GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Çmenduria e çmimit të karburantit

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Çmimet “fluturojnë” në tregje/ Konkurrenca nxjerr “të larë” karburantet, nuk merr asnjë masë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të gjithë jemi dëshmitarë që në këto ditë të fundit çmimi i karburantit po rritet në mënyrë drastike. Rritja tashme nuk është më me 1 apo 2 leke për litër sikundërs jemi mësuar, por ndryshon me 30-40 lekë për litër ndërkohë që ju udhëtoni nga njëra pikë e karburantit në pikën tjetër. Aktualisht jemi duke u përballur me rekorde historike të çmimit të karburantit, tabelat janë stampuar në 250-260 leke/ litër.

Po përse kushton kaq shumë karburanti?

Janë disa arsye që ndikojnë në rritjen e çmimit. Normalisht arsyeja kryesore është çakordimi total i tregjeve globale si rezultat i luftës në Ukrainë, ku çmimi i naftës bruto pësoi një rritje 40-45% duke kapur shifrat $120 për fuçi nga një çmim $80-$90 që ishte vetëm 1 muaj më parë. Paniku i krijuar në mbarë boten, gjithashtu është një arsye shumë e fortë. Në situatë paniku burimet e energjisë janë thelbësore, dhe si një i tillë, karburanti, ndikohet masivisht nga paniku dhe pasiguria qe po mbizotëron botën. Arsye të tjera janë: pandemia, sanksionet ndaj Rusisë, etj. Arsyet e mësipërme janë në nivel global dhe nga ato faktorë prekemi të gjithë. Në vendin tonë përveç faktorëve të mësipërm që janë jashtë kontrollit të qeverisë tonë, janë dhe disa elemente që qeveria mund të ndërhyjë. Kujtojmë që për çdo litër nafte të tregtuar në vendin tonë, qeveria grumbullon:

Akcizë 37 lekë/litër.
Taksë qarkullimi 27 lekë/litër.
Takse karboni 3 lekë/litër
Të tjera taksa (rilicencimi, markimi, skanimi, etj) 9-12 lekë/litër.
TVSH 20%
TAKSE ABUZIMI (po e bëj bold këtë, pasi për rritjen e kordinuar me 30-40 lekë për liter nga të gjithë operatorët njëherazi brenda pak oresh nuk gjej dot shpjegim tjetër)

Duke bërë një verifikim të çmimeve në rajon (shiko tabelën në fund), vëmë re që në të gjitha shtetet çmimi i karburanteve ka pësuar rritje domethënëse, dhe në një mënyrë a një tjetër duhet gjithsecili nga ne të marrë masat (në nivel mikroekonomik) ta përballojmë me sukses këtë situatë. A mundet që arsyet e mësipërme ti japin qeverisë legjitimitetin të rrijë duar kryq?

Në mënyrë absolute jo! E para, pa u futur fare në analizë të çmimit të karburantit dhe në zërat e taksave që rëndojnë atë, prisnim nga Ministri apo Kryeministri qe minimalisht të kërcënonte me hetim këdo operator që abuzon çmimet e karburantit…kjo nuk ndodhi. Në vend të kësaj qeveria zgjodhi të na tregojë që jemi në luftë e që gjithsecili nga ne duhet të “shtrëngojë dhëmbët”, që për të kaluar këtë moment të vështirë të gjithë duhet të sakrifikojmë diçka. Pa dashur të kapemi me fjalët “që për të kaluar këtë moment të vështirë të gjithë duhet të sakrifikojmë diçka”, a nuk duhet qe edhe qeveria të sakrifikojë diçka, ndoshta duke parë nivelet e taksimit të karburantit? A nuk duhet që edhe tregtuesit e karburanteve duhet të sakrifikojnë diçka? Te paktën të sakrifikojnë pak nga “Taksa e Abuzimit”, pasi të kërkojmë që të sakrifikojnë nga marzhi i tyre i fitimit më duket i tepërt në këto ditë “kaq të vështira” për ta.

Sa për statistike vetëm 60% e karburantit shkon për konsum për vënien në lëvizje të motomjeteve, pjesa tjetër prej 40% është lëndë e parë për shumë industri përpunuese, prandaj me shtrenjtimin e karburantit duhet të presim shtrenjtim në çdo hallkë ku ai është input në mënyrë të drejtpërdrejtë, e disi më pak ne ato industri ku nuk është në mënyrë direkte.

Tabela me çmimet e karburantit*
Shteti Çmimi ne lek**
Shkurt 2022 Çmimi 9 Mars
Maqedonia 149.1 175
Mali i Zi 165.9 200
Shqipëria 185 260
Kosova 140.7 227.5
Serbia 164.85 187.5
Greqia 213.15 275
Italia 234.15 243.75

/Monitor/

Etiketa: cmenduriCmimeKarburantkostorritje

Lajme të lidhura

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi
Aktualitet

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Eurostat: Veriu i Shqipërisë mes dy rajoneve më të varfëra në Europë
Aktualitet

UNICEF ngre alarmin: Mbi 40 % e shqiptarëve ndodhen në rrezik varfërie ose përjashtimi social

10:16 - 17/07/26
Më i shtrenjti në rajon! Çmimi i naftës në Shqipëri kalon 2 euro, Serbia rikthen masat mbështetëse
Aktualitet

Më i shtrenjti në rajon! Çmimi i naftës në Shqipëri kalon 2 euro, Serbia rikthen masat mbështetëse

08:09 - 17/07/26
Para
Kina do i shpallë luftë ishullit? Ministri i Tajvanit: Do paguanin një çmim të rëndë

Kina do i shpallë luftë ishullit? Ministri i Tajvanit: Do paguanin një çmim të rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE:  SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin
Breaking Views

“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE: SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin

18:36 - 17/07/26

Komisioni Europian ka publikuar raportin e vitit 2026 për situatën e sundimit të ligjit në Shqipëri, ku vlerësohet se vendi ka vijuar...

Lexo më shumë
Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit

Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit

18:24 - 17/07/26
Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Meksikën, lëshohet alarmi për cunami

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Meksikën, lëshohet alarmi për cunami

18:21 - 17/07/26
Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26
Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

17:32 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com