GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Çmimet e larta mund të rrisin me 8.4 % nivelin e varfërisë në Shqipëri

08:25 - 09/11/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Çmimet e larta mund të rrisin me 8.4 % nivelin e varfërisë në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Varfëria mund të bëhet më e mprehtë dhe me e thellë në vendet e Ballkanit Perëndimor si pasojë e rritjes në rekorde të çmimeve të ushqimeve dhe të energjisë, analizoi së fundmi Banka Botërore në raportin e rregullt ekonomik rajonal.

Nivelet e mirëqenies në Shqipëri do të bien me rreth 4 për qind nga inflacioni i lartë, ndërsa varfëria do të rritet me rreth 8.4 për qind.

Me rritjen e shpejtë të çmimeve në të gjithë botën, Banka Botërore përditësoi kufijtë e varfërisë relative në vlerë nominale. Në vendet e varfra me të ardhura të ulëta kufiri i varfërisë është 2,15 dollarë amerikanë në ditë. Në vendet me të ardhura mesatare të ulëta kufiri i varfërisë është 3,65 dollarë në ditë. Dhe në vendet me të ardhura mesatare të larta ku bën pjesë edhe Shqipëria ky kufi është 6,85, nga 5.5 dollarë që ishte vitin e kaluar.

Banka Botërore e indeksoi kufirin e varfërisë për vendet si Shqipëria me rreth 21 për qind brenda një viti.

Por të ardhurat e familjeve në decilin më të varfër në vend nuk janë rritur me të njëjtën ritëm gjatë vitit të fundit . Duke bërë që edhe familje të tjera të përfshihen në nivelin varfërisë.

Përpara COVID-19 Rajoni kishte bërë përparim të dukshëm në uljen e varfërisë. Midis 2016 dhe 2019, shkalla e varfërisë vlerësohet të ketë rënë me rreth 10 pikë përqindje.

Përmirësimet në mirëqenie ndaluan kur kriza e shkaktuar nga pandemia i çoi në recension të gjashtë ekonomitë e Ballkanit në vitin 2020. Numri i të varfërve u rrit me 155,000 persona të rinj.

Në vitin 2021 ekonomitë e Rajonit pësuan rritje të shpejtë ekonomike, e cila ndikoi në uljen e varfërisë mesatarisht me 3.5 pikë %, ku u vlerësua se rreth 547,000 kishin dalë nga varfëria.

Në Shqipëri varfëria pësoi rënie me më shumë se 6 pikë % në vitin 2021 në raport me vitin 2020. Si rrjedhojë edhe disa ndryshimeve metodologjike në vlerësimin e fenomenit nga Banka Botërore.

Sipas skenarëve bazë në vitin 2022 varfëria në rajon parashikohet të bjerë me rreth 1 pikë përqindjeje. Ekuivalente me rreth 144,000 njerëz. Sipas skenarëve bazë, varfëria në Shqipëria parashikohet të bjerë më tej në vitin 2022 me 2 pikë përqindje.

Mirëpo në mungesë masave mbështetëse nga qeveria rritja e çmimeve të ushqimeve do të rrisë me tej shkallën e vlerësuar e varfërisë (sipas standardeve të të ardhurave të mesme të larta) .

Ndikimet mesatare në humbjen e mirëqenies janë të mëdha dhe të  larmishme. Nga -4.9 për qind në Shqipëri në -10.2 për qind në Maqedonia e Veriut. Në decilin më të varfër humbjet janë edhe më të mëdha. MONITOR

Etiketa: cmimetShqiperivarferi

Lajme të lidhura

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Para
“Referendum dhe Primare”, Meta i bindur: Marrëveshja e opozitës është për të gjithë shqiptarët

Meta kujton rënien e murit të Berlinit: Asgjë nuk është e pamundur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com