GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

City udhëton në Torino me 12 lojtarë, Motta: Kam vetëm admirim për ta

16:29 - 10/12/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Motta nis “spastrimet” te Juve, 9 lojtarë me “valixhe” në duar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Juventus dhe Manchester City përballen të mërkurën në orën 21:00 në raundin e gjashtë të Champions League. Të dyja skuadrat po kalojnë një situatë jo të mirë sa i takon rezultateve, teksa anglezët janë në emergjencë totale pasi kanë vetëm 12 lojtarë për të përballuar “Zonjën e Vjetër”.

Pep Guardiola e sheh veten në një situatë të ngjashme ashtu si ndaj Crystal Palace, ku kishte vetëm dy zëvendësime në dispozicion, Grealish dhe Jeremy Doku. Kjo emergjencë totale e gjen Guardiola në momentin e tij më të vështirë në krye të Cityt, me vetëm 1 fitore në 9 ndeshjet e fundit.

Sipas Pep Guardiolës, Man.City duhet të bëjë në këtë takim pa shërbimet e Foden, Kovacic, Ake, Akanji, Stons dhe sigurisht pa Rodri. Shpresa e vetme e teknikut spanjoll është të paktën të rikuperojë Foden dhe Akanji, por dhe në rastin më të mirë do të jetë në pankinë.

Nga ana tjetër Juventusi kërkon tri pikët dhe këtë e ka bërë me dije Thiago Motta në një dalje për mediat. Trajneri bardhezi shpreh admirimin për rivalët, por ekipi i tij do kërkojë maksimumin në shtëpi.

“Nesër do të përballemi me një skuadër me karakteristika të caktuara. Duhet të jemi të gatshëm të mbrohemi mirë kur ata sulmojnë dhe të luajmë me cilësi të lartë kur të kemi topin”.

Ndeshjet e fundit të Cityt? “Nuk mund ta gjykoj atë që po ndodh tani, mund të admiroj vetëm atë që kanë bërë vitet e fundit. Ata kanë treguar vlerë të madhe, kanë fituar Champions League, Kupën e Botës për Klube, Premier League katër herë radhazi”, tha Motta.

Si do ta përballoni Manchester City?  “Është e rëndësishme të jemi të vëmendshëm për atë që mund të kontrollojmë. Do të përballemi me një skuadër që i pëlqen të sulmojë, por mund t’ia vështirësojmë gjërat kur kemi topin. Duhet të kemi përqendrim maksimal në atë që duhet të bëjmë nesër”.

Lojtarët e dëmtuar – “Luan gjithmonë ai që e meriton, por është e qartë që nëse dikush është jashtë për një kohë të gjatë, ka nevojë për një periudhë kohe për t’u rikthyer në ritëm. Gjithsesi, gjithçka varet nga gjendja e lojtarit. Unë e marr parasysh gjithçka për të zgjedhur formacionin më të mirë të mundshëm, edhe nesër do të jetë po kështu”.

Për Guardiolën – “Është jashtëzakonisht i fortë, veprat flasin për të. Ai ka fituar gjithçka dhe e ka bërë këtë me vazhdimësi, diçka që është shumë e vështirë”.

Etiketa: Champions LeagueJuventusMancherster City

Lajme të lidhura

Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Para
Nga shëndeti i zemrës te humbja e peshës si ndikon ecja në shëndetin tuaj

Nga shëndeti i zemrës te humbja e peshës si ndikon ecja në shëndetin tuaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun
Aktualitet

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar qytetarët shqiptarë për Ditën e Verës nga Elbasani, kryeqendrën e kësaj feste....

Lexo më shumë
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com