GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Çmimet nuk po rriten vetëm nga ushqimet dhe energjia, zëra të tjerë po shënojnë rekord

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritja e çmimeve në rajon! Serbia e para, Kosova vjen e dyta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekonomia shqiptare po u afrohet ritmeve të rritjes potenciale dhe kjo shpjegon pjesërisht tendencën në rritje të inflacionit. Raporti i fundit i politikës monetare i Bankës së Shqipërisë, vë në dukje se hendeku negativ i prodhimit, ose distanca mes prodhimit potencial dhe atij real është ngushtuar ndjeshëm në tremujorët e fundit. Afrimi i rritjes ekonomike me potencialin përkthehet në forcim të presioneve inflacioniste në ekonomi. Analizat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se duke filluar nga tremujori i tretë 2021 ka një tendencë në rritje të inflacionit bazë ose inflacionit që përjashton ata komponentë me luhatshmëri të lartë, siç mund të jenë produktet ushqimore apo energjetike.

Kjo analizë dëshmon se rritja e çmimeve dhe vala inflacioniste nuk është ekskluzivisht e lidhur me goditjet e ofertës dhe shtrenjtimin e mallrave jetike të konsumit, siç janë produktet ushqimore bazë, nafta apo energjia elektrike. Sipas INSTAT, në muajt dhjetor 2021 dhe janar 2022, inflacioni vjetor ka shënuar vlerën 3.7%, niveli më i lartë në një dekadë.

Banka e Shqipërisë pret që inflacioni të vijojë të rritet edhe në gjysmën e parë të këtij viti. Rritja e inflacionit në muajt e fundit është përkthyer edhe në një rritje të pritjeve inflacioniste sidomos te konsumatorët, ndërsa, sipas Bankës së Shqipërisë, te bizneset pritjet inflacioniste janë më të kufizuara.

Banka e Shqipërisë pret që inflacioni të fillojë të normalizohet në gjysmën e dytë të këtij viti dhe të zbresë pranë objektivit të saj prej 3% vitin e ardhshëm. Megjithatë, në projeksionet e saj Banka e Shqipërisë thekson se rreziqet inflacioniste ngelen në kahun rritës dhe faktori kryesor është një vijim i rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare, edhe përtej atyre që janë pritshmëritë aktuale.

Siç u shpreh javën e kaluar edhe Guvernatori, Gent Sejko, raporti i politikës monetare sugjeron se, me shumë të ngjarë, normat referuese të interesit të Bankës së Shqipërisë do të fillojnë të rriten këtë vit, për t’ju përgjigjur rritjes së inflacionit, që ka rezultuar edhe më e lartë se pritshmëritë e mëparshme të bankës qendrore.

Ndërkohë që rreziqet e lidhura me pandeminë po zbehen, tashmë është inflacioni rreziku kryesor për qëndrueshmërinë e rimëkëmbjes së ekonomisë. Banka e Shqipërisë pret që këtë vit, rritja të jetë ndjeshëm më e ulët se nivelet e vitit 2021, që u ndikuan shumë nga baza jo e zakonshme krahasuese që shkaktoi pandemia në vitin 2020.

Sidoqoftë, banka qendrore i qëndron pritshmërive optimiste për një rritje pozitive në horizontin kohor afatmesëm. Analiza e Bankës së Shqipërisë nënvizon se tërmeti dhe pandemia nuk kanë shkaktuar dëme të qëndrueshme në potencialet e rritjes së ekonomisë shqiptare dhe se gjatë 2-3 viteve të ardhshme, normat e rritjes do të kthehen pranë niveleve që ishin në periudhën para këtyre ngjarjeve./ Monitor/

Etiketa: Cmimeekonomienergjkikostopagesaushqime

Lajme të lidhura

Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim
Aktualitet

Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim

11:13 - 03/10/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Breaking Views

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine
Aktualitet

Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

09:38 - 02/10/26
Para
Pamje të rënda/ Tifozi grek goditet me çekiç në kokë para vajzës së mitur

Pamje të rënda/ Tifozi grek goditet me çekiç në kokë para vajzës së mitur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke
Aktualitet

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

20:43 - 03/10/26

Gjashtë fëmijë, të cilët dyshohet se janë paraqitur me simptoma helmimi, kanë marrë ndihmë mjekësore në Korçë, pas ushqimit që...

Lexo më shumë
Aktivisti i Diasporës: Të qëndrojmë të bashkuar për të rrëzuar regjimin

Aktivisti i Diasporës: Të qëndrojmë të bashkuar për të rrëzuar regjimin

20:38 - 03/10/26
Aktivisti Noj: Të gjithë bashkë në protestë, nuk na duhet përçarja

Aktivisti Noj: Të gjithë bashkë në protestë, nuk na duhet përçarja

20:31 - 03/10/26
Aktivistja Vatnikaj: Rama nuk sjell parimet BE-së, por qeverisjen e 313-ës

Aktivistja Vatnikaj: Rama nuk sjell parimet BE-së, por qeverisjen e 313-ës

20:26 - 03/10/26
“Nuk shitet Shqipëria, në burg qeveria”/ Thirrjet e protestuesve: Arrestoni Ramën, arrestoni Berishën!

“Nuk shitet Shqipëria, në burg qeveria”/ Thirrjet e protestuesve: Arrestoni Ramën, arrestoni Berishën!

20:21 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com