GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Çmendet qeveria e hajdutëve”, Vasili: Çmimi për fashën 800 kVh është në fuqi, përbën shkelje

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kryeministër kriminel”/ Mbyllja e kopshtit turk, Vasili: Detyron fëmijët të protestojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili akuzon qeverinë për shkelje të ligjit, shpërdorim detyre dhe mashtrim. Në një postim në “Facebook” duke iu referuar vendimeve të qeverisë dhe ERE-s për vendosjen e fashës 800 kVh, Vasili shkruan se qeveria po tregon një Haxhiqamilizëm shumë të trashë, të denje për sharlatanë, që s’njohin as shtet as ligj. Sipas tij, çmimi i ERE për fashën është në fuqi dhe i botuar në Fletoren Zyrtare.

Ai thekson se çfarëdo, që vazhdon dhe flet e bën Qeveria është shkelje flagrante e ligjit, shpërdorim skandaloz i detyrës me pasoja financiare dhe mashtrim botërisht për qëllime politike dhe korruptive dhe asgjë më shumë.

Postimi i Vasilit:

Çmendet Qeveria e hajdutëve, thotë se po të dojë nuk zbaton fare vendimin e ERE-s!

Qeveria po tregon një Haxhiqamilizëm shumë të trashë, të denje për sharlatanë, që s’njohin as shtet as ligj.

Çmimin për fashën mbi 800KËh e kërkoi si e çmendur vetë Qeveria megjithëse ky ishte një qëndrim i lig, tërësisht kundër qytetarëve dhe për t’i vjedhur e grabitur ata.

ERE mbylli sytë dhe miratoi atë që qeveria kërkoi dhe ky është çmimi i vetëm zyrtar i zbatueshëm.

Çmimi i ERE për fashën është në fuqi dhe i botuar në Fletoren Zyrtare.

Këtë nuk e luan topi.

Vetëm një idiot mund të thotë se ka dy çmime në të njëjtën kohë: një çmim zyrtar të ERE-s dhe një të Qeverise për fashën mbi 800KËh.

Çmimet nuk ndryshohen me pallavrat dhe përdredhjet e Edi Ramës, por me vendime zyrtare dhe vetëm në zbatim të Ligjit, këtë kërkon dhe detyron Shteti ligjor dhe jo shteti i hajdutëve të Ramës.

Qeveria nuk ka marrë asnjë vendim dhe nuk ka depozituar asnjë kërkesë në ERE për anulimin e fashës 800KËh, por vazhdon demagogjinë antiligjore.

Qeveria sot tha:

“Fasha 800 kËh, kur shprehet ERE, shprehet për miratimin e çmimit, çdo kËh mbi 800 do kushtojë 42 lekë. Kjo është detyra e ERE. Ia bëmë kërkesën në muajin shtator dhe pasi e shqyrton vendosi ta miratojë, këtu mbaron fusha e përgjegjësisë së ERE. Qeveria shqiptare ka të drejtën nëse e aplikon apo jo fashën”.

Ky është një qëndrim pak të thuash i çmendur dhe i marrë.

Ligji për Sektorin e Energjisë Elektrike Nr.43/2015 ne Nenin 83 dhe 85 për cakton qarte se Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) furnizon qytetarët me energji elektrike me çmime sipas kushteve të përcaktuara nga ERE.

Ligji 43/2015 ka parashikuar Rregulloren e Organizmit, Funksionimin dhe Procedurat e ERE si dhe Metodologjia e Përcaktimit të Çmimit të Shitjes së Energjisë Elektrike me pakicë te klientët fundorë që furnizohen nga FSHU miratuar nga ERE në dt 23.11.2017.

Është përcaktuar bile, që nëse FSHU nuk është dakord me çmimin e përcaktuar nga ERE mund t’i drejtohet Gjykatës.

Çfarëdo, që vazhdon dhe flet e bën Qeveria është:

? Shkelje flagrante e Ligjit

? Shpërdorim skandaloz i detyrës me pasoja financiare

? Mashtrim botërisht për qëllime politike dhe korruptive dhe asgjë më shumë.

Etiketa: FacebookfashopostimVasili

Lajme të lidhura

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët
Aktualitet

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

16:02 - 09/11/26
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore
Aktualitet

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!
Aktualitet

Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!

14:27 - 09/11/26
Para
Dorëhiqet kryetari i PD në Lezhë: Situata në selinë blu më e rënda prej 31 vitesh

Dorëhiqet kryetari i PD në Lezhë: Situata në selinë blu më e rënda prej 31 vitesh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26

Këto janë biletat e prenotuara nga 11 shtatori deri në 16 tetor 2026. Nga tabela del se preferenca kryesore mbetet...

Lexo më shumë
Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

16:02 - 09/11/26
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14:59 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com