maloku hedh në gjyq shefin e tij, Edi Rama, për pallatin pa leje

15:20 - 24/05/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Ofensiva qeveritare për pallatet pa leje në Tiranë dhe në qytete të tjera po zbulon çdo ditë e më shumë se ajo ishte ndërtuar mbi dy shtylla, të cilat nuk kanë lidhje as me ligjin dhe as me parimin e moralin. Shtylla e parë ishte “kërcënimi” i biznesmenëve të ndërtimit para zgjedhjeve lokale të 14 Majit 2023. Shtylla e dytë ishte “show” me bllokimin e pallateve të biznesmenëve shumë pranë qeverisë, si Pëllumb Salillari dhe Arben Maloku.

Diçitura: Zyrtari socialist, Arben Maloku

Raportimet mediatike tregojnë se Gjykata Administrative e Tiranës i ka hequr pjesën më të madhe të godinës së konfiskuar të Pëllumb Salillarit në zonën e Liqenit të Thatë, ku u zbuluan rreth 2 mijë metra katrorë ndërtim pa leje. Ky vendim gjyqësor ka kaluar në heshtje të plotë nga kryeministri Edi Rama, të cilit duket se i ka ardhur për shtat qëndrimi i gjykatës.

Një rrugë të ngjashme po ndjek së fundmi edhe Arben Maloku, një zyrtar i rëndësishëm në administratën e Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranë, njëkohësisht ndërtues. Kompania “Arb Trans 2010”, e krijuar prej Arben Malokut dhe që tashmë menaxhohet nga babai i tij, u kap në flagrancë duke ndërtuar kate pa leje në një pallat, në rrugën “Myslym Shyri”.

 

Diçitura: Pallati me kate pa leje i Arben Malokut

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), nën drejtimin e Edi Ramës, vendosi në Tetor të vitit 2022 konfiskimin e pallatit, në bazë të një Vendimi të kontestuar të Këshillit të Ministrave, i cili gjithësesi është në fuqi.

Vendimi i konfiskimit nuk është kapërdirë nga kompania e Arben Malokut. Ai merr një vendim, i cili do të dukej absurd në një situatë normaliteti shqiptar-Arben Maloku vendos të hedh në gjyq KKT-në dhe rrjedhimisht, kryetarin e saj, Edi Ramën.

 

Diçitura: Vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit për konfiskimin e pallatit me kate pa leje të kompanisë “Arb Trans 2010”

 

A është vallë kaq i fortë Arben Maloku, një “çirak” në Partinë Socialiste, që të guxojë e të padisë kryetarin fuqiplotë të partisë së tij? Kjo duket thuajse e pamundur. Atëherë, dyshimi më i fortë është që konfiskimi i pallatit të Arben Malokut të jetë pjesë e “shoë-t” të Edi Ramës.

Duket se çdo gjë është e parashikuar që problemi të marrë zgjidhje në gjykatë në favor të Arben Malokut dhe Edi Rama, ashtu si në rastin e Salillarit, të vijojë të mbajë heshtjen shurdhuese e të bën sikur nuk e ka mendjen.

Padia, Maloku “kundër” Ramës

Pak ditë më parë, Gjykata Administrative e Tiranës ka regjistruar padinë e shoqërisë “Arb Trans 2010” kundër Këshillit Kombëtar të Territorit.

 

Diçitura: Padia e Arben Malokut (Arb Trans 2010) kundër Edi Ramës (KKT)

 

Në këtë padi, kompania private e Arben Malokut dhe familjarëve të tij, ka renditur 3 kërkesa kryesore:

Së pari, marrjen e masës së sigurimit të padisë përmes pezullimit të Vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit nr. 10, dt. 19.10.2022 “Për konfiskim për interes publik të objektit godinë banimi dhe shërbime 4-5 dhe 9 kate, me 2 kate parkimi, në rrugën Myslym Shyri, Tiranë, të ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit, si edhe çdo akti administrativ të dalë në zbatim të tij.

Së dyti, pezullimin e shqyrtimit të çështjes dhe dërgimin e saj në Gjykatën Kushtetuese të Vendimit të Këshillit të Ministrave që normon konfiskimin e pallatit.

Së treti, konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit nr.10, dt. 19.10.2022 të Këshillit Kombëtar të Territorit që lidhet me pallatin e ndërtuar nga kompania “Arb Trans 2010”.

Pra, në të treja pikat kryesore të padisë së Arben Malokut, ai e vendos veten kundër “liderit” të partisë. Një lëvizje shumë e guximshme e tij, e cila mund të besohet vetëm nëse e gjitha është një lojë e Ramës me vartësit e tij në parti.

Lexo edhe: Ilir Kulla: Po të mos ishte në burg Fredi Beleri nuk i fitonte zgjedhjet

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: arben malokukullaNdertim pa lejepadivideo

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Epoka e re/ Krijohet për herë të parë përfaqësuesja e rajonaleve U-13, stacioni nga ku nis e ardhmja kuqezi

Epoka e re/ Krijohet për herë të parë përfaqësuesja e rajonaleve U-13, stacioni nga ku nis e ardhmja kuqezi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com