GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Krahasimi: Në Itali nafta ulet në 1.9 Euro për litër, në Shqipëri arrin në 214 lekë

16:23 - 19/03/26
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Krahasimi: Në Itali nafta ulet në 1.9 Euro për litër, në Shqipëri arrin në 214 lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë të enjte çmimi i naftës në tregun vendas shënoi 214 lekë për litër.

Që prej nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme nga 28 shkurti, pasojat po ndihen edhe në Shqipëri, me çmimin e naftës që vijon në rritje.

Pikat e tregtimit me shumicë në kryeqytet ndryshuan vlerat e shitjes, duke lënë pas çmimet e para krizës që varionin nga 173-175 lek për litër, deri në 214 lekë sot.

Kjo rritje e ndjeshme e çmimit të hidrokarbureve sot, vjen 24 orë pasi kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me furnizuesit e naftës për të përballuar impaktin e krizës aktuale globale. Rama tha një ditë më parë se çmimi është rritur me rreth 40% në bursa, ndërsa sipas tij, rritja në Shqipëri ka ndodhur në mënyrë të moderuar.

Shtrenjtimi i naftës vjen si rrjedhojë e rritjes së mëtejshme të çmimeve të naftës në bursë për shkak të tensioneve mes Iranit dhe Izrael e SHBA, ku u sulmuan edhe objektet e prodhimit të lëndëve djegëse.

E kunderta ndodh ne vendin fqinj. Qeveria italiane vendosi të ndërhyjë me një ulje të përkohshme të akcizës mbi naftën dhe benzinën, me qëllim të ndihmojë ne rritjen e çmimeve të karburantit.

Sipas vendimit të saj, akciza mbi karburantin është reduktuar me rreth 20 cent për litër, ulje kjo që besohet se do të jetë e ndjeshme edhe pse siç shkruan Corriere della Sera, ajo është më pak sesa 25 centët për litër qe u njoftuan fillimisht.

Kjo masë do të hyjë në fuqi për 20 ditë, me shpresën të lehtësojë barrën e konsumatorëve në një kohë kur në shumë pjesë të vendit, çmimi kaloi 2,1 eurot për litër. Lëvizja vjen në një kohë kur tregjet ndërkombëtare të energjisë po përjetojnë luhatje të forta, duke ndikuar direkt në koston e jetesës për qytetarët. Përveç uljes së taksave mbi karburantet, ekzekutivi i Giorgia Melonit ka paralajmëruar edhe shtimin e kontrolleve ndaj kompanive të tregtimit të karburanteve, me qëllim parandalimin e abuzimeve me çmimet.

Në të njëjtën kohë, janë planifikuar fonde shtesë për të mbështetur sektorët më të prekur, përfshirë transportin dhe bizneset e vogla. Si pjesë e paketës në fjalë, qeveria italiane, sipas Reuters synon të shpenzojë 608 milionë euro përjashtime tatimore për të ndihmuar kompanitë e transportit rrugor që të blejnë naftë.

Zëvendëskryeministri, njëherazi Ministër i Transportit, Matteo Salvini, argumentoi se është e nevojshme të rikthehet çmimi i naftës nën 1,90 euro për litër.

gijotina.com/

Etiketa: karburantiKryesore1

Lajme të lidhura

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq
Sport

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

23:27 - 08/04/26
Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje
Sport

Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

23:15 - 08/04/26
VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë
Sport

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

22:01 - 08/04/26
Para
“Çfarë rezultatesh ke si ministrja më afatgjatë e Ramës”? Përgjigja e Mirela Kumbaros të lë pa fjalë

“Çfarë rezultatesh ke si ministrja më afatgjatë e Ramës”? Përgjigja e Mirela Kumbaros të lë pa fjalë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq
Sport

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

23:27 - 08/04/26

Një përballje e tensionuar në çerekfinalen e parë të Champions League në “Camp Nou” mes Barcelona dhe Atletiko Madrid përfundoi...

Lexo më shumë
Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

23:15 - 08/04/26
VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

22:01 - 08/04/26
U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com