GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Cironka Bllako është gjithashtu një viktimë e Edi Ramës

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Cironka Bllako është gjithashtu një viktimë e Edi Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Fatos Tarifa

Të gjithë flasin sot për të. Sot më shumë flitet për Alqi Bllakon sesa për Berishën, për presidentin e vendit dhe për vetë kryeministrin “e jashtëzakonshëm e fuqiplotë” të vendit, Edi Rama. Bllako. Bllako. Një emër tërësisht obskur deri disa vite më parë. Një askush.

Dikush duket se ia njohu mirë karakterin, dobësitë dhe shërbimet që ai mund t’u bënte eprorëve të tij. E targetuan si individ. E rekrutuan në bandën e politikanëve të korruptuar për tu shërbyer padronëve të regjur që kërkojnë t’i ruajnë “të pastra” duart e tyre dhe të përdhosin ato të të tjerëve.Dhe Bllako, një i ri naiv dhe me karakter të dobët, iu dha pushtetit të të tjerëve. Lakmoi të bëjë karrierë politike dhe zgjodhi më së pari LSI‐ne.

Kjo parti klienteliste, kur bashkëqeveriste me Partinë Socialiste dhe kur Bllako ishte fare i ri, vetëm 26, e bëri këtë djalosh ende me qumësht në buzë, Sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit. 26 vjeç. I sapo dalë nga bangat e shkollës, por militant i partisë. Besnik i Partisë. Pa asnje përvojë dhe pa provuar asnjë aftësi, veç besnikërise ndaj kreut të LSI-së.

Kur, 4 vite më vonë, ky i fundit u bë president i vendit, Bllakon, të cilit ia kishte çmuar shërbimet, e bëri Sekretar të Përgjithshëm te Presidencës. Gjashtë vite në këta pozicione shtetërorë të rëndësishëm e “aftësuan” djaloshin nga provinca e largët e Kolonjës dhe ia shtuan Bllakos oreksin për karrierë, për sukses dhe për para, por ia verbuan sytë dhe mendjen.

Duket se kryeministrit Rama dikush ia solli në vëmendje dhe Bllako e la funksionin që kishte në presidencë për t’u bërë, më 2019, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencise se Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Landfilleve.

Në këtë funksion, të cilin ia “besoi” qeveria socialiste e kryeministrit Rama, mundësitë për të përfituar përmes abuzimit dhe shpërdorimit të detyrës ishin, sigurisht, më të mëdha se sa në predidencë dhe përmes tyre, Bllako, hajde merte vesh se si, për çfarë arsyesh dhe mbi bazën e cilave merita e kontribute në Partinë Socialiste, për habinë e shumë njerëzve dhe, pa dyshim, për habinë e autorit të këtyre radhëve, u gjend papritur në listën e sigurt të kandidatëve të kësaj partie për Tiranën, para emrave te disa personaliteteve të shquar të saj, si Fatmir Xhafa, Pandeli Majko apo Mimi Kodheli.

 

“Çudi për tu çuditur”, do të thoshte Shekspiri.

 

Nga e gjeti Rama, si kryetar i PS-së, këtë “socialist”? Çfarë dinte për të? “Ç’merita i njohu dhe i çmoi? Diogjeni i lashtë, nëse do e kishte kërkuar me qiri tërë jetën një kandidat si Bllako, nuk do e kishte gjetur dot. Por ja që Rama ose ka qirinj më të mirë sesa ata të Diogjenit, ose ka nuhatje më të mirë se ai.

Dhe Bllako nga Kolonja u bë deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, për të më përfaqësuar mua, banorin 60 e kusur vjet të Tiranës në Parlamentin e kësaj republike dhe qindra mijëra banorë të tjerë të kryeqytetit dhe të qarkut të Tiranës.

Rënia e Bllakos ishte e shpejtë ashtu siç qe e shpejtë ngritja e tij. No surprise! Bllako ra viktimë e ambicieve të tij, e lakmisë për karrierë, pushtet dhe para. Por ai është, gjithashtu, viktimë e këtij sistemi që kemi ngritur, në të cilin, ato që çmohen më pak janë aftësitë dhe meritat individuale dhe ato që çmohen më shumë janë servilizmi dhe shërbimet ndaj bosëve të tu.

Me zbulimin e njerëzve të tillë dhe viktima si ky Alqi Bllako, një cironkë fare e vogël, asgjë nuk ndryshon në sistem. Sistemi, përkundrazi, sofistikohet edhe më tej si nje sistem i padrejtë, i korruptuar e korruptues. Si Bllako ka qindra të tjerë. Alqi Bllako nuk është thjesht një person; ai është një dukuri.

Është e lehtë për kryeministrin Rama të thotë se përgjegjësia e politikanëve dhe e zyrtarëve të korruptuar kur shkelin ligjin është gjithnjë një përgjegjësi personale, por po kaq personalisht duhet ta shohë e ta ndiejë përgjegjësinë për venien e një individi si Bllako në listën e sigurt të kandidatëve për deputetë të PS‐se edhe vetë ai, kryetari i PS-se, Edi Rama, që e ka bërë dhe e ka miratuar atë listë.

Kushdo duhet të mbajë përgjegjësi për atë që bën, aq përgjegjësi sa i takon. Për Ramën, ky rast duhet të shërbejë si një reminder për të parë e kuptuar se nga ç’njerëz rrethohet, cilët mban pranë, cilët largon, cilët promovon, cilëve u beson dhe me cilët këshillohet.

Etiketa: Alqi BllakoarrestEdi RamaFatos Tarifakryesore2OpinionsistemViktime

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26
Kur proteston rinia, bie qeveria! Tani e ka fjalën dhe rradhën uragani studentor
OP-ED

Kur proteston rinia, bie qeveria! Tani e ka fjalën dhe rradhën uragani studentor

09:30 - 14/10/26
Para
Terrorizoi në mes të natës banorët në Kuçovë, arrestohet 29- vjeçari që qëlloi me armë (EMRI)

Ngacmuan seksualisht të miturën, përfundojnë në pranga 2 persona në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK
Aktualitet

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26

SPAK i ka komunikuar Igli Tares akuzën për pastrim parash, në kuadër të dosjes “Balluku”. Sipas informacioneve të bëra të...

Lexo më shumë
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26
Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

09:04 - 21/10/26
Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com