GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ç’lojë po luan Basha me Ramën për zgjedhjet e ardhshme

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ç’lojë po luan Basha me Ramën për zgjedhjet e ardhshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sa më shumë kohë kalon aq më i qartë bëhet qëllimi i shumicës rilindase, për të njohur si trashigimtarë të PD një grup deputetësh minoritarë të mbetur rreth Lulzim Bashës. Objektivi nuk është vetëm mbajtja peng e vulës, flamurit, financimeve dhe komisionerëve, që me sa duket gjykatat nën zgjedhë do ti zvarrisin edhe përtej verës 2025. Synimi është që të ndryshohet sërish ligji elektoral. Pikërisht për këtë Edi Rama dhe Lindita Nikolla këmbëngulin për të mbajtur Enkeleid Alibeajn, të zgjedhur që në shkurt të 2022-shit, si bashkëkryetar të komisionit të reformës zgjedhore.

Ndonëse kërkesat nga grupi në shumicë dërrmuse i opozitës kanë insistuar për zëvendësimin e tij, PS po e shtyn me të gjitha format vendimarrjen. Dhe nga lartësia e këtij posti ku e mban me paterica Rama, Enkeleid Alibeaj ka bërë propozime për ndryshimin e ligjit të ri zgjedhor.

Thelbi i tij konsiston në kalimin e sistemit elektoral nga proporcional rajonal që është sot, në proporcional kombëtar me lista të hapura. “Zonë zgjedhore është tërësia e territorit të Republikës së Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvend dhe bashkia për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore,” thuhet në propozimin e Alibeajt, që nënkupton sistem proporcional kombëtar.

Po çfarë fshihet pas një ndryshimi te tillë që me siguri bëhet me bekimin e kryeministrit që po e mban me ç’do kusht “fraksionin e vulës” si përfaqësuese të opozitës.

Duke e ditur se tashmë janë një pakicë brenda elektoratit demokrat, Basha dhe Alibeaj përfitojnë nga proporcionali kombëtar. Kështu, në një krahasim të thjeshtë, nëse marrin një minimum me vetëm 2.3% të votave ata mund të çojnë në kuvend 2 deputetë. Ndërsa nëse marrin një maksimum 10% ata mund të çojnë 14 të tillë. Kjo do të qe një përfitim indirekt për Ramën, i cili do të kishte sërish në opozitë një fraksion të saj tepër indulgjent kundrejt tij.

Pra, ndonëse do vijojë ti dhurojë vulën, financimin, komisionerët, Rama do i qepte Bashës si kostum me porosi edhe një ligj elektoral, duke vulosur një “garë” pa konkurencë për 2025. Gjithashtu burime të pakonfirmuara flasin se pjesë e këtij “deal” Rama- Basha është edhe vendosja e një sistemi me “prim”, sipas modelit grek, ku partisë së parë edhe po s’mori mbi 50 përqind të votave të shqiptareve, i shtohen deputetë më shumë sesa rezultati real, për ti siguruar një qeverisje të qetë dhe stabël. Nëse kjo ndodh të dyja palët do të dilnin të fituara. Basha siguronte mbijetesën në politikë, ndërsa Rama vazhdimësinë e qeverisjes.

Por nga ana tjetër ky do të qe një amoralitet i madh njësoj si ai i opozitës së kërpëratave, Kujtim Gjuzit dhe Jenisherit që i bashkuan votat me qeverinë, duke hedhur poshtë marëveshjen e 5 qershorit 2020. Kjo do të ishte hera e tretë që Rama do të ndëronte në mënyrë të njëanshme rregullat e lojës, kur pengoi koalicionet në 2017 për skadim afati dhe kur i ndaloi ato me ndryshimet kushtetuese të 2021. Tani plani po bëhet të ndryshojë krejtësisht sistemi zgjedhor. /Lapsi.al/

Etiketa: BASHARamaZgjedhje

Lajme të lidhura

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!
Aktualitet

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda
Breaking Views

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Para
Jamie Foxx shfaqet emocional në daljen e tij të parë publike

Jamie Foxx shfaqet emocional në daljen e tij të parë publike

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

Gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar se kryeministri Edi Rama i trembet më shumë lëvizjeve...

Lexo më shumë
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

21:37 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetgaranti girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş