GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ç’kërkonte policia dje në Nikël? Asgjësoi 1140 rrënjë kanabisi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ç’kërkonte policia dje në Nikël? Asgjësoi 1140 rrënjë kanabisi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia dje zhvilloi një operacion në Nikël dhe në Fushë Krujë. Uniformat blu informojnë se kanë kërkuar për parcela të kanabisit, si dhe kanë asgjësuar disa rrënjë të lëndëve narkotike.

Në njoftim, policia shprehet se po punohet për të identifikuar autorët.

“Krujë/Kontrolle intensive në zona të pyllëzuara të Niklës, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike. Kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i pastër”. Pjesëmarrëse në këtë operacion, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, ato të Stacionit të Policisë Fushë Krujë, Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës dhe FNSH Tiranë.

Konstatohen dhe asgjësohen 1140 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, i hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare, të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet e imtësishme të territorit, në terrene malore dhe në zona të pyllëzuara.

Kontrollet janë përqendruar në zonat e pyllëzuara të territoreve të Niklës dhe Fushë Krujës. Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë konstatuar 1140 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, në kubikë dhe të hedhur në tokë së fundi, me qëllim kultivimin. Fidanët u asgjësuan me anë të djegies. Ndërkohë, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Shërbime të shtuara të Policisë do të vijojnë kontrollet edhe gjatë ditëve të ardhshme, në të gjithë territorin e rrethit Krujë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike””, njofton policia. 

Etiketa: NiklaPolicia

Lajme të lidhura

Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë
Aktualitet

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26
Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën
Aktualitet

Aksident në punë, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

09:46 - 10/11/26
Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet
Aktualitet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26
Para
Plagosja e dyfishtë/ Reagon policia: Ja çfarë ndodhi në lokal

Plagosen dy persona në Rrëshen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë
Aktualitet

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26

Deputeti demokrat Besart Xhaferri, duke komentuar projektin e ri të ligjit për resortet që proklamohet nga qeveria Rama, tha se...

Lexo më shumë
Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën

Aksident në punë, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

09:46 - 10/11/26
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com