GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Çmimet në treg rriten/ Veliaj blen 800 mln lekë naftë dhe benzinë, mbush xhepat e oligarkut Gega

16:03 - 09/06/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Çmimet në treg rriten/ Veliaj blen 800 mln lekë naftë dhe benzinë, mbush xhepat e oligarkut Gega
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërkohë që çmimi i naftës në tregun shqiptar ka thyer rekord edhe me tregun në rajon, Erion Veliaj hidhet në aksion për të përfituar sa më shumë nga ky rast.  Këtë herë kemi të bëjmë tamam me rastin “vendi digjet, oligarkët e Veliajt krihen”. Dy tendera në një ditë ka mbyllur Veliaj për dy kompanitë që janë fryrë me taksat tona, teksa furnizojnë me karburant makinat e kryebashkiakut.  Ndërsa bie në sy se në të dy tenderët kanë marrë pjesë dy kompani oligarkësh  “Gega Oil” dhe bashkimi operatorëve ”A&T”sh.a & “Olsi” sh.p.k &. Për të mos mërzitur askënd, njërin tender e ka marrë familja Gega dhe tjetrin ”A&T”sh.a & “Olsi” sh.p.k .

Le të t’ia nisim nga tenderi i parë,  atë për blerje benzine. Bëhet fjalë për kontratën me numër  reference REF-19267-02-09-2022, gara për të cilin është hapur në mars dhe fituesi është shpallur ditën e sotme. Për këtë tender është lënë në dispozicion fondi  78 milionë lekë, ku pjesëmarrës në garë kanë qenë  ”Gega Center GKG” sh.p.k & “Gega Oil” sh.a;  ” “Olsi” sh.p.k në bashkim operatorësh” dhe ” Europetrol Durrës Albania”. Këtë të fundit Bashkia Tiranë e ka skualifikuar me argumentin  se mbështetësi i saj nuk ka paraqitur dokumentin e  deklarimit, ndërsa  “Olsi” sh.p.k i ishte premtuar tenderi tjetër dhe kështu për këtë projekt i mbeti rruga hapur Paulin Gegës. Vlen të përmendet se kompanitë familjes Gega, janë po aq të njohura sa Kastrati për monopolin e krijuar në tregun e karburanteve.  Gega Oil regjistron gjithashtu një numër të lartë tenderash pa garë, të cilat kapin shifra të larta edhe në bashkitë më të vogla. Gjithashtu, kujtojmë se në 2019 ndaj Paulin Gegës kanë rënduar disa vepra penale si  “Evazion fiskal” ne shuma të mëdha, “Fshehja e të ardhurave”, “Ndryshimi në aparatet matëse”, por që deri më sot ndaj tij nuk është aplikuar asnjë masë.

720 mln lekë për naftë

Pak më herët thamë se Veliaj ka mbyllur dy tendera në një ditë me garues dy kompanitë e lartpërmendura. Ndërsa Gega Oil e mori “dhuratën”, tenderi i dytë për blerje naftë i është lënë në duar bashkimit të operatorëve ”A&T”sh.a & “Olsi” sh.p.k & “2A2F-L OIL”. Sigurisht që garuesi kryesor ka qenë Olsi shpk, kompanitë e tjerë janë përfshirë sa për kamuflim nga  pronari Behar Çuko, ndërsa tashmë administrohet nga Agron Bulku. Në këtë rast kemi të bëjmë me tenderin me numër reference  REF-19269-02-09-2022 dhe objekt “blerje nafte”. Edhe në këtë projekt morën pjesë në garë Gega Oil dhe Olsi shpk, por tashmë ishte rasha e Bulkut që të mbushe xhepat.  Fondi limit për këtë tender është  720 milionë lekë dhe Olsi shpk është shpallur fitues pavarësisht se ka paraqitur ofertën sa 89% e fondit limit, çka përbën kështu shkelje të ligjit për prokurimet.

“Olsi shpk”  është gjithashtu një firmë e njohur për afera po aq sa Gega Oil, Kjo kompani është e ngritur nga Behar Çuko si filial i kompanisë “Bolv Oil”. Të dyja këto kompani të Çukos janë përfshirë në skandal  e Alpetrol. Pasi qeveria i lejonte që të mbushini aty fuçitë me naftë dhe i shisnin në treg shumë më shtrenjtë.  Prej 2 muajsh në 2021, Bolv Oli dhe Olsi shpk mbajtën peng Alpetrol dhe qeveria sillej sikur nuk shikonte asgjë. Edhe për këtë çështje deri më sot nuk është marrë asnjë masë, edhe pse është denoncuar nga sindikata e  ARMO-Ballsh, Sokol Dautaj. Gjithashtu, Olsi shpk njihet për një sërë tenderash pa garë të marra nga Bashkia Tiranë, bashkia Gjirokastër, Selenicë, Korçë dhe Berat.

Në këto kushte, e gjithë skema e qeverisë është tashmë e qartë, një logjik e thjeshtë e asaj që po ndodh të çon në konstatimin se ne nuk jemi vërtet në krizë për naftë, por në krizë për transparencë. Pasi rritja e çmimit të naftës, po varfëron qytetarët, po mbush arkën e qeverisë dhe xhepat e oligarkëve. Pasi rrit me qëllim çmimin e naftës, që të shitet shtrenjtë nga kompanitë furnizuese tek institucionet, të cilat pagesën e bëjnë me taksat tona.

Etiketa: abuizmBehar CukoGega Oilkryesore2olsi shpkPaulin gegatenderVeliaj

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Detajet/ U mbyt në portin e Vlorës, identifikohet i moshuari

Detajet/ U mbyt në portin e Vlorës, identifikohet i moshuari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com