GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Çmimet e larta në bregdetin malazez, Abazoviç: Si ato në rivierën e famshme franceze

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Çmimet e larta në bregdetin malazez, Abazoviç: Si ato në rivierën e famshme franceze
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka thënë se parasezoni turistik në Mal të Zi ka qenë shumë i mirë. Ndërsa për sezonin kryesor, sipas mediave malazeze, përcjell Telegrafi, Abazoviç ka theksuar se është “pak me vonesë” por se “edhe çmimet janë si në Côte d’Azur”, përkatësisht bregdeti mesdhetar i Francës juglindore që përfshin vendpushimet e famshme magjepsëse të plazhit si Saint-Tropez dhe Cannes, dhe Monakon.

Kryeministri Abazoviç megjithatë ka shtuar se parametrat financiarë janë të kënaqshëm.

“Parametrat janë të tillë që të hyrat totale të realizuara janë në nivel të kënaqshëm.”

“Nëse dikush mendon se është e mundur të përsëritet sezoni i vitit të kaluar kur ishte një kulm i jashtëzakonshëm, sepse ishim i vetmi vend i hapur për 45 ditë, do të jetë e vështirë ta realizojmë. Duhet të përshtatemi me trendet e reja. Çmimet në bregdet janë si në Cote d’Azur, Mali i Zi nuk e ka parë kurrë këtë më parë”.

Sidoqoftë, ai ka theksuar se është i kënaqur që shumë turistë zgjedhin qetësinë, natyrën pa turma dhe udhëtimet në plazhe, vende ku ajri është i pastër dhe temperaturat nuk janë aq të larta sa buzë detit.

Dhe ai shpreson që në gjysmën e dytë të muajit të vijë një valë më e madhe turistësh.

“Duhet të dimë që çmimi i ujit në bregdet është deri në katër euro dhe para një viti e gjysmë ishte 1.5 euro, disa shtëpi të vogla në Ada Bojana jepeshin me qira 50 euro, tani 250 euro vetëm duhet të jemi realistë dhe të ndershëm”.

Reagimi i tij vjen edhe pasi mediat atje kanë raportuar se sezoni turistik në Budva të Malit të Zi, edhe pse jemi në kulmin e verës, ngjan sikur të ishte në parasezon.

Sipas tyre, kjo nxjerr në shesh të gjitha problemet me të cilat përballet Budva prej vitesh “nga një strategji e keqe, praktikisht inekzistente e zhvillimit të turizmit, një koncept i paqartë nëse dëshiron të jetë një destinacion elitar apo masiv turistik, një qytet argëtimi apo një vend për pushime”.

Anëtari i Shoqatës së Hotelierëve të Budvës, hoteleri Ivan Ivanoviç kishte thënë se sezoni ishte nën të gjitha pritjet.

Për shembull, siç ka shtuar ai, numri i mysafirëve në hotele është dukshëm më i ulët se vitin e kaluar.

Ndërsa drejtoresha e Shoqatës së Ofruesve Privatë të Akomodimit në Mal të Zi, Branka Gjoganoviç, kishte treguar se derisa kanë hyrë në pikun e sezonit turistik, zënia e kapaciteteve private akomoduese aktualisht është rreth 30 për qind.

“Një numër i konsiderueshëm i të ftuarve, në bazë të rezervimeve të konfirmuara, pritet deri më 20 korrik. Ata janë kryesisht mysafirë nga rajoni dhe diaspora. Gjithashtu, kemi gjithmonë një numër të caktuar të ftuarish që vijnë pa rezervim apo njoftim. Në lidhje me njoftimet që kemi pasur në periudhën përgatitore, zënia e kapaciteteve është dukshëm më e ulët, gjë që u duk tashmë në maj dhe kjo duhet të ishte një sinjal se duhej të bënim diçka. Por ne ende veprojmë spontanisht, të paorganizuar në nivel lokal dhe këtë e paguajmë çdo vit me një sezon gjithnjë e më të shkurtër. Kjo nuk vlen vetëm për Budvën, por pak a shumë për të gjitha komunat”.

Etiketa: Abazovic

Lajme të lidhura

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Para
Çfarë ndodhi? Rama “i bën dalje” kreut të SPAK, harron ta ftojë në ceremoninë e hapjes se negociatave

Çfarë ndodhi? Rama "i bën dalje" kreut të SPAK, harron ta ftojë në ceremoninë e hapjes se negociatave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie
Aktualitet

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar me pasoja fatale është shmangur mëngjesin e sotëm në lagjen “Afrim i Ri”...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 11/11/26
Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 11 Nëntor 2026

07:26 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com