GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Çmimi i lartë i karburanteve/ PD: Qeveria po mbron tregtarët e shumicës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Aktet e dhunës te selia, PD: Berisha si Rama më 21 janar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka denoncuar çmimin e karburanteve në Shqipëri, pasi ndërkohë që prej kohësh në bursa ka rënie të çmimit të naftës në nivelet e para luftës në Ukrainë, në vendin tonë çmimi shënon rritje.

Në një deklaratë për mediat, anëtari i Këshillit Kombëtar, Klodian Muço ka deklaruar se çmimi reflekton direkt në shportën e qytetarëve duke bërë që këta të fundit të konsumojnë më pak. Sipas tij, Bordi që duhet të mbronte konsumatorin, po mbron tregtarët e shumicës apo pakicës si dhe veten, pasi arkëton më shumë TVSH.

Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Klodian Muço:

Të dashur qytetarë shqiptarë,

Janë disa të vërteta të cilat ne po i bëjmë publike nga foltorja e Partisë Demokratike, përsa i përket abuzimit me çmimin e naftës në Shqipëri.

Referuar të dhënave të bursës ndërkombëtare sot nafta është 88 dollar për fuçi, ndërkohë që nafta në Shqipëri nuk njeh ulje por vijon të rëndojë akoma e më shumë të ardhurat në mbijetesë të qytetarëve shqiptarë.

Ndonëse bursa e naftës sot është 4 dollarë më pak se para luftës në Ukrainë, çmimi në Shqipëri nuk njeh rënie, ajo është 30 lekë më tepër sesa para fillimit të luftës.

Rrjedhimisht, ky çmim reflekton në shportën e konsumatorit shqiptar, i cili sot shpenzon më shumë dhe konsumon më pak.

Bordi që duhet të mbronte konsumatorin, po mbron tregtarët e shumicës apo pakicës si dhe veten, pasi arkëton më shumë TVSH.

Por nga ana tjetër ndërsa Ministria e Financave deklaron rënie të importit me 16.7% të karburanteve për 3 mujorin e dytë, INSTAT deklaron rritje të konsumit me 5.2%.

Këto dy deklarata në vetvete nxjerrin në pah se janë rreth 40 milionë litra naftë diferencë ndërmjet asaj që deklaron Ministria dhe shifrave që deklaron INSTAT.

Mos vallë qeveria në këtë rast më tepër sesa të mbrojë qytetarin me borde, duhet ta mbrojë duke reduktuar kontrabandën?

Në fund por jo nga rëndësia kryeministri Rama deklaroi se nuk ul taksat e naftës se po mbron qytetarët nga çmimi i energjisë.

Sot ai e rriti çmimin e energjisë mbi 800kwh, 4.4 herë më shumë.

Atëherë ai duhet të heqë taksat dhe të ulë çmimin e naftës pasi barrën e energjisë ia kaloi konsumatorëve.

Është e qartë që qeveria nuk ka interes të reflektojë në të mirë të qytetarëve. Ajo nuk ka punuar asnjëherë për mirëqënien e tyre, madje për të krijuar terror, ajo ka fuqizuar propagandën e mashtrimit, sa për t’i hedhur sy shqiptarëve.

Por e vërteta është aty, në jetën e përditshme të çdo qytetari shqiptar, dhe këtë qeveria nuk e mbulon dot me propagandë.

 

 

Etiketa: PDqeveria

Lajme të lidhura

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin
Aktualitet

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26
Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Para
E ankoruar prej disa muajsh, mbytet një anije në portin e Durrësit

E ankoruar prej disa muajsh, mbytet një anije në portin e Durrësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa
Uncategorized

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

16:55 - 21/08/26

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Gojan i Madh dhe po përhapet me shpejtësi drejt lagjes “Pepaj”...

Lexo më shumë
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26
Turqia lëshon një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu

Turqia lëshon një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu

16:25 - 21/08/26
Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve

16:14 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com