GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Çmimet “fluturojnë” në tregje/ Konkurrenca nxjerr “të larë” karburantet, nuk merr asnjë masë

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Çmimet “fluturojnë” në tregje/ Konkurrenca nxjerr “të larë” karburantet, nuk merr asnjë masë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në qershor të vitit 2021 Autoriteti i Konkurrencës ka hapur procedurën e hetimit të thelluar për kompanitë furnizuese të karburantit në vend, si dhe për pikat më të vogla të karburanteve. Hetimi i thelluar ka nisur nën dyshimet për sjellje të mundshme antikonkurruese, për shkak të çmimeve të naftës e gazit që po shkojnë në stratosferë.

Autoriteti njoftoi nisjen e këtij hetimi në 6 Qershor 2021, pas rezultateve të marra gjatë verifikimeve paraprake, të nisura që në Tetor 2020. Në hetimet paraprake u konstatua se pikat e karburanti dhe furnizuesit, tregtonin produktet naftës dhe gaz me çmime të ndryshme, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në rritjen e çmimit. Madje gjatë viti që shkoi çmimi i naftës është rritur 6 herë brenda disa muajve dhe ky problem fillon që nga kompanitë koncesionare dhe deri tek furnizuesit më të vegjël që manipulojnë çmimet. Të paktën kështu citonte Konkurrenca në raportin paraprak.

“ Referuar numrit të kufizuar të operatorëve që realizojnë ngarkim-shkarkimin dhe depozitimin e karburanteve, ku secili koncensionar operon me modele të ndryshme dhe zotëron pozitë dominuese në zonën gjeografike, dhe strukturës shumë të përqendruar të tregut të karburanteve. Kompanitë  që lidhen drejtpërdrejtë me konsumatorin shesin karburante me çmime të ndryshme, lind dyshimi për sjellje të mundshme antikonkurruese të ndërmarrjeve që operojnë në këto tregje…”, thuhet në raportin fillestar.

Të dhënat e siguruara në verifikimet 6-mujore, i kanë bindur komisionarët e Konkurrencës që t’i shkojnë më të tej hetimeve të tyre. Ky hetim është mbyllur pak kohë më parë dhe tani Konkurrenca ka marrë vendimin. Po, për çudi të të gjithëve, AK ka dalë dhe kundër vendimit të saj fillestar dhe këtë herë i ka nxjerrë krejtësisht të pastër kompanitë e karburanteve dhe ka mbyllur hetimet me një vlerësim pozitiv për ta, duke na treguar hapur se po i “mbron” ato.  Pra nuk ka gjoba dhe as marrje mashash, duke lënë kompanitë në fjalë të vazhdojnë me rritjen e çmimit të naftës dhe gazit, ndërsa barra rëndohet mbi qytetarët.

“Referuar sa më sipër, nuk konstatohen shenja të kufizimit të konkurrencës nga ana e ndërmarrjeve nën hetim në tregun e ngarkim-shkarkimit, importit, depozitimit, shitjes me shumicë të karburanteve, por ndërmarrjet koncesionare, PIA SHA, Romano Port SHA dhe Porti MBM, të cilat kanë pozitë dominuese”, thuhet në raportin e fundit të Konkurrencës.

AK fal për herë të dytë karburantet

Autoriteti i Konkurrencës duket se i ka me sy të mirë kompanitë që merren me tregtimin e karburanteve, për shkak se kjo është hera e dytë që ky institucion iu mbulon abuzimet dhe mbyll hetimet sikur të mos ketë ndodhur asgjë, ndërkohë që çmimet e larta në treg “ulerasin” dhe tregojnë abuzimet.

Edhe në 2015 Konkurrenca ka proceduar në të njëjtën mënyrë, ka nisur hetim të thelluar për karburantet pasi në inspektimet fillestare ka konstatuar shkelje. Por, pas disa muajsh ka mbyllur hetimet me përfundimin se pikat e karburanteve nuk kanë bërë asnjë shkele që cenon tregun.

Pritshmëritë e publikut kishin kapur majat për një vendim ndëshkues, madje të rëndë, të Komisionit të Konkurrencës ndaj kompanive të karburanteve për idenë fikse të krijuar te konsumatorët se, kompanitë i rrisin menjëherë dhe më shumë se tregu ndërkombëtar çmimet kur kishte rritje në bursa dhe i reduktonin  me vonesë dhe më  vlera të pakta, kur brand-i i naftës ulej në bursa. Duke bërë kështu, me vendimin e fundit, që Konkurrenca të vazhdoj të tolerojë abuzuesit dhe ju hap rrugën për rrjepur qytetarët.

E.H/ Gijotina.com

Etiketa: karburantekonkurrencekryesore2vendimvendimi

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”
Breaking Views

Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”

15:00 - 13/08/26
Para
Protesta e Berishës/ Anëtari i Kryesisë së PD: Ishim në sallë kur gurët fluturuan në kokën tonë

Protesta e Berishës/ Anëtari i Kryesisë së PD: Ishim në sallë kur gurët fluturuan në kokën tonë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë
Sport

Champions League rikthehet me duele të forta, Bayern nis rrugëtimin ndaj Bodo Glimt

14:44 - 10/09/26

Bayern Munich, një prej pretendentëve për fitimin e Champions League, nis sonte në orën 21:00 aventurën në sezonin e ri...

Lexo më shumë
Ditë e keqe për kuqezinjtë U19, Moldavia mposht 0-1 Shqipërinë në Tiranë

Dy ndeshje brenda tre ditësh, FSHF zyrtarizon miqësoret e Shqipërisë

14:25 - 10/09/26
Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

14:08 - 10/09/26
Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën

Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën

14:01 - 10/09/26
SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

Kërkuan takim me Veliajn në paraburgim, SPAK refuzon kërkesën e avokatëve të huaj

13:41 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com