GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Çmimet mbeten të larta, kryesojnë ushqimet

13:04 - 10/01/24
në Ekonomi
Kohë leximi: 2 min
A A
Çmimet mbeten të larta, kryesojnë ushqimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndonëse me ritme më të ngadalësuara se në 2022-n, çmimet vijuan të rriten edhe në 2023-n. INTSTAT bëri të ditur se në dhjetor, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 4,0%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 7,4%.

Rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2023 është 4,8% nga 6,7% që ishte në vitin 2022.

Ushqimet janë ato që kanë rënduar më shumë në shpenzimet e familjeve, pasi kanë pësuar rritjen më të lartë të çmimeve. Familjet në Shqipëri, për shkak të të ardhurave të ulëta, shpenzojnë rreth 41% të buxhetit për ushqime, nga 13% që është mesatarja europiane.

Rritja e çmimeve në gjysmën e dytë të vitit ka qenë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian, me eurozonën që në dhjetor kishte një inflacion prej 2.9%.

Niveli i lartë i inflacionit bëri që banka e Shqipërisë të rrisë në fund të vitit të kaluar normën bazë edhe me 0.25 pikë përqind, duke e çuar në 3.25%. norma bazë është instrumenti kryesor që banka e Shqipërisë ka për të frenuar rritjen e çmimeve. Guvernatori paralajmëroi se politika monetare do të vijojë të mbetet e shtrënguar, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar rekomandon që norma bazë të arrijë deri në 4.5%.

Nga erdhi rritja e çmimeve

Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Dhjetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,38 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,51 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,34 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,21 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,20 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,13 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,01 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,21 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Dhjetor 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 6,7%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 5,4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4,6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,4%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,3%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,4%, “Veshje dhe këpucë” me 3,0%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,6%, “Shërbimi arsimor” me 2,3%, “Shëndeti” me 1,2% dhe “Komunikimi” me 0,3%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 3,3%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 20,8%, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 10,9%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 6,7%, “mish” me 5,5%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,7%, “peshk” me 2,4%, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Nëntor 2023, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 1,1%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,0%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,6%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,5 % secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,2 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Shëndeti” me 0,1% secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 2,1%./Monitor

Etiketa: Cmimeinflacion

Lajme të lidhura

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 7 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:05 - 07/03/26
Kompanitë e karburanteve thirren për takim në Kryeministri pas rritjes së çmimit
Breaking Views

Kompanitë e karburanteve thirren për takim në Kryeministri pas rritjes së çmimit

20:45 - 06/03/26
Para
Nuk duhet të kalojnë kufijtë sot, këto janë shenjat e horoskopit

Nuk duhet të kalojnë kufijtë sot, këto janë shenjat e horoskopit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com