GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Çmimet “fluturuan” në maj/ Transporti u shtrenjtua me  21%, ushqimet dhe akomodimi rekord

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritja e çmimeve/ Eksperti i ekonomisë: Do të vazhdojnë deri në vitin 2024
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Muaji maj ka shënuar një rritje të ndjeshme të çmimeve, duke treguar se shtrenjtimi nuk po ndalet.  Nga të dhënat e publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave evidentohet se, çmimet janë rritur më shumë në sektorin e  transportit, atë të ushqimeve, akomodimeve dhe më pas vijnë sektorët e tjerë.  Konkretisht me 21 % janë rritur kostot për transportin në maj, ndërsa ushqimet janë rritur me 11% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa theksojmë se edhe sektori i drithërave, që tashmë është në krizë për shkak të luftës në Ukrainë, ka pësuar rritje të çmimeve me 18% krahasuar me 2021-shin.

“Krahasuar me muajin maj 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 21,7 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 11,4 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,0 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,2 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,7 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,3 %, “Argëtim dhe kulturë” me 1,2 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,9 %, “Komunikimi” me 0,8 %, “Shërbimi arsimor” me 0,6 % dhe “Shëndeti” me 0,2 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me 29,1 %, pasuar nga nëngrupet “bukë dhe drithëra” me 18,6 %”, thuhet në raport.

Ndërkohë, bëhet me dije se ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin maj 2022, krahasuar me prill 2022 është -0,5 %. Krahasuar me muajin prill 2022, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 3,1 %, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,6 %. Ndërsa, grupet “Pije alkoolike dhe duhan”, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Transporti”, “Hotele, kafene dhe restorante” u rritën me 0,5 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,4 % dhe “Veshje dhe këpucë” me 0,1 %.

 

Etiketa: CmimeInstatREKORDsuhimetransport

Lajme të lidhura

Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja
Breaking Views

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26
Para
Apple vjen me opsione të reja për sigurinë

Apple vjen me opsione të reja për sigurinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet
Aktualitet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26

Hetimet për dy grabitjet e ndodhura në filialet e OTP Bank dhe Raiffeisen Bank në Tiranë kanë zbardhur të tjera...

Lexo më shumë
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com