GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Çmendet” nga vapa Jorgo Goro i Himarës, nxjerr në ankand pyllin e “Gjomollës”

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Çmendet” nga vapa Jorgo Goro i Himarës, nxjerr në ankand pyllin e “Gjomollës”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria në shitje! Nga pronat në bregdet, te trojet në qytetet kryesore, pyjet apo lumenjtë. Gjithçka shitet në këtë vend, ku vetëm një “grusht” njerëzish po përfitojnë, teksa “barra” u ka rënë shqiptarëve, që po vazhdojnë të jetojnë në këtë vend. Ata po shikojnë sesi pushtetarë, me rroga mesatare, kanë ngritur perandori, apo personazhe të dala nga hiçi shfaqen si biznesmenë të fuqishëm. Padyshim që lidhja me pushtetin ka bërë të pasur këta persona, të cilët po përfitojnë me manovra nga më të ndryshmet. Fillimisht, ishte “loja” me koncesione, ku një grusht firmash morën gjithçka mundën, nga nafta, uji, nëntoka e mbitoka.

Madje, po marrin edhe erën dhe ajrin. Dhe, kur mbaruan këto pasuri, u “shpikën” investimet strategjike, ku pasuria private dhe shtetërore po u jepet firmave me lidhje me politikën. Ndërkohë, pa i dalë ende “boja” Investitorëve Strategjikë, mazhoranca po vepron me dhënien me qira të pasurisë së shqiptarëve. Dhe, a do ndalen?!

Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, Jorgo Goro, kryetari socialist i Bashkisë Himarë, ka nxjerrë një njoftim, ku jep me qira dhjetëra hektarë pyje me “pamje nga deti” në afërsi të plazhit të Qeparosë, në fshatin Kudhës. Në dokumentin e mësipërm detajohet se objekti i kontratës është “dhënia në përdorim, qira me anë të konkurimit publik të fondit pyjor kullosor publik, të ekonomisë pyjore, me sipërfaqe 10. 3098590 ha”, thuhet në këtë dokument. Më tej shkruhet se prona “shtrihet në ngastrat pyjore 16, 17 dhe 18 A të fondit pyjor kullosor publik të ekonomisë pyjore ‘Gjomollë’”.

Bashkia Himarë ka përcaktuar se qëllimi i dhënies me qira të pasurisë është për qëllime pushimi, argëtimi, shëndetësore, shoqërore dhe për veprimtari turistike kampingje (kënde lodrash, mjedise sportive, shlodhëse etj). “Vlera fillestare e fillimit të procedurës konkurruese për dhënien me qira të pasurive të mësipërme është 1.030.985 lekë në vit. Afati maksimal i dhënies me qira të kësaj pasurie është 10 vite” thuhet në dokumentin që ka njoftuar Bashkia Himarë. Pra, një tjetërsim i pronës publike nga kjo bashki, e cila në të kaluarën është lidhur me skandale të një pasnjëshme.

Në dokumentin që ka publikuar në APP, Bashkia e Himarës ka përcaktuar se prona është në Gjomollë. Burime të Boldnews.al shprehen se prona është në afërsi të rrugës së re të Lumit të Vlorës, që tashmë del në det nga Kuçi në Qeparo. Pra, në segmentin e ri, ku dhjetëra hektarë buzë rrugës do ti jepen privatit.

Bëhet fjalë në afërsi të fshatit Kudhes, i cili njihet për pyjet e dendur, por që vitet e fundit po shkatërrohen, si pasojë e lejeve që ka dhënë Bashkia e Himarës për qymyr dhe prerje apo pastrim si i shkruajnë në dokumente. Por, atë pjesë që ka ngelur, Goro ia ka vënë syrin dhe synon që të çojë njerëzit e afërt, apo persona me të cilët ka bashkëpunuar në të kalurën. Jo më kot, në dokumente Goro do të zhvillojë ankandin në fund të muajti korrik, ku vëmendja e të gjithëve është te pushimet. Por, Boldnews.al do të jetë “sy e veshë” te kjo aferë dhe do të denoncojë çdo tentativë të vjedhjes së pronave publike.

 

Etiketa: abuzimHimareJorgo Gorokryesore2qira

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Rusia saboton veten, rrëzon avionin e saj ushtarak në Ukrainë

Rusia saboton veten, rrëzon avionin e saj ushtarak në Ukrainë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm thirrje sipërmarrësve: Ulni qepenat, bashkohuni me studentët!
Aktualitet

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm thirrje sipërmarrësve: Ulni qepenat, bashkohuni me studentët!

17:25 - 23/10/26

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë u ka bërë thirrje sipërmarrësve në të gjithë vendin që...

Lexo më shumë
Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë

Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë

17:04 - 23/10/26
Marjana Koçeku në CNN International: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

Marjana Koçeku në CNN International: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

16:49 - 23/10/26
Zhupa: Propaganda e Ramës s‘pi më ujë! Studentët nuk i besojnë më premtimet

Zhupa: Propaganda e Ramës s‘pi më ujë! Studentët nuk i besojnë më premtimet

16:23 - 23/10/26
Kushtetuesja shqyrton kërkesën e PD për huanë 302 milionë euro me SHBA

Kushtetuesja shqyrton kërkesën e PD për huanë 302 milionë euro me SHBA

15:44 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com