GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Çlirim Gjata: Vettingu në politikë nevojë urgjente, por i pamundur në Shqipëri, SPAK i kapur nga shteti

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çlirim Gjata: Vettingu në politikë nevojë urgjente, por i pamundur në Shqipëri, SPAK i kapur nga shteti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-sekretari për çështjet juridike në PD, Çlirim Gjata, ka diskutuar sot në lidhje me kërkesën e Luzim Bashës për vetting ndaj politikanëve. Gjatë një  interviste televizive ai tha se, kalimi nën sitë i  politikanëve është një nevojë urgjente dhe ai e ka kërkuar  6 vjet më parë. Por, nga ana tjetër u shpreh i bindur që kjo nuk mund të realizohet më Shqipërinë pasi institucionet e drejtësisë kanë dështuar. Sipas tij ,qeveria e përdor SPAK-un për të mbuluar krimet e saj.

Sipas Gjatës, askush nuk mund të ketë besim tek SPAK, i cili deri tani ka treguar se i mbron zyrtarët e lartë të korruptuar në vend që t’i godasë ata. “Vettingu i politikanëve nuk është diçka e papritur. Kam kërkuar që më 2015 vetting të politikanëve. SPAK s’mund të bëjë vetting të politikanëve, dështoi edhe me gjyqtarët. Për shembull nuk kam besim se SPAK do bëjë hetim për inceneratorët, për skandalet e Unazës së Re, apo blerjen dhe shitjes së votave, që janë gjërat që të çojnë në sferat e larta të politikës. Kur nuk kam besim për këto, pak besim ka se SPAK do bëjë vetting për politikanët. Kam frikë se mos përdoret SPAK për të hedhur lumin”, tha ai.

Sipas Gjatës, nëse SPAK do të bënte si duhet punën e tij do të kishTe nisur hetimet për kullat e mëdha që ndërtohen në kryeqytet dhe masakrën që iu bëhet vendeve bregdetare.  Gjatë thotë se, arrestimet e kryebashkiakëve që janë bërë me urdhër të SPAK janë sa për fasadë sepse në të vërtetë ky institucion nuk e prek “peshkun e madh”.

“Nuk kam besim se SPAK do të hetojë pastrimin e parave, që dukeshin qartë në përgjimet e Ndragetas. SPAK nuk kam besim se do të hetojë pastrimin e parave të kullave dhe ndërtimeve në Tiranë e bregdete. SPAK ka dënuar ca drejtorë, ca ish-zv/ministra, deri këtu shkonte edhe Gjykata e Krimeve të Rënda, madje kjo e fundit bënte edhe më shumë. Mua më duket me rrezik, se ka që thonë se SPAK ma ka dhënë certifikatën e pastërtisë. Kushtetuta është më e rëndësishmja e nuk duhet anashkaluar asesi”, u shpreh Gjata.

Nisja e vettingut ndaj politikanëve është një kërkesë e Partisë Demokratike, e cila shprehet se shumë shpejtë do ta depozitojë atë në Kuvend. Sipas PD vettingu në politikë është  i nevojshëm dhe për të gjithë ata deputetë që nuk justifikojnë dot pasurinë apo dalin të dhëna se janë përfshirë në krimin e organizuar duhet të merren masa dhe t’iu hiqet menjëherë mandati i deputetit.

Etiketa: clirim gjataPolitikaneVetting

Lajme të lidhura

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan
Aktualitet

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?
Breaking Views

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Para
Dosja “184” nuk njeh fund, shtyhen sërish gjyqet e të akuzuarve

Dosja “184” nuk njeh fund, shtyhen sërish gjyqet e të akuzuarve

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com