GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Çmimi i bukës nuk bie, ndonëse gruri në bursat e huaja ulet

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Bordi i Transparencës “në gjumë”, Shqipëria me çmimin më të lartë të bukës në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimi i shitjes së bukës nuk pritet të ndjekë tendencën rënëse të çmimit të grurit në bursat e huaja.

Prodhuesit e bukës ngrenë shqetësimin e kostove shumë të larta që po paguajnë nga mungesa e fuqisë punëtore.

Përfaqësues të Shoqatës së Përpunimit të Miellit pohuan se aktualisht çmimi i shitjes së miellit për bukë është 65 lekë për kg nga 90 lekë për kg që u shit në periudhën pas luftës Rusi-Ukrainë.

Çmimi i shitjes së miellit të bukës rezulton të jetë ulur rreth 27% krahasuar me muajin qershor të vitit të kaluar. Reduktimi i çmimit të miellit është ndikuar nga rënia e çmimit të grurit në bursat e huaja.

Konsumatorët ngrenë shqetësimin se rënia e çmimit të miellit për prodhimin e bukës, domosdoshmërish duhet të reflektohet me rënie të çmimit të këtij produkti.

Prodhuesit e bukës pohojnë se nuk mund të ketë rënie të çmimit, pasi kostoja për mbetet i lartë.

Kryetari i shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave Gëzim Peshkopia tha se për të mbajtur fuqinë aktuale të punëtorëve, furrat e bukës në shkallë vendi prej muajit shtator të vitit të kaluar kanë rritur pagat për punonjësit 50 deri 80%. Mungesa e fuqisë punëtore, sipas tij shfaqet më e mprehtë veçanërisht në rrethe.

“Në vend mungojnë specialistët për përpunimin e brumit. Edhe pse të gjithë prodhuesit e bukës kanë rritur pagat e punonjësve mbi 50%, nuk arrijnë të gjejnë specialistë. Është shumë e vështirë të gjesh specialistë edhe me pagë mujore 80,000 dhe 120,000 në muaj. Ndërsa për produktet e tjera të brumit dhe pastiçerive, pa përfshirë bukën masive, çmimet e përbërësve, si margarina, gjiza, susami (për bukën me susam) etj mbetet shumë të larta. Edhe kostoja e energjisë mbetet e lartë për furrat e bukës”.

Sipas të dhënave të Shoqatës së Përpunuesve të Miellit fermerët prodhojnë 60,000 deri 70,000 ton grurë në vit për konsum, kurse sasie e importuar arrin 250,000 deri në 300,000 ton grurë në vit.

Si ka ndryshuar çmimi i bukës

Çmimi i bukës masive prej muajit mars 2022 vijon të jetë 100 lekë. Për periudhën 2021-2022 çmimi i bukës u rrit 3 herë radhazi me një rritje totale prej 71%.

Shtrenjtimi i parë nisi në muajin shtator të 2021 ku buka masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë. Rritja e çmimit 14% u ndikua nga shtrenjtimi i miellit të bukës nga 50 lekë në 55 lekë në muajin gusht (rritja 10%).

Në mesin e muajit mars 2022 çmimi i bukës shënoi sërish rritje prej 20%, duke arritur në 100 lekë për copë, për shkak të shtrenjtimit të miellit. Ndërsa në rrethet si Korça, Pogradeci, Gjirokastra apo Saranda për shkak të shtrenjtimit të kostove të transportit të miellit nga karburanti çmimi i bukës masive arriti në 120.

Në muajin mars 2022 çmimi i miellit arriti në 80-85 kg (çmimi u shtrenjtua 54% krahasuar me 2021).

Rritja e çmimit të miellit erdhi nga shtrenjtimi i grurit për shkak të mungesës të prodhimit dhe embargos së eksportit me Rusinë pas nisjes së luftës.

Në muajin tetor të 2021 çmimi i grurit të importit u rrit nga 220 në 360 USD për ton i zhdoganuar.

Nisja e luftës ekspozoi më tepër çmimin e bukës dhe grurit. Në muajin qershor 2022 në bursë çmimi i grurit arriti pikun prej 450 USD për ton.

Por në vend mungesa e fuqisë punëtore solli rritje tjetër të çmimit të bukës nga 1 prilli 2022. Rritja e çmimit të bukës masive 10 deri 20 lekë u reflektua në disa furra buke në qytetin e Beratit. Prodhuesit pohuan se janë të detyruar të rrisin çmimin, pasi kanë shtuar pagat e punonjësve.

Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria është shteti që ka peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me totalin, një tregues ky i nivelit të ulët të ardhurave, që dikton plotësimin e nevojave bazë, përpara se të fillojë të mendojë për shpenzime më pak bazike e deri të ato që nuk janë të domosdoshme, si p.sh argëtimi.

Të ardhurat mesatare për frymë të shqiptarëve janë sa 31% e mesatares së Bashkimit Europian, më e ulëta në Europë (pas nesh është Bosnja me 32%) Sipas tabelave të Eurostat, shpenzimet për ushqime dhe pije alkoolike zënë 38% të totalit për familjet shqiptare, në krahasim me 13% që është mesatarja e 27 vendeve të bashkimit Europian dhe 30.6% që e ka shteti i dytë në listë pas nesh, Maqedonia e Veriut./Monitor

Etiketa: bukecmim

Lajme të lidhura

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës
Breaking Views

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

16:29 - 13/05/26
A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës
Aktualitet

A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

14:32 - 13/05/26
Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik
Aktualitet

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik

14:06 - 13/05/26
Para
Dea i reagon ashpër Nitës, pas deklaratës për videon e shpërndarë

Dea i reagon ashpër Nitës, pas deklaratës për videon e shpërndarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo
Breaking Views

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26

Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Dinamos në “Air Albania” ka nisur me një dëmtim të rëndë. Ndërhyerja...

Lexo më shumë
Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion

Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion

19:46 - 13/05/26
Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku

Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku

19:04 - 13/05/26
I rrezikohet jeta? Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit

I rrezikohet jeta? Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit

18:49 - 13/05/26
Financimi i partive politike, Peleshi dërgon ligjin në Komisionin e Venecias

Financimi i partive politike, Peleshi dërgon ligjin në Komisionin e Venecias

18:39 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com