GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Çmimet e karburantit në botë ulen, por vetëm në Shqipëri nuk ndodh

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Çmimet e larta, importi i karburanteve shënon rënie për të dytin muaj radhazi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimet e naftës në tregjet botërore kanë rënë ndjeshëm krahasuar me nivelet maksimale vjetore që shënuan mes muajve shtator dhe tetor.

Në fillim të kësaj jave, nafta Brent tregtohej pranë vlerën së 78 USD për fuçi, ndërsa në fund të muajit shtator, çmimi i naftës bruto arriti nivelin më të lartë për vitin 2023, me 96.55 USD për fuçi. Në dy muajt e fundit, çmimi i naftës bruto ka rënë me afërsisht 18%.

Kjo rënie në vija të përgjithshme reflektohet edhe në çmimet e bursës së produktit final.

Ditën e hënë gazoili tregtohej në Bursën e Londrës me një çmim prej afërsisht 793 USD për ton, në vlera ndjeshëm më të ulëta krahasuar me nivelin prej pothuajse 1000 USD/ton të dy muajve më parë.

Por, prej afërsisht dy muajsh tendenca në rënie e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare nuk po reflektohet aspak në çmimet me pakicë të karburanteve në Shqipëri. Çmimet e gazoilit dhe benzinës në pikat e shitjes janë praktikisht të pandryshuara pranë nivelit të 200 lekëve për litër.

Madje, as forcimi i Lekut në kursin e këmbimit me dollarin gjatë muajit nëntor nuk ka sjellë ulje të çmimeve. Të hënën dollari amerikan këmbehej në vlerën e 93.63 lekëve, në rënie me më shumë se 7% krahasuar me fillimin e muajit tetor, kur paralelisht edhe çmimet e gazoilit ishin në nivelet më të larta vjetore.

Shifrat e analizuara nga Auitoriteti i Konkurrencës kanë treguar se tregu i karburanteve ka një shkallë të lartë përqendrimit në nivel të importit dhe të tregtimit me shumicë. Deri vitin e kaluar, tre kompanitë më të mëdha (Kastrati, Gega Oil dhe Europetrol Durrës) zotëronin rreth 75% të tregut me shumicë të naftës.

Hetimi i fundit i Autoritetit të Konkurrencës në këtë treg, që u mbyll në vitin 2022, nuk evidentoi shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Megjithatë, mungesa e plotë e elasticitetit të çmimit në tregun e karburanteve në muajt e fundit krijon dyshime për mirëfunksionimin e konkurrencës.

Shfuqizimi i Bordit që përcaktonte çmimet tavan të karburanteve në muajin qershor të këtij viti nuk duket të ketë ndikuar në një rritje të konkurrencës në këtë treg.

Madje, diferencat në çmimet me pakicë mes kompanive të mëdha, të integruara vertikalisht në nivele të ndryshme të tregut dhe pikave të tjera të shitjes me pakicë duket se janë ulur edhe më shumë.

Raiffeisen Research: Çmimet e naftës bruto do të ulen në tre vitet e ardhshme

Raiffeisen Research parashikon se gjatë dy viteve të ardhshëm oferta për naftë bruto do të tejkalojë gradualisht kërkesën dhe kjo do të sjellë ulje të çmimeve.

Sipas analizës së fundit të njësisë së kërkimeve të grupit bankar vienez, çmimi mesatar i naftës Brent parashikohet mesatarisht pranë nivelit të 85 dollarëve për fuçi deri në fund të vitit 2024, por për shkak të një rritjeje më të ngadaltë të kërkesës ai pritet të bjerë në 75 USD për fuçi në vitin 2025 dhe në 70 USD për fuçi në vitin 2026.

Deri më tani, prodhuesit më të mëdhenj të OPEC-10 (Arabia Saudite, Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti) kanë rënë dakord ta mbajnë vetë përsipër uljen e prodhimit, pa bashkëpunimin e prodhuesve më të vegjël anëtarë të kartelit.

Megjithatë, nëse lind nevoja për të ulur më tej prodhimin me qëllim mbështetjen e çmimeve, Raiffeisen Research beson se grupi i katër prodhuesve më të mëdhenj mund të jetë më pak i gatshëm të përballojë peshën kryesore të shkurtimeve shtesë të furnizimit, pa angazhimin e të gjithë anëtarëve të kartelit.

Raiffeisen Research pret që tregu global i naftës të lëvizë nga një deficit prej 0.9 milionë fuçi në ditë në tremujorin e parë 2024, në një suficit prej 0.8 milionë fuçi në ditë në gjashtëmujorin e dytë 2024.

Vlerësimet aktuale tregojnë se kërkesa globale për naftë bruto është afërsisht 102 milionë fuçi në ditë, ndërsa oferta afërsisht 101.8 milionë fuçi, me një deficit prej rreth 0.2 milionë fuçi në ditë./Monitor

Etiketa: KarburantShqiperi

Lajme të lidhura

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

12:33 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Projeksioni alarmant i OKB-së: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë

09:43 - 19/08/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 5 Dhjetor 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

Aktivisti Andi Tepelena iu bëri thirrje kryebashkiakëve dhe qytetarëve të bashkive që preken nga shkrirja, që të dalin në shesh...

Lexo më shumë
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26
“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com