GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çmimet e banesave rriten sërish, 60% blihen pa kredi bankare

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Çmimet e banesave rriten sërish, 60% blihen pa kredi bankare

Ndertime shume kateshe pergjate rruges se Durresit ne Tirane. Ndersa viti 2021 shenoi rekord ne siperfaqen e lejeve te ndertimit te dhene ne kryeqytet, qe pas viteve ’90, viti 2022 duhet se do te sjelle nje tjeter rekord, duke sinjalizuar beton te metejshem ne Tiranen tashme te mbingarkuar nga ndertimi. /r/n/r/nHigh buildings along Durresi Street in Tirana. While the year 2021 marked the record in the area of construction permits issued in the capital, after the '90s, the year 2022will bring another record, signaling further concrete in Tirana already overloaded by construction.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimet e banesave në Shqipëri pësuan një rritje tjetër me 11% gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, sipas deklaratave të agjentëve të pronave të patundshme dhe kompanive të ndërtimit të intervistuar nga INSTAT për llogari të Bankës së Shqipërisë. Sipas vrojtimit, blerja pa kredi është rritur edhe më shumë këtë vit.

Në shumë vende të botës, tregu i pronave të patundshme ka hyrë në krizë gjatë këtij viti për arsye të pashmangshme: interesat janë rritur si pasojë e ndërhyrjeve të bankave qendrore për të luftuar inflacionin, interesat e kredive që shërbejnë për të financuar blerjen e pronave janë rritur e për rrjedhojë, kërkesa për prona ka rënë. Ose, e parë në anën e kundërt, përgjatë viteve të fundit, blerja e një prone ishte e lehtë për shkak se interesat e kredive ishin të ulëta, gjë që rriti kërkesën për prona e për rrjedhojë, edhe çmimet. Në Suedi, Gjermani, Francë e vende të tjera, shqetësimi është pikërisht ky: rënie e çmimeve të pronave dhe falimentim të kompanive që kanë investuar në këtë treg.

E pra, e njëjta situatë teorikisht mund të ndodhë në Shqipëri. Pas thuajse një dekade me interesa të ulëta, interesat janë rritur në lekë dhe në euro, duke vështirësuar teorikisht huamarrjen dhe për rrjedhojë, duke sugjeruar ftohjen e kërkesës dhe të çmimeve në tregun e pronave të paluajtshme, një treg që ka njohur rritje marramendëse pas vitit 2018. Vetëm se kjo nuk po ndodh dhe, nëse shohim se si financohen blerjet e banesave në Shqipëri, gjasat janë që nuk do të ndodhë edhe në të ardhmen.

Banka e Shqipërisë publikoi të enjten rezultatet e vrojtimit që kryen dy herë në vit në tregun e pronave të patundshme dhe doli në përfundimin se çmimet janë rritur me 11% në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Ato aktualisht janë në nivelin më të lartë historik. Dhe BSH vëren gjithashtu se nga ajo çfarë është zbuluar nga vrojtimi, 60 për qind e pronave të blera në Shqipëri gjatë kësaj periudhe janë paguar pa kredi bankare, ndërsa vetëm 40 për qind të blerësve e kanë financuar blerjen me kredi. Siç duket, në një treg ku 60% e blerësve nuk kanë nevojë për kredi, nuk është e mundur që shtrenjtimi i kushteve të kredive përmes rritjes së interesave të sjellë rënie të kërkesës dhe rënie të çmimeve.

Banka e Shqipërisë llogarit çmimin mesatar të banesave përmes një teknike statistikore të njohur si Indeksi Fischer. Duhet të vihet re se të dhënat e BSH pasqyrojnë deklaratat e shitësve dhe ndërmjetësve por jo vlerën e transaksioneve. BSH thotë se llogaritjet kryhen në bazë të pyetësorëve të plotësuar nga 230 subjekte , që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme. Ata pyeten për çmimet e shitjeve, ecurinë dhe pritshmërinë, ndërsa transaksionet reale të regjistruara në zyrat e regjistrimit të pronave të patundshme janë tjetër gjë.

“Rreth 40% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej agjentëve janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 85% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës,” shkruhet në deklaratën e BSH mbi rezultatet e vrojtimit për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2022, pjesa e pronave të blera me kredi ishte 56%. Në fakt, shifra e gjashtëmujorit të parë, pra 40% e pronave të blera me kredi, është një rekord për historinë e shkurtër të vrojtimit. Në vitet 2020-2022, blerja me kredi zinte më shumë se gjysmën e totalit.

Aktualisht besohet gjerësisht se pronat e patundshme janë mjeti i preferuar i qarkullimit të parave të pista nga personat që kanë fituar para në aktivitete të paligjshme, të tilla si trafiku i drogës apo i qenieve njerëzore. Çmimet e pronave patën një ecuri normale sipas Indeksit Fischer mes periudhës 2013 dhe 2017, ku indeksi u luhat nga 0.9 në 1.1. Kjo do të thotë se nëse një apartament në vitin 2013 bënte, fjala vjen, 500 euro për metër katror, vlera e tij deri në vitin 2017 u luhat nga 450 në 550 euro. Diçka duket se ndryshoi pas vitit 2018 dhe në veçanti, pas vitit 2019. Indeksi fluturoi nga 1.1 më 2018, në 2.1 që është aktualisht. Brenda më pak se pesë vjet, indeksi është rritur me gati 91%.

Rritja gjithsesi nuk është e njëtrajtshme. Sipas BSH-së, gjatë këtij viti, çmimet e pronave në periferi të Tiranës kanë pësuar një rënie të lehtë, ndërsa rritja e indeksit reflekton rritjen kryesisht të çmimeve në qendër.

“Çmimet mesatare janë raportuar të rritura sidomos në zonat qendrore të kryeqytetit,” shkruhet në raportin e BSH. “Çmimet e shitjeve janë raportuar në rënie të lehta në përiferi dhe zonat jashtë kryeqytetit, ndërkohë që ishin të pandryshuara në qytetet bregdetare.” /BIRN/

Etiketa: banesaCmimeKryesore1

Lajme të lidhura

Dhuna në Zvërnec, nis hetim ndaj drejtuesve të Policisë së Vlorës! Pranga rojes që goditi qytetarin
Aktualitet

Dhuna në Zvërnec, nis hetim ndaj drejtuesve të Policisë së Vlorës! Pranga rojes që goditi qytetarin

07:31 - 31/05/26
Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt
Aktualitet

Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt

14:02 - 30/05/26
I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën
Aktualitet

I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën

13:47 - 30/05/26
Para
50 viktima nga sulmi i Rusisë me raketa, OKB: Krim lufte!

50 viktima nga sulmi i Rusisë me raketa, OKB: Krim lufte!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Festime të çmendura pas finales së Champions League, tifozët përplasen me policinë, qindra të arrestuar në Francë
Breaking Views

Festime të çmendura pas finales së Champions League, tifozët përplasen me policinë, qindra të arrestuar në Francë

09:49 - 31/05/26

Fitorja e Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit është shoqëruar me trazira të mëdha në Francë,...

Lexo më shumë
Jurgen Uldedaj kampion në IBO fiton kundër Austine Nnamdit dhe ngre flamurin në Londër

Jurgen Uldedaj kampion në IBO fiton kundër Austine Nnamdit dhe ngre flamurin në Londër

09:00 - 31/05/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për ditën e sotme, 31 Maj 2026

Parashikimi i fatit sipas yjeve për ditën e sotme, 31 Maj 2026

08:00 - 31/05/26
Dhuna në Zvërnec, nis hetim ndaj drejtuesve të Policisë së Vlorës! Pranga rojes që goditi qytetarin

Dhuna në Zvërnec, nis hetim ndaj drejtuesve të Policisë së Vlorës! Pranga rojes që goditi qytetarin

07:31 - 31/05/26
Raporti i Ministrisë së Brendshme Franceze: Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023

Raporti i Ministrisë së Brendshme Franceze: Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023

15:32 - 30/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet Giriş