GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Çmimet do rriten sërish”, LSI i kthehet Ramës: Mbyll gojën dhe na kurse të vjellat

12:00 - 08/03/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Çmimet do rriten sërish”, LSI i kthehet Ramës: Mbyll gojën dhe na kurse të vjellat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar menjëherë pas konferencës së jashtëzakonshme për shtyp të kryeministrit Edi Rama lidhur me krizën energjetike, ku paralajmëroi sërish një rritje çmimesh.

Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi i drejtohet Ramës, duke u shprehur se rritja e çmimeve varet drejtpërdrejt nga politikat që ai ndjek duke u krahasuar me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Kryemadhi tha se nafta që merr Kosova importohet në Durrës, por çmimet atje janë më normale.

“Më e pakta mbyll gojën dhe na kurse të vjellat. Lufta nuk është gjendje psiqike, por shpallet sipas parashikimeve ligjore. Shqipëria nuk ka shpallur ligjërisht gjendjen e luftës dhe çmimet e karburanteve, energjisë elektrike, taksat e larta, janë të ndikuara vetëm prej vendimmarrjeve të Edi Ramës në krye të qeverisë. Qytetarët në Maqedoninë e Veriut, vend i cili nuk prodhon asnjë fuçi naftë, e marrin naftën më lirë dhe cilësisht më të mirë se qytetarët tanë. Nafta që marrin qytetarët e Kosovës importohet në Durrës, transportohet deri atje dhe në pompa është më e lirë se nafta që marrin qytetarët tanë. Kaq duhet të mjaftojë për të kuptuar cili është ndikues për shtrenjtimin aktual të karburanteve, produkte jetike që ndikojnë ekonominë e çdo familje dhe biznesi në vend. Ndryshe nga vendet e tjera të Evropës që vuajnë për burime të prodhimit të energjisë, Shqipëria është e pasur në nëntokën e saj me naftë, e bekuar me burime hidrike për prodhim energjie, me diell përgjatë gjithë vitit”, shkruan Kryemadhi.

Kryemadhi i bëri thirrje qytetarëve të mos besojnë gënjeshtrat e Ramës, por sipas saj ai duhet të mbajë përgjegjësi për vendimet e tij.

Etiketa: KryemadhiRama

Lajme të lidhura

Meta shkruan libër në burg: I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE
KRYESORE

Meta shkruan libër në burg: I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE

20:30 - 27/02/26
Bashkia krijon “Vlora Invest” për plazhet, PD kundërshton në Këshillin Bashkiak
Breaking Views

Bashkia krijon “Vlora Invest” për plazhet, PD kundërshton në Këshillin Bashkiak

19:54 - 27/02/26
Mbërrijnë raketat amerikane JAVELIN, i shkarkuari Piro Vëngu në krah të Nancy VanHor
Breaking Views

Mbërrijnë raketat amerikane JAVELIN, i shkarkuari Piro Vëngu në krah të Nancy VanHor

17:25 - 27/02/26
Para
Studentët protestë para Ministrisë së Arsimit: Boll me përbuzje, punojmë paradite që mbasdite të shkollohemi

Studentët protestë para Ministrisë së Arsimit: Boll me përbuzje, punojmë paradite që mbasdite të shkollohemi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shehi debuton me humbje, Vllaznia feston në Shkodër
Breaking Views

Shehi debuton me humbje, Vllaznia feston në Shkodër

21:43 - 27/02/26

Vllaznia është rikthyer te fitorja në kampionat, duke mundur 3-1 Tiranën në ‘Klasiken’ e futbollit shqiptar. Takimi i luajtur në...

Lexo më shumë
Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, jepet dënimi përfundimtar për bashkëshortin

Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, jepet dënimi përfundimtar për bashkëshortin

21:33 - 27/02/26
Meta shkruan libër në burg: I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE

Meta shkruan libër në burg: I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE

20:30 - 27/02/26
Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

20:00 - 27/02/26
Bashkia krijon “Vlora Invest” për plazhet, PD kundërshton në Këshillin Bashkiak

Bashkia krijon “Vlora Invest” për plazhet, PD kundërshton në Këshillin Bashkiak

19:54 - 27/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com