Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja të karburanteve.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i shitjes me pakicë i naftës të jetë jo më shumë se 204 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 192 lekë/litër.
Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë do të jetë jo më shumë se 163 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 151 lekë/litër.
Cmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 ekë/litër për automjetet.
Gjithashtu, çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit do të jetë 109 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.










Discussion about this post